POEZIDorothea LaskyPoemë për një burrë të paemërt nga Dorothea Lasky

Poemë për një burrë të paemërt nga Dorothea Lasky

-

Ti më ke ndryshuar tashmë. Unë jam një top zjarri

Që po vërtitet drejt qiellit atje ku je ti
Ti mund të zgjedhësh që të mos shikosh lart, por unë jam një top gjigand portokalli
Që po spërkat fytyrën tënde
Oh shikoji ato teksa dridhen
Përmbi ty si një planet i madh që është vrarë rastësisht
Kjo dridhje gjithashtu është kaq dramatike
Nga planeti im i madh që është më i madh nga sa ke menduar ti që mund të jetë
Kështu, ti vrapon dhe fshihesh
Nën një pemë të madhe. Ajo ishte e hijshme, mendoj
Ajo pemë, megjithëse së shpejti ajo do të thahet
Në dhjetë gjarpërinj të zinj mbi fytin tënd
Dhe kur ajo ta bëjë këtë, unë do të endem siç jam gjithmonë
NJË ZONJË E HIJSHME QË ËSHTË PJESË E NJË MUZEU
ZËRASH TË UNIVERSIT TË KUJTDO QË TË TJERËT I HARROJNË
Unë do ta mbaj zërin tënd në një kuti të vogël
Dhe kur ti të vish tek unë, unë nuk do të të shikoj
Ti do të ndjesh një dorë mbi zemrën tënde kur të të jap zëri tënd mbrapsht
Tek zemra nga ka ardhur
Dhe unë nuk do të qajë gjithashtu
Edhe pse ti do të presësh që unë të qaj
Isha edhe më e mençur nga sa kishe pritur ti
SEPSE E KAM DITUR GJATË GJITHË KOHËS QË ISHE I IMI

Poemë për një burrë të paemërt nga Dorothea Lasky

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty