ARTArtsperNUDOT BASHKËKOHORE TË FRYMËZUARA NGA HISTORIA E ARTIT

NUDOT BASHKËKOHORE TË FRYMËZUARA NGA HISTORIA E ARTIT

-

Nga REVISTA ARTSPER  

 

Në një mënyrë më shumë apo më pak të dukshme, disa artistë bashkëkohor
luajnë me referencat nga historia e artit në veprat e tyre. Nudot nuk përbëjnë
një përjashtim në këtë tendencë!

 

#1 

Pas kësaj nudoje thuajse kaleidoskopike
nga fotografi i ri Manon Couse, përmban një referencë nga një kryevepër e Rilindjes
autori i së cilës është i panjohur…Ajo është me të vërtetë një vizion bashkëkohor
i pikturës “Grabrielle d’Estrées dhe një nga motrat e saj”, e realizuar nga një
piktor i Shkollës Fontainebleau, emri i të cilit nuk është zbuluar. Manon Couse
ka marrë elementët kryesorë, karakteristikat fizike dhe gjesturale, por duke
pohuar karakterin e saj erotik. Në fakt, sipas një hipoteze të përhapur gjerësisht
rreth pikturës origjinale, gjesti i motrës së Gabrielle d’Estrée nuk është fare
erotik, por ajo evokon lindjen e fëmijës së ardhshëm.

  

#2 

Qëndrimi (poza), format, çallma…A e
keni parë ndonjëherë më parë gruan në këtë fotografi nga Franck Doat? Jo nuk
jeni duke ëndërruar! Kjo grua është e njëjtë me gruan në pikturën nga piktori Jean-Auguste-Dominique
Ingres “Banjo e Valpinçon-it” (1808). Plotësisht e çkontekstualizuar nga Franck
Doat, ajo është pjesë e një montazhi fotografik surrealist, me sfond Pallatin
Garnier. Vetë Ingres e ka përdorur këtë modele dhe pozën e saj për disa nga
pjesët e tij, duke ndryshuar vetëm disa modele të vogla…Ne mund ta gjithjmë
atë gjithashtu tek “Banjo e Vogël – Pjesa e brendshme e një Haremi” (1812) apo
në pjesën e tij të famshme “Banjo Turke” (1862).        

 

#3 

Në këtë
pjesë referenca është më diskrete…Megjithatë, artistia ruse Katerina Belkina
padyshim që në këtë fotografi bashkëkohore i bën jehonë pjesës nga piktori Paul
Gauguin. Ngjyrat dhe pozat ngjajnë me të vëreteë me pikturat e mjeshtrit të
pikturuara gjatë udhëtimit të tij në Tahiti. Titulli i fotografisë nga Katerina
Belkina, për Gauguin, padyshim që heq çdo dyshim, edhe nëse në këtë pjesë
gjithashtu, pjesa bashkëkohore thekson apsektin sensual dhe erotik. Në përgjithsësi,
qasja artistike e Katerina Belkina fokusohet kryesisht për t’i kushtuar homazh
piktorëve mjeshtra, ku ajo përfshin edhe veten. Për Kahlo, Për Picasso, dhe Për
Malevitch janë vetëm disa nga pjesët e saj, midis disa të tjerave.  

 

#4 

Nga ana
e saj, Catherine Théry përdor kryeveprat e historisë së artit për të rivizituar
vendin e grave në shoqëri dhe histori. Ajo paraqet kukullat Barbie, duke rikrijuar
në miniaturë piktura të famshme të banuara nga këto (gra-kukulla). Në fotografinë
më sipër, Catherine Théry rikrijon pjesën e famshme “Drekë mbi bar” nga Edouard
Manet. Telajo e piktorit kishte shokuar veçanërisht gjatë ekspozimit të saj në
vitin 1863, duke qenë se nudo nuk ka asnjë motiv aleorik apo mitologjkik, në këtë
pjesë, të cilat ishin të vetmet arsye që autorizonin përfaqësime të tilla në atë
kohë. Për më tepër, afërsia e gruas lakuriq me dy burrat e veshur, dhe shporta
e kthyer me fruta, u perceptuan në atë kohë si një kompozim i turpshëm. Në fotografinë
e saj, Catherine Théry duket se ka kapur këtë aspekt sugjerues dhe provokativ,
duke paraqitur një Barbie me kode mashkullore, e cila duket se pretendon liri të
plotë seksuale.

 

#5 

E
njihni? Në këtë pjesë, artisti emblematik i rrugës, Jerome Mesnager ri-interpreton
“Lirinë duke udhëhequr njerëzit” nga Eugene Delacroix. Me furçën e tij, gruaja,
një alegori e lirisë në telajo nga Delacroix, është tërësisht lakuriq. Ajo merr
formën e karakteristikës së famshme të “njeriut të bardhë” të veprës së
artistit bashëkohor. Simbolet e dritës, forcës dhe paqes, replikojnë në mënyrë
të përsosur këtë kryevepër, e cila mishëron idealin revolucionar dhe luftën për
liri, duke na kujtuar neve gjithashtu edhe sot që kjo luftë vazhdon ende.

 

(Imazhi
1: Manon Couse)

 

(Imazhi
2: Gabrielle d’Estrées dhe një nga motrat e saj, Musée du
Louvre, 1594)

 

(Imazhi
3: Franck Doat)

 

(Imazhi
4: Katerina Belkina)

 

(Imazhi
5: Dy gra tahitiane, Paul Gauguin
)

 

(Imazhi
6: Drekë mbi bar, Edouard Manet
)

 

(Imazhi
7: Jérôme Mesnager)

 

(Imazhi
8: Eugène Delacroix, Liria duke udhëhequr njerëzit)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/contemporary-nudes-inspired-history-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty