ARTArti Amerikano-LatinNJË GUIDË E SHKURTËR E ARTIT AMERIKANO-LATIN

NJË GUIDË E SHKURTËR E ARTIT AMERIKANO-LATIN

-

Paletat tropikale

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

TEKO VAN KUYK Carmen
Miranda
, 2015

 

Ky
artist gërmon në fushën Pop, duke portretizuar elementë të kulturës së përditshme,
sa më cekët aq më mirë. Në këtë rast, këngëtarja braziliane Carmen Miranda portretizohet si një figurë lego. Arti amerikano-latin kombinimi
i shprehjes artistike të Amerikës së Jugut, Amerikës Qëndore, Karaibeve, dhe
Meksikës, si edhe të amerikano-latinëve që jetojnë në rajone të tjera.

 

Emëritimi
“Art Amerikano-latin” mund të jetë i ngatërruar, pasi ai ju jep ndjesinë sikur
ju mund të fusni në të njëjtën kuti të gjithë artin e realizuar nga njerëzit e
Amerikës Latine. Në anën tjetër, sipas një kuptim bazë kjo është e vërtëtë, arti
i Amerikës Latinë është ashtu siç thuhet.

 

Problemi
me këtë emerëtim është se ai nuk ia del që të evidencojë pasurinë dhe
varietetin e stileve dhe të subjekteve. Çdo vend ka skenën e tij unike dhe faunën
artistike dhe madje brenda çdo vendi mundësitë janë të pafundme.

 

Por madje
edhe kështu, ka pika takimi që na lejonë që ta grupojmë artin amerikano-latin –
elementët që ndajnë shumica e artistëve të këtij arti. Ngjashmëritë e kombinuara
që tejkalojnë diferencat, duke na lejuar që të kategorizojmë vepra arti të
tilla, të cilat janë në mënyrë unike të ndryshme dhe skena arti nën kategorinë
e artit amerikano-latin.

 

PEDRO DE MATTEIS Nahue, 2014

Në këtë pikturë, influenca Amerikano-latine mund të vihet re
në zgjedhjen e gjallë të ngjyrave, thuajse një paletë tropikale.

 

Në përvojën
time, brenda skenës së artit amerikano-latin, jam ndeshur me aspekte kyçe që me
kanë ndihmuar për të kuptuar më mirë këtë emërtim kompleks. Këtu, janë tre
karakteristika të përbashkëta për shumicën e artistëve amerikano-latin.  

 

Të jesh
një artist në Amerikën Latine është e vështirë. Shumica e vendeve amerikano-latine
nuk kanë grante apo incentiva për të financuar artet, duke i lënë artistët në
varësi të fondeve personale për financimin e projekteve dhe të produksioneve,
apo për t’iu drejtuar fondeve private për realizimin e projekteve të tilla.
Shumica e artistëve nuk mund ta lënë “punën e tyre të përditshme” pa hyrë mirë
në karrierën e tyre, duke neglizhuar në shumë raste prodhimin e artit në një
pozicion të dytë.   

 

Oferta e
shumicës së artit është e kufizuar, për shkak të kufizimeve të importit apo çmimeve
të larta. Shumica e artistëve të Amerikës Latine nuk kanë akses në gamën e gjerë
të materialeve dhe/ose janë të kufizuar ndaj brand-eve me cilësi më të ulët.

 

PSEUDO CROMÁTICO Africa, 2014

Shumica e pikturave të këtij artisti frymëzohen nga kulturat
e lashta të Amerikës Latine dhe ato portretizohen si perërditë e tyre kafshërore.
Vepra t
ë tjera janë tejet të mbushura me kritika ndaj kolonializimit
dhe luftrave sociale të shoqërive vendase në Amerikën Latine.

Shumë
nga qytetet e Amerikës Latine të njohura ndërkombëtarisht për skenën e tyre të
artit janë disi të mbyllura për artistët e rinj në shumë mënyra, duke e bërë të
vështirë për artistët e rinj që të hyjnë në qarkun e galerive tradicionale dhe
duke i dhënë atyre akses të kufizuar në tregun e artit.

 

Por është
e rëndësishme të themi se çka kemi përmendur më sipër nuk janë domosdoshmërisht
disavantazhe të të qenit një artist i Amerikës Latine, ato janë karakteristikat
e të bërit art në Amerikën Latine. Aspekti kyç i artit të Amerikës Latine është
të bësh art pavarësisht të gjitha vështirësive. Përdorim i kohës pas punës së tyre
të përditshme për të vazhduar prodhimin e artit, duke gjetur çdo lëvizje të lirë
me qëllim për të bërë art. Për të qenë në gjendje për të performuar vepra të
shquara arti me material të kufizuar, apo pa përdorimin e materialeve me cilësi
të përshtatshme apo me cilësinë më të lartë dhe për të anashkaluar mungesën e
mundësive në galeritë kryesore duke vetmenaxhuar hapësira dhe duke krijuar vetë
mundësitë e ekspozimit për krijimin e një skene të plotë paralele që ofron mundësi
për artistët e rinj, si edhe një hapësirë për eksperimentim.

 

Në fund të ditës, është thuajse e pamundur që të gruposh artin
“Amerikano-latin” bazuar në ngjashmëritë artistike sepse artistë të tillë të
ndryshëm portretizojnë subjekte të ndryshme në një variueshmëri të tillë
mediumesh dhe teknikash. Por ka një pikë ku praktikat e këtyre artistëve
mbivendosen, dhe ajo është forca për të bërë art pavarësist rrethanave…Uria për
të bërë art të madh buçet më shumë sesa të gjitha vështirësitë e hasura në rrugën
e të bërit artist.

 

DAMIAN RUCCI  Estamos
Invitados
, 2013

Puna e këtij artisti ka një prani shumë të lartë të sensualitetit
amerikano-latin.

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/differences-similarities-art-production-latin-america/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty