ARTArtsperNJË VEPËR E HERSHME DHE NJË VEPËR E VONË...

NJË VEPËR E HERSHME DHE NJË VEPËR E VONË E…CHRISTIAN BOLTANSKI

-

Kujtimet…

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Si evoluojnë artistët? A kanë ata një filozofi që përpiqen
ta ndjekin në një mënyrë më shumë apo më pak të pavetëdijshme?

 

Pra…a progreson arsyetimi i tyre apo ndryshon ai tërësisht?

 

Në vitin 1967, artisti francez Christian Boltanski pikturoi
‘Dhomën Ovale’. Në atë kohë, ai ishte 33 vjeç. A ishte ajo një kujtim i rinisë
së tij, të një çasti kur ai ishte vetëm në dhomën e tij? Ndoshta po…Në fund të
viteve 1960, artisti hoqi dorë nga piktura për mirë. Personat (Askushët), të
prezantuar në vitin 2010 me rastin e ‘Monumenta’ në ‘Grand Palais’, është një grumbullim
i 50 tonë veshjeve me një aromë myku thuajse të padurueshme, nëpërmjet të cilës
artisti denoncon krimet kundër njerëzimit.

 

Këto dy vepra që duken të kundërta (mediumet, dimensionet,
shkalla dhe implikimet politike dhe sociale) që të dyja përmbajnë tematikat e
preferuara të artisit: ankthin e anonimitietit, pashmangshmërinë e vdekjes, hapësirat
e mbyllura dhe që provokojnë ankth. Artisti ka ndryushuar vetëm perspektivën:
ai nuk rrëfen më të shkuarët  e tij apo fëmijërinë
e tij; tani, ai zhytet në universin e të tjerëve, të anonimëve, të të margjinalizuarve
dhe të të harruarve. Qoftë individuale apo kolektive, kujtimet janë tematika më
e rëndësishme në veprat e Boltanski-t.

 

(Imazhi 1: Dhoma Ovale, 1967)  

               
                     
                 

(Imazhi 2: Monumenta, 2010)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/an-early-and-a-late-work-of-christian-boltanski/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty