ARTArtsperCHRISTIAN BOLTANSKI: Një nga artistët më të shquar të...

CHRISTIAN BOLTANSKI: Një nga artistët më të shquar të artit bashkëkohor francez

-

 

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Christian Boltanski është një nga artistët më të shquar të
artit bashkëkohor francez. Veprat e tij vërtiten rreth temave të kujtesës dhe të
historisë moderne të hebrejve. Obsesioni i tij me kohën, vdekjen dhe kujtesën
shprehet nëpërmjet instalacioneve të mëdha të tilla si ai i realizuar për ‘Monumenta
2010’ në ‘Grand Palais’ në Paris.

 

1. Një fëmijëri e trazuar

Lindur
në një familje hebreje në fund të Luftës së Dytë Botërore (6 shtator 1944), Christian
Boltanski jetoi një fëmijëri i përndjekur nga kujtimi i holokaustit. Në shtëpi e
ëma e tij do të tregonte gjithmonë historinë se si ajo e kishte shpëtuar të
shoqin duke pretenduar se ata ishin ndarë, ndërkohë që ai ishte fshehur nën
dyshemenë e apartamentit të tyre (për 2 vite). Christian dhe vëllezërit e tij
kanë fjetur në dhomën e gjumit të prindërve të tyre kur ata ishin fëmijë dhe
ata nuk dolën kurrë vetëm në rrugë deri në moshën 18 vjeçare.

 

2. Arti narrativ

Christian
Boltanski është një anëtar i lëvizjes së Artit Narrativ që mbështetet në përdorimin
e fotografisë të shoqëruar me një tekst. Të dyja prezantohen të ndara në hapësirë,
megjithëse supozohet që vizitori t’i lidhë ato në nivelin mendor. Artistë të
tjerë të lëvizjes përfshijnë John Baldessari, Jean Le Gac, Peter Hutchinson, William
Wegman, dhe Robert Welch.

 

3. Art i lidhur me shpirtëroren në art

Sipas Boltanski,
piktura ka një fuqi fetare dhe të shenjtë. Me përsëritjen e mungesës dhe të
pranisë si tematika të veprave të tij, përqasja e tij krijuese mund të
interpretohet si një marrje në pyetje e natyrës fetare të artit, e cila është në
vazhdimësi të thellë me traditën piktoreske.

 

4. Vepër autobiografike

Vepra e
Boltanski-t është e frymëzuar drejtpërdrejtë nga vetë biografia e tij, por
episodet që ai tregon janë gjithashtu shpesh të trilluara. Ai përdor objektet që
nuk i përkasin atij dhe/ose riprek fotografitë për të krijuar atë që ai e quan “mitologji
individuale”: një mënyrë për të rilidhur historinë e tij personale me historinë
dhe kujtesën kolektive.

 

5. Një artist i vetmësuar

Boltanski
filloi të pikturonte kur ai ishte adoleshent, por nuk ka pasur kurrë një
trajnim formal artistik, apo një edukim të përgjithshëm – që kur ai u largua nga
shkolla në moshën 14 vjeçare. Ai është një artist i vetëbërë.

 

6. Një familje e talentuar

Familja
Boltanski fsheh shumë talente: afër artistit Christian, është Luc, sociologu në
nismën e një tendence të re të sociologjisë franceze, dhe është edhe Jean-Elie,
linguist dhe autor i shumë librave të specializuar. Këtu, është një përzierje
talentesh që duhet të përbëjë një tavolinë interesante darke!

7. Libraria e zemrave


vitin 2005, Christian Boltanski filloi koleksionimin e regjistrimeve të
rrahjeve të zemrës për projektin e tij nga e gjithë bota, në një përpjekje
utopike për kapjen e zemrës së njeriut. Që nga viti 2010, ky projekt, i titulluar
« Les Archives du cœur » (arkivët e zemrës), prezantohet në Ishullin
Japonez të Teshima-s. Ky ishull është në pronësi të koleksionistit të artit, i
cili ka rënë dakord që ta paraqesë këtë projekt. Çdo regjistrim është
inventarizuar dhe mban emrin e personit zemra e të cilit është brenda
regjistrimit.   

 

8. Një pakt me diallin

Në vitin
2010, rruga e
Boltanski-t u kryqëzua me atë të një njeriu të huaj dhe të
pasur që jeton në Tazmani, në Australinë Jugore. Pasi e ka ndërtuar pasurinë e
tij duke luajtur në kumar, ai koleksionon gjithashtu artin e një natyre të veçantë,
të tillë si 8 mumiet egjiptiane. Fillimisht i interesuar për të blerë një nga
pjesët e Boltanski-t, artisti përfundoi me propozimin ndaj kleksionistit për “të
blerë jetën e tij”. Këtu, është koncepti i veprës: që na janari 2010, 4 kamera
janë instaluar në studion e Boltanski-t dhe filmojnë jetën e tij 24/7. Filmi është
projektuar në kohë reale brenda një shpelle që ndodhet në pronën e
koleksionistit australian. Filmi nuk tregohet askund tjetër, por vendi është i
hapur ndaj pubikut. Në vend të blerjes së kësaj pjese njëherë e përgjithmonë,
koleksionisti dhe artisti janë lidhur përjetë nga një kontratë për të gjithë
jetën sipas së cilës, koleksionisti do ta paguajë artistin çdo vit deri në
vdekjen e tij. Duke qenë një kumarxhi, koleksionisti kishte vënë bast që Boltanski
do të vdiste në vitin 2018: nëse ai vdes ai do të kursejë para.

9. Pranimi institucional

Vepra e
Boltanski-t është pranuar institucionalisht në fillim të viteve 1984 kur ‘Musée
National d’Art Moderne’ (Muzeu Kombëtar i Artit Modern) të Parisit në vitin
1984 organzoi një retrospektivë të veprave të tij.

 

10. Boltanski në “La Monnaie de Paris”
(2015)

“Merrmë, jam i yti” (2015) është një ekspozitë kolektive e
organziuar në bashkëpunim me 30 artistë të cilët kanë krijuar instalacione pjesëmarrëse.
Çfarë do të të thotë kjo? Kjo do të thotë se, ju mund të largoheni me një pjesë
të saj, një “kockë lumturie” të printuar në 3D nga Angeluka Markul, një vizatim
nga Kulla Eifel nga Hans Peter Feldmann, apo të fotografive nga Wolfgang Tillmans.
Ju do të jeni gjithashtu në gjendje që të kontribuoni ndaj veprave të artit të
tilla si pema e dëshirave e Yoko Ono-s.  

 

(Imazhi 1: Teatri i hijeve, 1985)

 

(Imazhi 2: Christian Boltanski, Modelet)

 

(Imazhi 7: Christian Boltanski dhe vëllai
i tij më i madh, Luc)

 

(Imazhi 8: Biblioteka e zemrave)

 

(Imazhi 10: Muzeu i Artit Modern në
Paris)

 

(Imazhi 11: Retrospektivë në Monnaie de Paris)


Burimi:

https://blog.artsper.com/en/get-inspired/10-things-know-christian-boltanski/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty