POEZIDorothea LaskyFilozofitë nga Dorothea Lasky

Filozofitë nga Dorothea Lasky

-

Ai burri që vret gruan e tij

Nuk është njësoj si ai burri
Dë del vërdallë dhe vret një të huaj
Unë jam një grua, por unë nuk jam
Si gjithë gratë e tjera
Politika e identitetit është një broçkull
Është vetëm e mira dhe e keqja
E mira dhe e drejta
Është vetëm një ngjyrë në tokë
Në degradimet e tij të pafundme ato bëhen muzikë dhe matematikë
Ka mut në duart e mia
Kur kam qenë duke luajtur me specifika
Duaje të dashurin tënd. Ti je i dashuri
Me çdo frymë që Zoti ka vendosur një besim të artë
Përmbi malet e borta të botës
Këtu, shiko malet e borta
Që shkëlqejnë nga bora
Ato janë më të mençura nga sa mendon ti
Dhe në shpirtin tënd, kafshët e vogla gri
Të botës ulen dhe presin që të bëjnë mirë
Për ty dhe së bashku
Ne jemi një gjë, që blegërijmë një
Ninullë të zymtë, të zhurmshme për
Ëngjëjt e shthurur rozë
Përmbi një mal
Ëngjëjt buzëqeshin teksa shtrijnë
Këmbët e tyre shumë të gjata, duke menduar për ne
Dhe të mençur mund të duken ata, ne dhe ëngjëjt
Por në të vërtetë vetëm Zoti është i mençur

Filozofitë nga Dorothea Lasky

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty