ARTArtsperVIVIAN MAIER: Enigmatike, eksentrike, misterioze dhe vetmitare!

VIVIAN MAIER: Enigmatike, eksentrike, misterioze dhe vetmitare!

-

Nga REVISTA ARTSPER

 

Që nga zbulimi i punës së saj, Vivian Maier (1926-2009) ka
krijuar një interes të fortë në botën e artit. Eksentrike, misterioze dhe
vetmitare, historia e saj magjeps këdo, edhe ata që në fillim kanë qenë më
skeptikët për të. Veprat e saj kanë një ndjesi poezie urbane, ëmbëlsie, dhe mirësie,
e cila i ka mesmerizuar audiencën dhe institucionet artistike nëpër botë.

 

Këtu do të gjeni 10 fakte të rëndësishme rreth jetës së
enigmatikes Vivian Maier:

 

{Vivian Maier nuk ia ka treguar kurrë fotgrafitë e saj asnjë
njeriu}

 

Më shumë sesa 120.000
negativë mbetën në kuti për dekada. Ajo thuajse nuk lau kurr
ë asnjë fotografi.

 

{Vivian
Maier ka punuar si dado për të gjithë jetën e saj}

 

Vivian
Maier ka punuar nëpër familje në Nju Jork dhe Çikago nga viti 1951 deri në
vitin 1993. Tre vëllezërit që ajo  kishte
rritur u kujdesen për të deri kur ajo vdiq. Kur punëdhënësit e saj e pyetën se
kush ishte ajo në të vërtetë, ajo do të përgjigjej: “Unë jam një farë spiuneje”.
  

 

{Vivian
Maierka ka qenë një artiste e panjohur përpara vitit 2009}

 

Do të
ishte në një shitje gjyqësore që John Maloof dhe koleksionsitë të tjerë do të
blinin negativët e saj.

 

{Vivian
Maier ishte amerikane, por t
ë gjithë mendonin
se ajo ishte franceze}

 

Ajo fliste
me një theks të fortë francez, ndoshta në kujtim të familjes së të ëmës, vendase
franceze, ku ajo kishte kaluar disa vite.

 

{Vivian
Maier endej nëpër qytet me një kamera Rolleiflex}

 

Rolleiflex
e lejoi atë që të bënte fotografi portretesh intime dhe natyrale të huajve që
ajo do të takonte. Duke qenë se, shkrepja bëhej nga sipër, ajo i bënte
fotografitë madje pa u vënë re fare.

 

{Një
dokumentar ka kontribuar në famën e Vivian Maier}

 

Në vijim
të fenomenit “Në kërkim të Njeriut Sheqer”, që e risolli në qendër të skenës Sixto
Rodriguez, dokumentari i vitit 2013 “Në kërkim të Vivian Maier’ – i nominuar për Çmimin Oscar si Dokumentari më i Mirë në vitin 2015 – ka kontribuar në rizbulimin e saj.

 

Silogomania
karakterizohet nga akumulimi kompulsiv dhe i tepërt i objekteve, pavarësisht se
sa të padobishme dhe pavlefshme mund të jenë ato. Kur Vivian Maier mbërrinte në
familje, ajo do të paralajmëronte punëdhënësit e saj: “Më duhet t’ju them se unë
vij me jetën time dhe jeta ime është në kuti”.

 

{Vivian
Maier ka përdorur emra fallco gjatë gjithë jetës së saj}

Nga një
familje tek një tjetër, ajo është quajtur Meyer, Mayer, Meier, Maier, apo madje
edhe Viv Smith.

 

{Vivian
Maier mund të krahasohet me lehtësi me fotografët më të mëdhenj të shekullit të
20-të}

 

Fotografitë
e saj më fëmijë që luajnë na kujtojnë Helen Levitt (1913-2009). Ajo satirizon
borgjezen si
Diane Arbus (1923-1971), heton periferitë siç
bënte edhe Weegee (1899-1968), dhe di se si të luajë me kuadrin dhe fotografitë
e mjegulluara si Robert Frank (1924-.)

 

Vivian
Maier ka thënë dikur: “Asgjë nuk mund të zgjasë përgjithmonë, ne kemi
nevojë që të krijojmë hapësirë për njerëzit e tjerë; është një mekanizëm. Ti
vazhdon përpara, duhet të shkosh deri në fund dhe dikush tjetër do të zerë
vendin e tyre.”

 

Sot,
ajo është një fotografe e madhe e cila zë vendin e një dadoje enigmatike.

 

(Imazhi
1: Pa titull,
1957)

 

(Imazhi
2: 5 maj, Nju Jork,
1955)

 

(Imazhi
3:
 Pa titull, 1954)

 

(Imazhi
4:
 Pa titull, Pa date)

 

(Imazhi
5: Autoportret,
1971)

 

(Imazhi
6: Ndërmjet 2009 dhe 2015, Vivian Maier pati
18 shfaqje individuale dhe 12 shfaqje në grup
)

 

(Imazhi
7: Vivian
Maier ka vuajtur nga silogomania – koleksionimi pa
ekses)

 

(Imazhi
8: Pa titull, Kanada)

 

(Imazhi
9:
Egjipt, 1959)

 

(Imazhi
10:
Nju Jork, 24 shtator 1959)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-facts-know-vivian-maier/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty