POEZIRumiPërzgjedhje poezish nga Rumi

Përzgjedhje poezish nga Rumi

-

‘Të dashurosh do të thotë të jesh Zot.

Kurrë nuk do të ndjejë dhimbje
Gjoksi i një të Dashuruari.
Kurrë nuk do të preket nga vdekatarët
Manteli i një të Dashuruari.
Kurrë nuk do të gjendet i varrosur në tokë
Trupi i një të Dashuruari.
Të dashursoh do të thotë të jesh Zot.
– Rumi

‘Dashuria nuk është një emocion. Dashuria është vet ekzistenca.’ – Rumi

‘Mënyra se si ti bën dashuri,është mënyra se si është Zoti me ty.’ – Rumi

‘Nën dritën tënde mësova të dashuroj.’ – Rumi

‘Dashuria është një lum. Pini prej tij.’ – Rumi

‘Nëse do të ndjehësh më shumë i gjallë, dashuro.’ – Rumi

‘Dashuria nuk është diçka e butë dhe e ëmbël;
Dashuria është vepër Mundësish.
Ai që bëhet shërbëtor i të dashuruarve
Është një sovran fatlum.
Mos pyesni askënd për dashurinë;
Pyesni Dashuinë për Dashurinë.
Dashuria është një re që shpërndan perla.’
– Rumi

‘Dashuria është ura mes jush dhe gjithçkaje tjetër.’ – Rumi

‘Isha i vdekur, dhe u gjallova.
Vajtoja, pastaj qeshja.
Fuqia e dashurisë erdhi tek unë
Dhe unë u bëra një si një luan i patrembur
Dhe pastaj u bëra i ëmbël si një yll mbrëmjeje.’
– Rumi

‘Rrezikoni çdo gjë për dashurinë, nëse jeni një qenie njerëzore e vërtetë. Nëse jo, largohuni prej këtu. Gjysmëzemrat nuk e arrijnë kurrë Madhështinë.’ – Rumi

‘Lëreni‘Lëreni heshtjen që t’ju çojë tek thelbi i jetës.’ – Rumi heshtjen që t’ju çojë tek thelbi i jetës.’ – Rumi

‘Largojeni shqetësimin
Mendoni kush e krijoi mendimin!
Përse qëndron në burg
Kur dera është kaq gjerësisht e hapur.’
– Rumi

‘Ji një llampë, apo një varkë shpëtimi, apo një shkallë. Ndihmojeni shpirtin e dikujt që të shërohet. Dil nga shtëpia jote sikur të ishe një Bari.’ – Rumi

‘Ti mendon se je
Qytetar i këtij universi
Ti mendon se i përket
Kësaj bote pluhuri dhe lënde
Nga ky pluhur
Ti ke krijuar një imazh për vetveten
Dhe ke harruar
Se cila është origjina jote e vërtetë.’
– Rumi

‘Kur dikush ju kritikon apo nuk është dakord me ju për diçka, në zemrën tuaj lind një milingonë e vogël inati dhe antagonizmi. Nëse nuk e thërrmoni atë menjehërë, ajo mund të rritet në një gjarpër, madje edhe në një dragua.’ – Rumi

‘Dëgjomë.
Për një çast
Mos ji i trishtuar
Dëgjoji bekimet
Që lëshojnë mbi ty
Lulëzimet e tyre.’
– Rumi

‘Drita e hënës përmbyt të gjithë qiellin nga horizonti në horizont; se sa shumë do të mbushë ajo dhomën tuaj varet nga dritaret e saj.’ – Rumi

‘Kushdo që më njeh, duhet të mësojë të më njohë sërish; Sepse unë jam si Hëna, unë kam një fytyrë të re çdo ditë.’ – Rumi

‘Mos u ndje vetëm. I gjithë universi është brenda teje.’ – Rumi

‘Zemra jote ka madhsinë e një oqeani. Zhytuni në thellësitë e saj që të gjesh vetveten.’ – Rumi

‘Kur shpirti ngrihet
Tek buzët e tua
Do të ndjesh puthjen
Që ke dashur.’
– Rumi

‘E bukura na rrethon.’ – Rumi

‘Vetëm nga zemra mund ta prekësh qiellin.’ – Rumi

‘Tek ti shikoj bukurinë time.’ – Rumi

‘Ti je vera ime, gëzimi im,
Kopshti im, pranvera ime,
Gjumi im, prehja ime,
Pa ty, nuk bëj dot.’
– Rumi

‘I kam vendosur veshët e shpirtit tim, në dritaren e zemrës tënde.’ – Rumi

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty