ARTFauvizmiDy pellumba me krahe te hapur, 1960, Pablo Picasso

Dy pellumba me krahe te hapur, 1960, Pablo Picasso

-

Ne vitin 1954, nje vit pas nisjes se shoqerueses se tij per nje kohe te gjate Francoise Gilot, Pablo Picasso u prek nga vdekja e artisteve dhe e miqve, Andre Derain, Henri Laurens, Henri Matisse dhe Maurice Raynal. Jacqueline Roque, me te cilen Picasso u takua ne vitin 1953, u be shoqeruesja e tij dhe ajo qendroi me te per pjesen tjeter te mbetur te jetes se tij. Ne vitin 1955 cifti mori nje rezidence ne La Californie, nje vile e detajuar e shekullit te 19-te me pamje nga Kana. Keto vite dhe ngjarje shenojne piken e nisjes per fazat e fundit te prodhimit te Picasso-s.

Ne artin e tij te kesaj periudhe, Picasso iu perkushtuar eksplorimit te subjektit te piktures. Thuajse sistematikisht, ai pikturoi variacione te pikturave te mjeshtrave te vjeter, duke iu kthyer veprave te Jacques-Louis David, Eugene Delacroix, Edouard Manet, Nicolas Poussin, Diego Velazquez, midis te tjerave. Sic ka sugjeruar historiani i artit David Sylvester, Picasso hyri ne nje dialog miqesor, por konkurrues me pikturat e se shkuares.

Njezete vitet e fundit te jetes se Picasso-s jane shenuar nga nje numer po aq i madh telajosh qe artisti prodhoi sa nga pritja kontradiktore e ketyre veprave. I kritikuar per stenografine piktoreske qe ai zhvilloi per te ruajtur spontanitetin dhe vleren shprehese te veprave te tij, kjo periudhe e Picasso-s shpesh neglizhohet. Megjithate, sic eshte sugjeruar, eksplorimi formal i Picasso-s eshte nje vazhdimesi e sfides se jetes se artistit ndaj tradites stilistike, dhe evidenca te shtyses se tij per te paraqitur gjallerine, lirine dhe deshiren per te marre me pak vendime ne mbrojtje te kohes qe fluturon: “Une kam me pak dhe me pak kohe dhe me shume dhe me shume per te thene.”

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty