POEZIRumiPËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

-

‘Kur të kërkoni Zotin,

Zoti është në vështimin e syve të tu
Në mendimin e atij kërkimi,
Më afër jush se sa ju vetë,
Ose gjërat që të kanë ndodhur
Nuk ka nevojë të dalësh jashtë
Bëhu si bora që shkrihet
Duke larë vetveten nga vetvetja.
Një lule e bardhë rritet në qetësi, në heshtje
Lëreni gjuhën tuaj të jetë ajo lule.’
– Rumi

‘Ti, vilja e verës sime,
Ti, dehja ime,
Ti, kopështi im me trëndafila,
Ti, pranvera ime,
Asgjë nuk ndodh pa ty.
Ti je madhështia ime,
Ti je lavdia ime,
Ti je zotërimet e mia
Ti je lulëzimi im,
Ti je uji im më i pastër
Asgjë nuk ndodh pa ty.
Ti je burimi i jetës sime
Ti je thelbi i shkëputur nga balta
Ti je nderi i zemrës sime
Ti sjell lumenjtë nga pranvera e maleve
Ti mi përndrit sytë
Vera që ofron ti
Me nxjerr nga vetja
Duke më çuar në
Atë veten
Që ne ndajmë
Dhe të bësh këtë
Është fe.’
– Rumi

‘Oh e dashura ime,
Merrmë
Çliroje shpirtin tim
Mbushmë me dashuri dhe
Çliromë nga të dyja botët
Nëse do ta ulja zemrën time
Diku tjetër veç teje
Lër që zjarri të digjet brenda meje
Oh e dashur,
Merre atë që dua
Merre atë që bëj
Merre atë që kam nevojë
Merri të gjitha
Ato që më largojnë prej teje.’
– Rumi

‘Ai flladi i mëngjesit ka sekrete për të të rrëfyer
Mos shko të flesh!
Duhet të kërkosh atë që do me të vërtetë.
Mos shko të flesh!
Njerëzit ecin para, prapa
Aty tek ai pragu ku takohen të dyja botët,
Dera është e gjitha e hapur,
Mos shko të flesh!
– Rumi

‘Shpirti i të gjithë shpirtrave, jetë e të gjithë jetëve – Ti je kjo!
E dukshmja dhe e padukshmja, e lëvizshmja dhe e palëvizshmja – Ti je kjo!
Rruga që të çon në qytet është e pafundme
Shko pa kokë dhe pa këmbë
Dhe do të jesh atje
Çfarë gjëje tjetër do t’mund të ishit? – Ti je kjo!
– Rumi

‘Dua këtë muzikë dhe këtë agim
Dua ngrohtësinë e faqeve të tua mbi të miat
Një heshtje e madhe më pushton
Dhe pastaj endem, duke menduar
përse doja të përdorja fjalët.’
– Rumi

‘Vazhdo të trokasësh
Deri sa gëzimi nga brenda
Të hapë dritaren
Që të shikosh kush është aty.’
– Rumi

‘Jo më fjalë.
Në emër të këtij vendi
në pimë me frymëmarrjen tonë
heshtojmë si një lule
që zogjtë e natës të fillojnë të këndojnë.’
– Rumi

‘Dashuria na kërkon që ta gëzojmë jetën
Sepse nga vdekja nuk vjen asgjë e mirë
Kush është gjallë? – pyes unë.
Ata që digjen nga dashuria.’
– Rumi

Duke parë fytyrën tënde
Që në fillim të jetës sime
Kam këkruar për fytyrën tënde
Por sot e shikoj atë
Sot kam parë
Hijeshinë, bukurinë
Nuret më të paharrueshme
Të fytyrës tënde
Që kam qenë duke kërkuar
Sot të kam gjetur ty
Dhe ata që qeshnin
Dhe qëdje më përçmonin
U vjen keq që nuk kanë
Kërkuar si unë
Jam i magjepsur nga madhështia
E bukurisë sate
Dhe dua të të shikoj
Me njëqind sy
Zemra ime digjet nga pasioni
Që ka kërkuar nga kahera
Për këtë bukuri përrallore
Që tani e kam në krahë
Më vjen turp
Ti them kësaj
Dashuri njerëzore
Dhe kam frikë nga Zoti
Ta quaj atë hyjnore
Fryma jote erëmirë
Si flladi i mëngjezit
I afrohet kopshtiti të palëvizshëm
Ti më ke frymuar me jetë të re
Dhe unë jam drita jote e diellit
Dhe hija jote
Shkëlqimi yt
Ka ndezur një zjarr në zemrën time
Dhe ti rrezaton mbi
Mua…
Mbi tokën…
Mbi qiellin…
Shigjeta ime e dashurisë
Ka goditur në shenjë!
– Rumi, Poemat e Dashurisë të Rumit

‘Nëse dua veten time
Të dua ty
Nëse të dua ty
Dua veten time.’
– Rumi, Poemat e Dashurisë

‘E dashura ime
Ta dish që dashuria ime është e fshehur nga të gjithë
Ta dish që ajo është përtej besimit të të gjitha besimeve
Ta dish që në zemrën time ajo është më e qartë se hëna
Ta dish që ajo është jeta në trupin dhe në shpirtin tim’
– Rumi

‘Si hija
Jam
Dhe
S’jam.’
– Rumi

‘Ajo që po kërkon, por të kërkon ty.’ – Rumi

‘Kur i bën gjërat me shpirt, do ta ndjesh lumin të lëvizë brenda teje, gëzimin.’ – Rumi

‘Boll u solle si i vogël. Ti je universi në lëvizje ekstaze.’ – Rumi

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty