POEZIDorothea LaskyPoemë dashurie nga Dorothea Lasky

Poemë dashurie nga Dorothea Lasky

-

Shiu fërshëlleu

Një taksi më solli në ndërtesën e apartamentit tënd
Dhe aty qëndrova
Ëndërrova një ëndërr
Ne të dy në dhomën e gjumit
Drita duke shkëlqyer përmbi ne në çërcafë të bardhë
Ti po më këndoje një këngë të ditëve të tua të lundrimit
Dhe në ëndërr
Unë arrita thellë tek ti dhe nxorra një kardinal
I cili në të kuqe të ndezur
Fluturoi jashtë dritares
Ndonjëherë kur ne flasim
Në telefon, mendoj
Që përsosmëria e thellë e shpirtit tënd
Është ajo që më tërheq tek ti
Por cili shpirt është ende i përsosur?
Të gjithë shpirtrat janë të shëmtuar dhe pa ngjyrë
Mëngjesi vjen brenda një shpirti
Dhe e bën që t’i bindet një ligji tjetër
Ku të gjithë shpirtrat janë flokë dëbore
Njëherë në një varrim, kishte vdekur një njeri
Dhe me lutjet tha, se shprti i tij fluturoi në nxitim
Sikur të ishte çliruar nga diçka e tmerrshme
Çuditërisht ai shpirti ishte me ngjyrë
Dhe me formë zbavitëse dhe temperament argëtues
Dhe fluturoi larg…
TË GJITHË NE QË PO SHIKONIM NDJEMË TË FTOHTIN

Poemë dashurie nga Dorothea Lasky

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty