ARTKubizmiLeximtarja, 1932, Pablo Picasso

Leximtarja, 1932, Pablo Picasso

-

Picasso ka përdorur ngjyra të ndezura, duke përfshirë të
verdhën dhe të gjelbrën, për të paraqitur një nudo të Walter, e dashura dhe
muza e tij, duke fjetur në një karrige me një libër në prehrin e saj. Disa
kritikë kanë thënë se, libri në prehrin e Walter-it është një “simbol seksual”
dhe piktura është përshkruar si sensuale, erotike dhe e lumtur. Për pikturën
dhe Picasso-n, Philip Hook nga Sotheby ka thënë “Në fillim të viteve 1930, ai
ishte shumë lirik në dashuri dhe reflektonte këtë në këto ngjyra të
mrekullueshme dhe kompozime të dashura. Kjo periudhë është më e dëshirueshmja
nga të gjitha periudhat e Picasso-s, padyshim në termat e tregut.” Duke qenë se,
Picasso e pikturoi “Leximtaren” vetëm disa ditë nga “Le Reve” (Ëndrra), të dyja
pikturat janë shumë të ngjashme në kompozim.

Picasso u takua me Marie-Thérèse Walter në vitin 1927
teksa ajo po dilte nga Metroja e Parisit dhe më vonë ata filluan një marrëdhënie,
të cilën e mbajtën të fshehtë sepse ajo ishte vëtëm shtatëmbëdhjetë vjeç dhe Picasso
ishte i martuar me Olga Khokhlova. Deri në çastin kur ai pikturoi “Leximtaren”,
Picasso shpesh i përfshinte disa nga tiparet e Walter-it në sfondet e veprave të
tij të tjera. Kur “Leximtarja” u ekspozua në retrospektivën e Picasso-s, Khokhlova
e kuptoi që bashkëshorti i saj ishte në një marrëdhënie me një grua tjetër pasi
vuri re tiparet e fytyrës në pikturë nuk ishin të sajat. Ajo e përfundoi martesën
me Picasso-n shumë shpejt pas kësaj. Më vonë Walter-i ka frymëzuar vepra të
tjera të Picasso-s, duke përfshirë “Le Reve” (Ëndrra), të cilën Picasso e
pikturoi në të njëjtën muaj si ‘Leximtarja”, dhe “Nudo, Gjethe të Gjelbra dhe
Bust”. Me influencën e Walter-it mbi Picasso-n dhe veprën e tij, Ujku i Artit (Art
Wolf) ka thënë se “Përzierja e fuqishme e tërheqjes fizike dhe naivitetit
seksual të Marie-Thérès kishte një efekt dehës tek Picasso, dhe dëshira e tij e
rrëmbyer për të prodhoi një sërë imazhesh që janë midis atyre më të kërkuarave
nga karriera e tij e gjatë.”

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty