ARTKubizmiPortret i Françoise Gilot, 1946, Pablo Picasso

Portret i Françoise Gilot, 1946, Pablo Picasso

-

Ky është një nga portretet më lirike të Francoise Gilot
dhe duke parë këtë portret do të kuptoni që ka diçka jo tokësore tek ajo që e
dallon krahasuar me ata që ishin rreth saj. Picasso u takua me Françoise në
vitin 1943. Fillimisht ata u afruan me njëri-tjetrin nga arti, pas pak kohe
filloi historia e tyre, e cila zgjati thuajse dhjetë vjet.  

Marrëdhëniet nuk ishin të lehta: artisti ishte vazhdimisht
i dashuruar nga muzat; pavarësisht kësaj, këtë herë nuk ishte ai që u largua, por
atë e bratisën. Duke kuptuar që çdo gjë që kishte qenë më e mirë ishte në të
shkuarën, Françoise e la Picasso-n, duke u kthyer në gruan e vetme që shkëputi
lidhjen me të me vullnet të lirë.

Ajo kishte pasion, përkushtim të brendshëm dhe vendosmëri.
Kjo reflektohet tek portreti i vitit 1946: në përkufizimin e linjave dhe kompozimin
e veprës. Detaje veçanërisht të ndezura – flokët, kaçurrelat dhe shkujdesja,
duke dhënë idenë e karakterit të gruas që po paraqiste.  

Ngjashmëria e saj me Françoise Gilot, të kapur në
fotografi, është e vështirë që të kuptohet, por shpirti i saj po. Për një artist,
të jesh në gjendje që të njohësh personin është shumë e rëndësishme. Është e vështirë
që ta bësh diçka të tillë nëse nuk je i dashuruar. Mesa duket, aty kishte dashuri.
 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty