PIKTURËAmedeo ModiglianiKUR NUDO KRIJON NJË SKANDAL NË ART

KUR NUDO KRIJON NJË SKANDAL NË ART

-

Burim i pafundmë frymëzimi në
artin perëndimor dhe përfaqësimi i idealeve të bukurisë

 

Nga REVISTA ARTSPER  

 

Një burim i pafundmë frymëzimi në artin perëndimot, nudo
ka qenë gjithmonë një mënyrë për përfaqësimin e idealeve të bukurisë. Megjithatë,
ndonjëherë ato janë perceptuar nga publiku si shumë erotike. Për pasojë, nudo
ka krijuar shumë skandale në botën e artit shumë herë. Këtu, janë disa nga
veprat e artit nëpër historinë e artit që kanë shkaktuar zemërime të dhunshme!

 

“Olimplia” nga Edouard Manet

 

Pasi u refuzua në Sallonin e vitit 1863, kur kjo vepër u
ekzpozua në event në vitin 1865, ajo e skandalizoi publikun! Në atë kohë, nudo
femërore zakonisht ishte e mbyllur ndaj skenave ku nimfat apo krijesat e tjera
mitologjike ishin të befasuara të zhveshura. Megjithatë, Manet paraqet një grua
e cila është në pronësi të plotë të lakuriqësisë së saj. Vështrimi i saj i
kthyer drejt shikuesit është provë e kësaj! Për më tepër, elementë të tjerë të
pikturës sugjerojnë se, Olimpia është një kuritizane: pozicioni i saj epshor,
buqeta që dyshohet se është dhuratë nga një mëtues, macja e zezë me bishtin e
ngritur. Nëse kjo vepër ka shokuar, kjo ka ndodhur gjithashtu për shkak të
pozicionit që ajo ka mbajtur në skenografinë e sallonit, së bashku me veprat
fetare…

 

“Origjina e botës” nga Gustave Courbet

 

Kjo nudo femërore e krijuar në vitin 1866 nga Gustave
Courbet u ekspozua vetëm për herë të parë në vitin 1991! Ndërkohë, ajo ka udhëtuar
ndërmjet koleksionistëve të pikturave erotike, dhe ka qëndruar në apartamentin
e dipolomatit turk Khalil-Bey, si edhe të psikanalistit Jacques Lacan. Kjo
pikturë, e cila nga afër tregon pjesët gjenitale të një gruaje dhe nga e cila
ne thuajse nuk shikojmë dot asnjë pjesë tjetër të trupit të modeles (as kokën
dhe as këmbët), është një nudo që vazhdon të provokojë skandal në botën e artit
sot. Për shembull, në vitin 2015, Facebook e censuroi këtë imazh. Sot, ju mund
ta admironi këtë vepër pa asnjë censurë në Musée d’Orsay, në Paris.

 

“Nudo e shtrirë” nga Amedeo Modigliani

 

Piktura e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në
ankand, kjo është një vepër e rëndësishme nga artisti italian Amedeo Modigliani.
E pikturuar në vitin 1917-18, nudo shkaktoi një skandal të madh në botën e
artit kur galeria pariziane Berthe Weill vendosi që ta ekspozonte atë. Ditën pas
hapjes, kjo pikturë dhe pikturat e tjera u hoqën nga policia për shfaqje të
pahijshme. Aryseja për këtë censurim ishte prania e qimeve në pjesët
intime…Një shekull më vonë, kjo pikturë ende shkakton debat. Ndonëse, kjo
pikturë regjistroi shitjen rekord prej 170.4 milionë dollarë, disa pika
shitjesh të mediave, duke përfshirë Bloomberg dhe Financial Times, e censuruan
atë!

 

Seria “Nudot e mëdha amerikane” nga Tom Wesselmann

 

Artisti amerikan i artit pop Tom Wesselmann e pikturon trupin si objekt.
Seria e tij tejet e stilizuar e “Nudove të Mëdha Amerikane” të nudove femërore
kombinon imazhet nga kultura popullore amerikane me ngjyra të guximshme, parësore.
Ajo që është shokuese rreth kësaj vepre është mënyra se si ai i pret trupat, duke
i dhënë atyre kështu të njëjtën rëndësi si një pako me Marlboro apo shishe
Coca-Cola. Atij nuk i pëlqente që ta konsideronin si një artist pop sepse qëllim
i tij nuk ishte që të kritikonte shoqërinë konsumatore, por për të ekspoloruar
formën dhe ngjyrën për të krijuar një impakt pamor. Dhe kjo është mjaft e
suksesshme!

 

“Burri me Kostum Poliestër”, Robert Mapplethorpe

 

Ne nuk mund të flasim për nudon që shkakton skandal në art
pa folur për Robert Mapplethorpe. Ky fotograf ikonik amerikan,
i njohur për fotografitë e tij të luleve dhe nudove mashkullore, shokoi moralin
e shoqërisë amerikane të pasluftës me veprat e tij bruto dhe erotike. Ishin fotografitë
e tij të mjedisit amerikan sado-mazokist që shokuan shumicën duke nxitur kështu
karrierën e tij. Kjo fotografi i dha atij një ndëshkim të jashtëzakonshëm. Kur
senatorët dhe kongresmenët konservatorë e kuptuan që ajo ishte pjesë e një
retrospektive kushtuar artistit në Filadelfia, ata lançuan një fushatë për të
parandaluar muzetë e tjerë të sponsorizuar nga shteti për të mbajtur këtë ekspozitë.

 

Performancat e Deborah de Robertis

 

Deborah de Robertis është një artiste nga Luksemburgu e
cila përdor performancën për të ri-interpretuar vepra madhore në historinë e artit…shpesh
që kanë të bëjnë me nudon! Dy performancat e saj më të njohura përfshijnë dy
nga veprat tona. Në vitin 2014, ajo pozoi nudo, me këmbët e hapura, mbështjellë
në një fustan të artë, përpara pikturës “Origjina e Botës” e Courbet. Shumë
shpejt, rojet e larguan atë nga muzeu. Kjo nuk e parandaloi gruan e pajtuar që
të kthehej në Musée d’Orsay dy vite më vonë për të pozuar përpara pikturës “Olimpia”
të Manet. Këtë herë, ajo u arrestua nga policia dhe qëndroi në paraburgim për
48 orë.

 

(Imazhi
1: Edouard Manet, Olimpia, 1863)  

 

(Imazhi
2: Gustave Courbet, Origjina e botës, 1866)

 

(Imazhi
3: Amedeo Modigliani, Nudo e shtrirë, 1917)

 

(Imazhi
4: Tom Wesselmann, Nudo e madhe amerikane, 1964-1967)

 

(Imazhi 5: Robert Mapplethorpe, Burrë me kostum poliestër,
1980)

 

(Imazhi 6: Performancë
nga Deborah De Robertis gjatë një ekspozite në Paris nga fotografia Bettina
Rheims)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/when-the-nude-creates-scandal-in-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty