FOTOGRAFIDora MaarPablo Picasso fotografuar nga Cecil Beaton, 1933

Pablo Picasso fotografuar nga Cecil Beaton, 1933

-


Ndersa Picasso ishte ne Rome, duke realizuar skena per Baletin Rus, ai u takua me ish balerinen Olga Khokhlova. Ata u martuan ne vitin 1918 dhe marredhenia e tyre koincidoi me nje kthese tek Neoklasicizmi ne vepren e tij, dhe perfytyrimet e nje Epoke te Arte te humbur ne mesdhe. Se bashku ata paten nje djale, Paulo, dhe gezimi i atesise se Picasso-s manifestohej ne kompozimet qe ngrinin lart grate dhe memesine te tilla si “Gruaja me te bardha” e vitit 1924. Por artisti shume shpejt u lodh nga atesia dhe nga gruaja e tij dhe teksa ndjenjat e tij u thartuan kontaktet e tij me Surrealistet e cuan ate qe te prodhonte “Koke gruaje” (1927), nje satire kafshuese per Olgan. Ne te njejtin vit, ne moshen 45 vjecare, vemendja e Picasso-s u terhoq nga nje vajze 17 vjecare qe ai e kishte takuar ne nje rruge te Parisit, Marie-Therese Walter. Stili i tij i meparshem i ftohte dhe pa pasion surrealist u ngroh, per te prodhuar imazhe te diellta, erotike dhe te gezueshme te dashurise se tij te re. Por serish, teksa mendjemadhesia e tij u zbeh, paleta e tij u be me e ftohte, si ne portretet me te vona si “Gruaja duke fjetur ne nje tavoline” (1936). Dhe ne fund, ashtu sic e kishte zakon, Maria-Therese u zevendesua, kete here nga fotografia e zjarrte dhe intelektuale Dora Maar.

Edhe kur Picasso nuk ishte duke pikturuar grate e tij, mendimet qe ai kishte per to formesonin vepren e tij. Ekziston nje fare misteri pas “Burrit me lepirese” (1938), nje figure komike qe shfaqet ne shume nga pikturat e grave te viteve 1920. Kompozimi tallet me ato qe, me vone ne jete, rikthehen tek femijeria per te gjetur zevendesim per dashurine e humbur erotike: ketu duket sikur Picasso po deklaron qe ky nuk do te jete fati i tij.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty