ARTArt AbstraktDEHJA E ARTIT: DOKUMENTARËT E ARTIT QË DUHET TË...

DEHJA E ARTIT: DOKUMENTARËT E ARTIT QË DUHET TË SHIHNI

-

 

Nga REVISTA ARTSPER   

 

#1 Misteri Picasso (1956)

https://youtu.be/XGCCWn7huDA

Henri-Georges Clouzot ia ka dalë që të kapë gjeniun në punë
duke zhvilluar një teknikë, e cila e lejoi atë që të filmonte Picasso-n, ndërkohë
që ai pikturonte, në një mënyrë ku spektatori nuk mund ta shikojnë artistin pas
telajos. Ju mund të përpini gjestet e Picasso-s, ndërkohë që ai vizaton me
qymyr druri apo me laps, imazhi është bardh e zi, dhe e kundërta kur ai po pikturon,
imazhi rizbulon ngjyrat e tij. Asnjë element përshkrues apo shpjegim didaktik
nuk derdhin asnjë hije në zemrën e projektit, duke e lejuar pubikun “që të
asistojë veprën në krijim”. Filmi zgjat 78 minuta, ai është xhiruar ndërmjet muajve
korrik dhe shtator të vitit 1955, dhe ka fituar unanimisht Çmimin Special, nga
Juria e Festivalit të Kanës në vitin 1956.

 

#2 Përdhunimi i Evropës (2006)

https://youtu.be/h0iL7k_R0LM

 

Përdhunimi i Evropës fillon dhe përfundon me hajdutin e famshëm
të Adele Bloch-Bauer të portretit të Gustav Klimt, e vjedhur nga hebrejtë vjenezë
në vitin 1938 dhe që tani është piktura më e shtrenjtë në botë. Me një udhëtim
rreth 7 vendeve, filmi trajton shfrytëzimin sistematik të veprave kryesore të
artit nga trashëgimia kulturore evropiane, gjatë Rajhut të Tretë dhe Luftës së
Dytë Botërore. Megjithatë, dokumentari kalon nëpër disa hetime të ndryshme që
kanë ndodhur dhe historitë e bukura që tregohen rreth konservimit të
monumenteve origjinale të historisë së artit.

 

#3 Të ftuar të Cindy Sherman (2008)

https://youtu.be/McUHBmaLlR4

 

Lidhja romantike e video-bërësit Paul H-O me artisten
post-moderniste të Nju Jorkut, Cindy Sherman, ofron një shikim të shpejtë
të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme dhe procesin e krijimit të artistes së
pashmangshme amerikane. Një kënd tjetër interesant i filmit është çekuilibrimi
i shkaktuar ndërmjet dy të dashuruarve dhe vështirësive që kalon Paul H-O, përtej
projektorëve, për të ndërtuar një marrëdhënie me një grua të famshme, të
lakmuar nga kushdo.

 

#4 Jean-Michel Basquiat – Fëmija Rrezatues (2010)

https://youtu.be/nDFj1qloWz4

 

Në këtë dokumentar pikëllues, Tamra Davis, mike e një artisti
amerikan zezak, Jean-Michel Basquiat zbulon portretin e një
gjeniu të ri, i cili u bë shumë shpejt i suksesshëm. Në këtë mënyrë, ne jemi në
gjendje që të shijojmë imazhet e arkivuara të paprecedenta dhe një intervistë të
rrallë, si parimet udhëheqëse të jetës së Basquiat. Davis na kredh në skenën
artistike të Nju Jorkut të viteve 1980, duke treguar mizorinë e kësaj bote e
cila e mashtroi Basquiat po aq shpejt sa përbuzja e tij, disa vite përpara
vdekjes së tij tragjike në moshën 27 vjeçare. Një pioner kyç i artit bashkëkohor,
Basquiat ka lënë pas me qindra piktura, të cilat sot vlejnë miliona.  

 

#5 Gerhard Richter: Piktura (2012)

https://youtu.be/92txgqUBS3E

 

Regjizorja, Corinna Belz futet në studion e piktorit Gerhard
Richter dhe zbulon mënyrën e tij të funksionimit, ndërkohë që krijon piktura
shokuese, magjepsëse dhe dehëse. Ajo pyet artistin mbi hapat e ndryshme të
krijimit dhe ekzaminon evolucionin e koleksionit të pikturave të tij, për 6
muaj.

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/lifestyle/documentaries-art-must-see/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty