ARTFrymëzimNJË KAUZË E DREJTË | 5 PRAKTIKAT Nga Simon...

NJË KAUZË E DREJTË | 5 PRAKTIKAT Nga Simon Sinek

-

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Një kauzë e drejtë i ofron organizatës dhe
njerëzve tuaj një kauzë aq të drejtë saqë ata të jenë të gatshëm të vetsakrifikojnë
interesat e tyre për të t’a çuar atë kauzë përpara. Tani një nga shembujt e mi
të preferuar të një kauze të drejtë është shkruar nga Shtetet e Bashkuara tek
Deklarata e Pavarësisë. Etërit e themelimit të Amerikës shkruan arsyet se përse
dëshironin që të shkonin në luftë dhe që të krijonin vet vendin e tyre. “Të
gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”, kanë thënë ata; dhe me të drejta të
patjetërsueshme që përfshijnë: jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë. Me fjalë
të tjera, ata prezantuan vizionin ideal të një shteti të ardhshëm që nuk
ekzistonte ende. Një ideal kaq frymëzues saqë ata të ishin të gatshëm të angazhonin
aty vet nderin, pasurinë dhe vet jetën e tyre për të ecur përpara.

Dhe fitimi i Luftës Revolucionare ishte
thjesht një fitore e fundme në këtë lojë të pafundme. Me fitimin e kësaj
fitoreje të fundme, siç është t’a bësh, fitosh një klient për vete, këtu, në
këtë pikë fillon me të vërtetë puna e vështirë. Ata nuk do t’a arrijnë kurrë këtë
ideal, por ata do të vdesin duke u përpjekur. Dhe kjo është e gjitha!

Dhe ne mund të shikojmë përgjatë
historisë së kombeve, ndërkohë që, këto kombe përpiqen që të avancojnë në
gjendjen e tyre ideale, qoftë kjo heqja e skllavërisë, vuajtja e grave, ose të
drejtat e homoseksualëve, ne jemi në gjendje që t’a shikojmë luftën që bëhet për
arritjen e gjendjes ideale që, në fakt, ata nuk do t’a arrijnë kurrë.

Organizatat duhet t’i ofrojnë njerëzve
një kauzë kaq të drejtë saqë ata të jenë të gatshëm që të sakrifikojnë dhe kjo
nuk ka të bëjë me produktet që ju bëni, ose me shërbimet që shisni. Askush nuk është
i gatshëm të sakrifikojë duke shkuar vazhdimisht në udhëtime pune dhe të jenë larg
familjes që ju të bëni produktet më të mira dhe që t’a shisni atë me çmimin më
të mirë të mudshme. Askush nuk do t’ia dijë për këto. Për shembull, Stiv Xhobs
kishte vizionin ideal të gjendjes së ardhshme të një kauze të drejtë. Ai
imagjinoi një botë në të cilën individi do t’i bënte ballë “Big Bradhërit”. Ai
imagjinoi një botë në të cilën një individ mund të konkurrojë me një korporatë.
Dhe ndodhi që, kompjuteri personal ishte produkti i përsosur për t’i ndihmuar
ata për të avancuar në kauzën e tyre të drejtë.

Dhe njerëzit që pranuan që të bëheshin pjesë
e asaj kompanie apo që ishin klientë krenarë dhe besnik, nuk ishte për shkak se
produkti ishte më i mirë dhe se kjo ishte diçka e debatueshme. Por se ata e panë
veten si kampionë të kauzës. Sepse kauza u bë kauza e tyre. Dhe nuk është
aksident që ata tërhoqën njerëz të rinj dhe krijues për të qenë të zellshëm për
produktet e tyre dhe sepse ata ishin njerëz të cilëve u pëlqente ideja për t’u
përballur me “Big Brother-ing”. Ajo ishte një kauzë e drejtë.

Sakrificë nuk do të thotë dosmodoshmërisht
që të sakrifikoni jetën tuaj. Siç e kam thënë më parë, të udhëtosh vazhdimisht
për punë dhe të jesh larg familjes, të punosh me orare të zgjatura, duke e
ditur që ndoshta mund të fitoni më shumë para duke bërë një punë tjetër, që ti
zgjedh të qëndrosh aty dhe të bësh ato gjëra sepse juve ju pëlqejnë këto gjëra
sepse ato ju falin ndjesinë e diçkaje që ia vlen të mundimi.

A jeni duke i ofruar njerëzve tuaj diçka
më të madhe se vetvetja e tyre, një vizion për të ecur përpara, një vizion për
të cilin ata mund të sakrifikohen?

Ju duhet të keni një kauzë të drejtë për
të luajtur lojën e pafundme.

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=0XK-qiQK5Ms&list=PLgCOAz4cqZMROPAsFBt_IWgOmMax6Y24y&index=2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty