POEZIArthur RimbaudPërzgjedhje poezish nga Arthur Rimbaud

Përzgjedhje poezish nga Arthur Rimbaud

-

Pak kohe me pare, nese me kujtohet mire

Jeta ime ishte nje feste e gjate
Ku te gjitha zemrat ishin te hapura gjere e gjate
Ku vera rridhte lum
Nje nate, e ula te Bukuren ne prehrin tim
Dhe mu duk e idhet
Dhe u tregova i vrazhde me te
U armatosa kunder drejtesise
U largova. O shtriga. O mjerim
O urrejtje
Thesari im te eshte dhene ty
Bera qe cdo gjurme shprese njerezore te zhdukej nga mendja ime
E grushtova cdo gezim si
Nje perbindesh i eger i etur per ta mbytur
Thirra ekzekutuesit qe teksa te vdisja
Te mund te kafshoja kokat e bajonetave te tyre
Thirra murtajen qe te me mbyste me rere dhe me gjak
Fati i keq ishte zoti im
U bera pluhur
E thava vetveten ne ajrin e krimit
Dhe i bera hile cmendurise
Dhe pranvera me solli te qeshuren frikesuese te idiotit
Keshtu, vetem kohet e fundit
E kam gjetur vetveten
Ne buze te klithmes perfundimtare
Agoi permbi mua per te kerkuar serish celsin
E asaj feste antike
Ku une mund ta gjej oreksin tim edhe nje here
Ai celes ishte lemosha
Ky frymezim tregon se po enderroja
Ti do te jesh gjithmone nje hiene…uleret djalli
Kush do te me kurorezonte me lulekuqe kaq te bukura
Ti e meriton vdekjen me te gjitha orekset e tua
Te gjithe egoizmin tend
Dhe te gjitha mekatet e tua kapitale
Ah! Kam kaluar kaq shume
Por, Satan i embel
Te pergjerohem
Per nje sy me pak flakerues
Dhe teksa do te jem duke pritur
Per ate xhestin e vogel te turmave qe do te vije
Duke qene se ty te pelqen mungesa e aftesive pershkruese apo didaktike
Tek nje shkrimtar
Lereme qe t’i shqyej keto faqe te fundit te gazta nga libri im i te mallkuarve
Nje stine ne ferr, Arthur Rimbaud

Dielli, vatra e dashurise dhe e jetes
Derdh dashuri te zjarrte mbi token e gezuar
Dhe kur ti shtrihesh ne lugine
Ti mund te ndjesh aromen e tokes se si eshte sensualisht e qashter dhe plot me gjak
Se si gjinjte e saj vigan
Ngrihen siper nga nje shpirt
Eshte, si Zoti, e bere nga dashuria
Dhe, si gruaja, prej mishi
Dhe se ajo permban
Bollek lengjesh dhe drite dielli
Me te gjitha embrionet
Dhe cdo gje rritet
Dhe cdo gje ngrihet
O Aferdite, o Perendeshe
Digjem per ditet e rinise antike
Satirat epshore dhe faunet kafsheror
Zoti qe kafshon
I cmendur me dashuri
Kercitja e degeve
Dhe midis ujit
Zambaket puthin Nimfen me
Floke zane
Digjem per kohet kur ujerat e botes
Uji i lumit
Gjaku ngjyre trendafili i pemeve te gjelbra
Vendosur ne venat e te gjithe universit
Kur toka dridhej
E gjelber, poshte kembeve te dhise
Kur, duke puthur embelsisht flautin e zanes
Buzet e tij formuan
Nen parajse himnin e madh te dashurise
Kur, duke qendruar ne fushe
Ai degjoi thirrjen
Duke e lene natyren qe t’i pergjigjej thirrjes se tij
Kur pemet e heshtura
Duke perkundur zogjte qe kendojne
Toka perkund njerezimin
Dhe te gjithe oqeanin blu
Dhe te gjitha krijesat e gjalla
Te dashura, te dashura nga Zoti
Digjem per kohen e madhe te Kibeles
Per te cilen thuhet se udhetonte dashurisht
Ne menyre gjigande
Me nje karroce te madhe te bronzte
Neper qytete te shkelqyera
Gjinte e saj binjake derdhnin
Neper thellesite vigane
Rrymat e delira te jetes se pafundme
Njerezimi i thithte me gezim thithkat e gjinjve te saj te bekuar
Si nje femije i vogel qe luan tek gjunjet e saj
Sepse ai ishte i forte
Njeriu ishte i bute dhe i delire
Fatkeqesisht! Tani ai thote:
Une i kuptoj gjerat
Dhe ecen me syte e mbyllur dhe me veshet e mbyllur
Dhe serish, nuk ka me zota!
Nuk ka me Zota!
Njeriu eshte Mbret
Njeriu eshte Zot
Por besimi i madh eshte dashuria
Oh! Sikur njeriu ende te thithte lengje nga thithkat e tua
Nene e madhe e zotave dhe e njeriut
Kibele
Sikur vetem ai te mos ta kishte kembyer Astarte-n vdekatare
E cila shume kohe me pare
Duke u ngritur ne vezullimin e tmerrshem te ujerave blu
Mish lule e parfumuar nga dallga
Tregoi kerthizen e saj roze
Nga e cila beri shkume bore
Dhe duke qene nje perendeshe me sy te medhenj te zi pushtues
E beri bilbilin te kendonte
Ne pyje dhe dashurine ne zemrat e njerezve!
Lindja e Venusit, I, nga Arthur Rimbaud

Une besoj! Une besoj tek ti
Nene hyjnore
Aferdite e lindur nga deti
Oh! Shtegu eshte e idhet
Duke qene se Zota te tjere na ngulen ne kryq
Mishi, Mermeri, Lulja
Venus, une besoj tek ti
Po, njeriu eshte i trishtuar dhe i shemtuar
I trishtuar nen qiellin vigan
Ai zoteron veshje
Sepse ai nuk eshte me i delire
Sepse ai e ka ndotur krenarine e tij
Kokeperendi
Dhe sepse ai eshte perkulur
Si nje idhull ne furre
Formen e tij Olimpike drejt skllaverive bazike
Po, edhe pas vdekjes mbi formen e skeleteve te zbehur
Ai deshiron te jetoje dhe te fyeje bukurine origjinale
Dhe idhulli ku e ke vendosur nje vajzeri te tille
Grua, tek e cila ti e ke bere argjilen tone hyjnore
Qe njeriu t’i sjelle drite shpirtit te tij te varfer
Dhe qe te zbrese ngadale
Ne dashuri te pakufishme
Nga burgu tokesor ne bukurine e dites
Gruaja nuk e di me as se si te jete nje kurtizane
Nje farse e bukur
Dhe bota hingellin
Tek emri i embel dhe i shenjte i Venusit te madh
Lindja e Venusit, II, nga Arthur Rimbaud

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty