POEZIPablo NerudaPËRZGJEDHJE POEZISH NGA PABLO NERUDA

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA PABLO NERUDA

-

“Ne ket’ ane te historise jam une ai qe vdes,

i vetmi, dhe une do te vdisja nga dashuria
sepse te dua ty, ne zjarr dhe ne gjak.”
Pablo Neruda

“Dashuroni!
Dashuroni deri sa
te shembet nata.”
Pablo Neruda

“E gjelber ishte heshtja,
e lagesht drita,
muaji qershor u drodh
si nje flutur.”
Pablo Neruda

“Humba naten,
driten e qepallave te tua,
dhe kur nata me shtrengoi
une u linda serish:
isha Zot i erresires sime.”
Pablo Neruda

Ne cfare gjuhe bie shiu mbi qytetet e torturara?
Pablo Neruda

“Ishte fati im te doja
dhe te thoja lamtumire.”
Pablo Neruda

Ja pse te dua dhe ende pse jo.
Ka kaq shume arsye,
dhe ende kaq pak,
sepse keshtu eshte dashuria,
perfshirese dhe e pergjithshme,
e vecante dhe e tmerrshme,
e gezueshme dhe e dhimbshme,
qe cerdhon si yjet,
e pamatshme sa nje puthje.
Pablo Neruda

Ku eshte ajo?
Vazhdoj te pyes kur zhduken syte e tu.
Edhe sa gjate?
Pablo Neruda

Si t’ia bej une, dashuri, e dashur?
Une nuk e di se si duan te tjeret
ose se si kane dashur njerezit ne te shkuaren.
Une jetoj duke te pare ty,
duke te dashur ty.
Te jem i dashuruar eshte ne natyren time.
Pablo Neruda

Nga cdo gje qe kam pare,
vetem ty dua te te shikoj.
Nga cdo gje qe kam prekur,
vetem mishin tend dua te prek.
Dashuroj te qeshuren tende te portokallte.
Me mallengjen te te shikoj teksa fle.
Pablo Neruda.

“Dashuria eshte misteri i ujit dhe i yjeve.”
Pablo Neruda

Soneti XXV
Perpara se te te doja ty,
asgje s’me takonte mua:
Verdallosesha rrugeve,
mes objekteve.
Asgje s’kishte rendesi dhe as emer.
Bota perbehej nga ajer, qe priste.
Njihja dhoma plot me hi,
tunele ku jetonte hena.
Magazina te braktisura
qe thoshin ‘zhduku’,
pyetje qe kembengulnin mbi rere.
Cdo gje ishte e zbrazet,
e vdekur, e paze, e rene,
e braktisur, e kalbur,
pakonceptueshmerisht e huaj,
te gjitha.
Ato i perkisnin dikujt tjeter, jo mua:
deri sa bukuria jote e mbushi vjeshten
me thesare.
Pablo Neruda

“Nese asgje s’na shpeton nga vdekja,
te pakten dashuria duhet te na shpetoje nga jeta.”
Pablo Neruda

Jipmeni heshtje, uje, shprese;
jipmeni lufte, hekur, vullkane.
Pablo Neruda

Kush e shkruan emrin tend
me germa tymi mes yjeve te jugut?
Lerme te te kujtoj
sic ishe perpara
se te ekzistoje.
Pablo Neruda

A presin ende lotet e paderdhur
ne liqene te vogla?
Pablo Neruda

Ma jip doren nga thellesite
e mbjella nga dhimbja jote.
Pablo Neruda

E ithta dashuri,
manushaqe me kurore gjembash,
pasionesh shpuese,
shtize dhimbjesh,
kurore terbimi:
si ia dole te ma pushtosh shpirtin?
Kush te solli tek une?
Pablo Neruda

Me zemer te delire
dhe me sy te cilter,
i kendoj bukurise sate.
Duke mbajtur
zinxhire gjaku
qe te pikojne pas
per te gjurmuar
kurbat e tua.
Aty ku shtrihesh ti,
ne oden time,
si ne nje toke pyjesh
a shtrat lumi,
nje deltine aromatike
a nje det me muzike.
Nudo e bukur.
Barazisht te bukura kembet e tua
te harkuara nga prekja
e eres a e tingullit.
Veshet e tu,
guacka te vockla te detit
te magjishem amerikan.
Gjinjte e tu te begate.
Te mbushur me drite te gjalle,
qepallat e tua qe flatrojne si grure,
qe zbulojne a mbulojne
dy vendet e thella te syve te tu.
Linjat e shpatullave te tua
te ndara si rajone te zbehta,
vethumbasin dhe
perzihen me gjysmat kompakte
te nje molle qe vazhdojne
ta ndajne bukurine tende
ne dy kollona ari te lemuar,
fildishi te praruar,
per tu zhytur ne dy vilet e kembeve te tua,
ku pema jote binjake,
simetrike digjet serish dhe
ringrihet duke cerdhuar zjarr
si nje shandan i hapur,
si nje frut qe bymehet nga
bashkimi i tokes me detin.
Nga cfare materialesh:
Agat? Kuarc?
Grure?
U formesua trupi yt?
Qe bymehet ai buka e pjekur
per te na zbuluar
kodra te argjedta.
Copezimi i nje petaleje,
fruta te embela kadifeje te thelle
deri sa gjithe c’ka mbeti i mrekulluar,
nje forme fine dhe
e plote femerore.
Nuk eshte vetem drite
ajo qe buron mbi bote dhe
qe percohet nga trupi yt,
qe vetmbytet ne deliresi,
duke u larguar prej teje
sikur ti te ishe ne zjarr nga brenda.
Hena jeton ne linjat e lekures sate.
Pablo Neruda 

“Naten, dashuri,
lidhe zemren tende
me timen dhe
ato bashke,
ne gjume do ta mposhtin
erresiren.”
Pablo Neruda 

“Si nje kavanoz
ti strehoje nje embelsi te pafundme
dhe embelsia e pafundme
te therrmoi si nje
kavanoz.”
Pablo Neruda 

“Kur flasim bashke
me pelqen mbi tavoline
drita e nje shisheje vere
inteligjente.”
Pablo Neruda 

“Dashuria eshte
nje perplasje vetetimash.”
Pablo Neruda 

Ne fund te fundit,
sa gjate jeton njeriu?
A jeton ai njemije dite, apo vetem nje?
Nje jave apo disa shekuj?
Sa kohe do njeriu per te vdekur?
Cfare do te thote ‘pergjithmone’?
Pablo Neruda 

“Syte e tu, te gjere,
jane e vetmja drite qe njoh
nga yjesite e zhdukura.”
Pablo Neruda 

“Me cilat yje flasin lumenjte
qe nuk e arrijne kurre detin?”
Pablo Neruda 

Thuame, a eshte trendafili lakuriq
apo ai eshte e vetmja veshja e tij?
Perse e fshehin pemet
shkelqimin e rrenjeve te tyre?
A ka ndonje gje me te trishte
ne bote sesa nje tren ne shi?
Pablo Neruda 

“Askush nuk mund ta ndale lumin
e durave te tua,
te syve te tu dhe
pergjumjen e tyre,
me e dashura ime.
Ti je dridhja e kohes,
qe kalon ndermjet
drites vertikale dhe
qiellit n’erresim.”
Pablo Neruda 

Molle mishtore,
grua e mbushur,
hene qe digjet,
arome e erret algash deti,
perzierje balte dhe drite,
cfare dije sekrete fshihet
mes kollonave te tua?
Cfare netesh primitive
prek njeriu me shqisat e tij?
Dashuria eshte nje udhetim
neper uje dhe yje,
pergjate ajrit mbytes dhe
stuhive therese dritherash.
Dashuria eshte lufte rrufesh,
dhe dy trupa qe rrenohen
nga nje embelsi e vetme.
Puthje pas puthje
mbuloj pafundesine tende,
cepat e tua, lumenjte e tu,
fshatrat e tu te vegjel dhe
nje zjarr gjenital,
te shnderruar nga gezimi qe kullon
neper kanalet e ngushta te gjakut tend
ne nje karafil nokturn,
qe te jete, dhe te mos jete
vec drites
ne erresire.
Pablo Neruda 

“Ne nje puthje do te mesosh
ate qe s’ta kam thene.”
Pablo Neruda 

“Cila eshte rendesia ime
ne dhomen e harreses?”
Pablo Neruda 

“E dua detin se prej tij mesoj.”
Pablo Neruda 

“Cdo dite.
Cdo ore.”
Pablo Neruda 

Nese do te me pyesje se
ku kam qene gjithe kete
kohe do te te thoja,
“Gjerat ndodhin.”
Duhet te banoj mbi gurat
qe erresojne token,
mbi lumin qe shteron
ne shtratin e tij.
E di se asgje nuk i shpeton
ato qe kane humbur zogjte,
detin qe e kam lene pas,
ose motren time qe qan.
Pse ky bollek vendesh?
Pse mbyllet dita me dite?
Pse vertiten netet ne gojet tona?
Dhe pse te vdekura?
Pablo Neruda 

Ku ishe ti atehere?
Kush tjeter ishte aty me ty?
Duke e thene kete?
Pse vjen gjithe kjo dashuri,
papritur kur jam i trishtuar
dhe ty te ndjej te larget?
Pablo Neruda 

“Nga arqipelaget e stuhishem
te solla firzamoniken e eres,
valet e dallgeve te cmendura,
dhe ngadalesine e zakonshme
te gjerave natyrore qe perbejne
zemren time te cmendur.”
Pablo Neruda 

“Si ata ti je e gjate,
fjalepake dhe
e trishtuar,
te gjitha njeheresh,
si nje udhetim.”
Pablo Neruda 

Une i flas asaj ne nje gjuhe
qe ajo se ka degjuar kurre.
Une i flas asaj spanjisht,
ne gjuhen e gjuhegjateve,
me vargjet e zymta
te Díaz Casanueva;
ne ate gjuhe ne te cilen
Joaquín Edwards
predikon nacionalizmin.
E folura ime eshte e sinqerte;
Une i flas me elokuence dhe joshje;
fjalet e mia,
me shume se nga une,
dalin nga netet e ngrohta,
nga shume nete te vetmuara
mbi detin e kuq, dhe
kur ajo valletarja e vockel
ma hedh krahun ne qafe,
une e kuptoj qe ajo e kupton.
Nje gjuhe e mrekullueshme!
Pablo Neruda 

“Ndonjehere ngrihem ne agim.
Edhe shpirtin e kam te lagesht.”
Pablo Neruda 

Soneti LXXXI
Shplodhu
me enderrat e tua
tek enderrat e mia.
Dashuria,
dhimbja dhe puna
duhet te flene tani,
te gjitha.
Nata kthehet
nga rrotat e saj
te padukshme,
dhe ti je krahe meje
aq e paster sa nje thengjill.
Asnje tjeter, dashuri,
nuk do te flere ne
enderrat e mia.
Ti do te ikesh,
ne do te ikim bashke,
mbi ujerat e kohes.
Askush tjeter nuk
do te eci neper hije me mua,
vetem ti, gjelberim, diell, hene.
Duart e tua i kane hapur
grushtet e tyre delikat.
Syte e tu te mbyllura
si dy krahe gri dhe
une qe leviz nga pas,
duke ndjekur ujin qe rrjedh nga ti,
qe me con mua larg.
Nata, bota,
era vertisin fatin e tyre.
Pa ty,
une jam enderra jote,
vetem kaq, dhe
kjo eshte e gjitha.
Pablo Neruda 

“Do te ti sjell une lulet nga malet,
nga zymbylat, nga lajthite e errta,
ne nje shporte me puthje.”
Pablo Neruda 

“Nese te gjithe lumenjte jane te embel,
nga e merr kripen deti?”
Pablo Neruda 

“Syte e mi u sfumuan
nga embelsia jote,
po…ti je…
syte e mi.”
Pablo Neruda 

“Te preka dhe jeta ime ndali.”
Pablo Neruda 

‘E qeshura është gjuha e shpirtit.’
Pablo Neruda 

‘Humba natën,
pa dritën e Qepallave të tua,
dhe kur nata më rrethoi Linda sërish:
isha Zot i errësirës sime.’
Pablo Neruda 

‘Çfarë do bëj,
dashuri, e dashur?
Unë nuk e di se si
dashurojnë njerëzit
Apo se si kanë dashuruar
njerëzit në të shkuarën.
Unë jetoj, duke të parë ty,
duke të dashur ty.
Të jem i dashuruar është
në natyrën time.’
Pablo Neruda 

‘Natën ëndërroj
sikur në të dy
jemi dy bimë
Që rriten bashkë,
me rrënjë të ndërthurura,
Dhe që ti i njeh tokën dhe
shiun si gojën time,
Meqë jemi të përbërë n
ga tokë dhe shi.’
Pablo Neruda 

‘Ja pse të dua dhe
pse nuk të dua.
Ka kaq shumë arsye, dhe
megjithatë kaq pak,
Sepse dashuria është kështu,
Përfshirëse dhe
tmerruese,
E gëzueshme dhe
e dhimbshme,
Që çerdhon si yjet,
dhe që është
E pamatshme
si një puthje.’
Pablo Neruda 

‘Çfarë paguan Vjeshta,
Me kaq shumë para të verdha?
Pablo Neruda 

‘Me puthje goja jote i mësoi
Buzët e mia të njihnin zjarrin.’
Pablo Neruda

‘Të dua si një bimë që nuk çel
Dhe që mban me vete,
të fshehur, dritën e atyre luleve.’
Pablo Neruda

‘Çdo ditë, ti luan me dritën e universit.’
Pablo Neruda

‘Sytë e tu të mëdhenj
janë e vetmja dritë që njoh
nga yllësitë e zhdukura.’
Pablo Neruda

‘Dua të shikoj etje
Mes rrokjeve
Zjarr të fuqishëm
Mes tingujsh
Të ndjej përmes
errësirës
Britmën.’
Pablo Neruda

‘Tek ti toka…
Trëndafil i vogël
Trëndafilkë,
Herë pas here,
Të vegjël dhe lakuriq,
Duket sikur,
Mund të të mbajë
të gjithën Dora ime,
Grushti im,
Sikur të mund t’ju shtrëngoja kështu
Dhe t’ju mbaj në gojën time,
Por, Papritur,
Këmbët e mia prekin këmbët e tua
Dhe goja ime buzët e tua Ti je rritur,
Shpatullat e tua ngrihen si dy kodrina,
Gjinjtë e tu enden ndër gjinjtë e mi,
Krahët e mia mezi arrijnë të rrethojnë
Linjat e holla, si një hënë e re të belit tënd:
Kur je e dashuruar lëshohesh si ujë deti
Ndërsa unë ulem te goja jote për të puthur tokën.
Pablo Neruda

‘Do të vdes duke puthur gojën tënde të ftohtë,
Duke përqafuar buqetën e humbur të trupit tënd,
Dhe duke kërkuar për dritën e syve të tu të mbyllur.’
Pablo Neruda

‘Bukuria ime,
lule më lule,
yll më yll,
Dallgë më dallgë,
dashuri,
e kam numëruar
trupin tënd.’
Pablo Neruda

‘Nga të gjitha nuret e vendit tim,
Zgjodha zemrën tënde të egër.’
Pablo Neruda

‘Nga një dashuri e tmerrshme,
duart e tua të buta,
të pastra i dhanë paqe syve të mi dhe
diell shqisave të mia.’
Pablo Neruda

‘E shëmtuara ime,
të dua për belin tënd të artë,
E bukura ime,
të dua për atë rrudhën
në ballin tënd,
Të dua, të dua sepse
je e qartë dhe e errët.’
Pablo Neruda

‘Si e ndajnë portokallet
dritën në pemën e portokalleve?’
Pablo Neruda

‘Poshtë lëkurës tënde hëna është e gjallë.’
Pablo Neruda

‘Si e ndajnë portokallet dritën
në pemën e portokalleve?’
Pablo Neruda

‘Do të rrëzohesh me mua
si një gur në varr.’
Pablo Neruda

‘Ti del nga deti lakuriq,
Dhe rikthehesh në botë
plot me kripë dhe diell,
Statujë tingëlluese,
shpatë rëre.’
Pablo Neruda

‘Përse është kaq e rëndë,
ëmbëlsia e zemrës së qershiesë?’
Sepse ajo duhet të vdesë,
ose sepse,
duhet të vazhojë
të ecë përpara?’
Pablo Neruda

‘Të desha pa ditur se si,
dhe kërkova për kujtimin tënd.
Në shtëpitë e zbrazëta
hyra me një fanar
për të vjedhur portretin tënd.’
Pablo Neruda

‘Ti i përshkon malet ashtu siç kalon flladi.’
Pablo Neruda

‘Dashuria ime ka dy jetë për të të dashur ty.
Ja se si arrij të të dua kur nuk të dua,
dhe Të të dua ende kur të dua.’
Pablo Neruda

‘Unë kam një koncept dramatik
dhe romantik për jetën;
Ajo që nuk mi prek shqisat
nuk do të thotë asgjë për mua.’
Pablo Neruda

‘Por ti,
o vajzë e ftohtë,
ti, tym,
ti, thekër misri.
Ti je ajo që po bënte era
me gjethet e përndritura.
Përtej maleve natësore,
zambak i bardhë
i përflakur,
Ah, s’mund të them
asgjë!
Ti je e përbërë
nga gjithçka.’
Pablo Neruda

‘Ne që të gjithë mbërrijmë nga rrugë të ndryshme,
nga gjuhë të pabarabarta, në heshtje.’
Pablo Neruda

‘Ma jip dhimbjen e të gjithë botës
dhe unë do ta kthej në shpresë.’
Pablo Neruda

‘Jam i etur për një dashuri aq të thellë,
saqë do të bëhej xheloz edhe oqeani.’
Pablo Neruda

‘I gjithë trupi yt është
Një gotë vere
Ose një ëmbëlsi e destinuar për mua
Kur ngre dorën
Në çdo vend gjej nga një pëllumb
Që më kërkon mua
Sikur, dashuria ime
Sikur ti të ishe prej argjile
Për duart e mia prej poçari
Gjunjët e tu
Gjinjtë e tu
Beli yt
Zhduken në mua si në
Zgavrat e një toke të etur
Ku ato humbasin
Një formë
Dhe, së bashku
Do të kthehen në një lum të vetëm
Si një kokërrizë e vetme rëre.’
Pablo Neruda, poezia ‘Poçari’

‘Puthjet e mia ranë,
të lumtura si prush.’
Pablo Neruda

‘Dhe tani, e dashur,
nëpërmjet kërcëllimave të detit,
ne kthehemi si zogj të verbër.’
Pablo Neruda

‘A nuk të vret dot
një puthje pranvere?
A beson se,
përpara teje dhimbja
mban flamurin e fatit tënd?’
Pablo Neruda

‘Në fund,
të gjithë jemi të vetëdijshëm
për një gjë:
Askush nuk mban atë që ka,
Dhe jeta është vetëm një huamarrje kockash.’
Pablo Neruda

‘A nuk e shikon se lulet
e pemës së mollës
vdesin në një mollë?’
Pablo Neruda

‘Ngrihu me mua
kundër organizimit
të misterit.’
Pablo Neruda

‘Ndërmjet buzëve dhe
zërit diçka vdes.’
Pablo Neruda

‘Përse derdhe zjarr të ëmbël kaq shpejt,
mbi gjethet e ftohta të jetës sime?
Kush ta tregoi rrugën për tek unë?
Çfarë shkëmbi,
çfarë lule,
çfarë tymi ta tregoi rrugën se ku jetoj?
…ndërsa brenda,
një dashuri e furishme
Vërtitej rreth meje
– deri sa më shpoi
me gjembat e saj,
Me shpatën e saj,
duke çarë rrugën për te zemra ime.’
Pablo Neruda

‘Gjethet e thata të vjeshtës
vërtiten në shpirtin tënd.’
Pablo Neruda

‘Çfarë mund të them
pa prekur tokën
me duart e mia?’
Pablo Neruda

‘Lufta ime është e ashpër
dhe unë kthehem
Me sy të lodhur
Herë pas here
Pasi kam parë
Tokën e pandryshuar
Por kur hyn
buzëqeshja jote
Ajo ngrihet në qiell
duke më kërkuar mua
Dhe ajo hap për mua
Të gjitha dyert e jetës.’
Pablo Neruda


‘Do të të dërgoj një puthje
me erën dhe
unë e di që ti
do ta dëgjosh.
Ti do kthehesh pa më parë,
por unë do të jem aty.’
Pablo Neruda

‘Ku ishe ti atëherë?
Kush tjetër ishte aty?
Duke thënë çfarë?
Përse kthehet e gjithë
dashuria ime
Kur jam i trishtuar
dhe ti je larg?
Pablo Neruda

‘Nga dhimbja në dhimbje
dashuria i kryqëzon ishujt e saj
me rrënjë të ujitura nga vajtimi.’
Pablo Neruda

‘Dhe unë përsëris:
Eja me mua,
sikur të isha duke vdekur,
Dhe askush
nuk pa në gojën time
hënën që rridhte gjak,
Dhe askush
nuk pa gjakun
që po ngrihej në heshtje.
Oh, dashuri,
le ta harrojmë tani
yllin me gjemba!
Pablo Neruda

‘Oh, e dashur, nuk ka asgjë veç hije
Ku ti më shoqëron në ëndërra
Dhe më tregon për orën e dritës.’
Pablo Neruda

‘Kush e dëshiroi njëri-tjetrin si ne të dy?
Eja të shikojmë hirin antik të zemrave që u dogjën
Dhe le të preken puthjet tona atje, një nga një,
Deri sa lulja, e patrup, të ngrihet sërish.
Le ta duam atë dëshirë që konsumoi frutin e vet
Dhe që më pas shkoi poshtë në tokë:
Ne jemi drita e saj e vashdueshme
Fara e saj e pashkatërrueshme, e brishtë.’
Pablo Neruda

‘Këtu është vemtia
nga ku mungon ti
Është duke rënë shi.
Era e detit po përndjek
pulëbardhat e humbura
Uji ecën këmbëzbathur
në rrugët e lagura.
Nga pemët gjethet
Ankohen a thua se janë të sëmura.
Bletë e bardhë, edhe e ikur,
ti jeton në shpirtin tim.
Ti jeton sërish në kohë,
e hollë dhe e heshtur.
Ah, ti je e heshtur.’
Pablo Neruda

‘Nuk mund të heq dorë
nga dashuria jote pa vdekur.’
Pablo Neruda

‘E errët është nata
e botës pa ty,
dashuria ime.’
Pablo Neruda

‘Nuk mund të eci veçse me ty
Nuk mund të këndoj
Veçse kur këndon ti.’
Pablo Neruda

‘Çdo gjë më sjell tek ti,
sikur çdo gjë që ekziston,
aromë,
dritë,
metale,
të ishin varka të vogla
që lundorjnë
drejt ishujve të tu
duke më pritur mua.’
Pablo Neruda

‘Çfarë peshon
më shumë mbi bel,
trishtimi apo kujtimet?
Pablo Neruda

‘Ne e kemi humbur
edhe këtë muzg
Askush nuk na pa këtë mbrëmje
dorë për dore
Ndërsa nata e blunjtë
ra mbi botë
Unë kam parë nga dritarja
ime Festën e perëndimit të diellit
nga maja e maleve të largëta
Ndonjeherë një copë dielli
Digjte si një monedhë
mbi dorën time
Të kujtoj me shpritin
ndrydhur
Më atë trishtimin tim
që ti e njeh.’
Pablo Neruda

‘Dhe zemra tringëllin
si një guackë e tharë kërmilli
Thërret, oh det, oh vajtim,
Shpërndarë nëpër dallgët e pafata,
të shprishura
Deti raporton zhurmshëm
Mbi hijet e tij të dobta,
lulëkuqet e tij të gjelbra.’
Pablo Neruda

‘Zemra lëviz përgjatë tuneleve
Në errësirë, në errësirë, në errësirë
Si një anije e braktisur
ne mbytemi brenda vetes
Sikur të ishin duke u mbytur
brenda zemrave tona
Sikur jetuam për të rrëshqitur
prej lëkure në shpirtrat tanë.’
Pablo Neruda

‘Të kujtoj atë,
është sikur zemra ime
të ishte e varrosur në shi
Sërish mendoj se, është ajo,
por përse do të të donte të vinte ajo tani?
Oh, çfarë ditësh të trishta!
Sytë e tu:
Si dy kupa të fjetura,
të errësuara me manaferra të purpurta
Nga poshtë pyllit,
çfarë gjethe,
si gjethja e një vere të bardhë
Me aromë dhe e rëndë,
mund të të kisha sjellë nga pylli.
Çdo gjë fluturon nga kjo vetmi
që thellohet nga
shiu dhe mendimet.’
Pablo Neruda

‘Oh, mos u shpërbëftë kurrë silueta jote në rërë
Oh, mos fluturofshin qëpallat e tua në mungesë
Mos u largo as edhe një minutë, e dashur
Sepse në atë minutë do të kesh ikur shumë larg
E unë do të përshkoj të gjithë tokën duke pyetur
Nëse do të kthehesh apo do të më lësh këtu të vdes.’
Pablo Neruda

‘Tek ti luhatem,
tek ti rrëzohem
Dhe tek ti ngrihem duke u djegur
Ti mes të gjitha qënieve
Ke të drejtën të më shikosh të dobët.’
Pablo Neruda

‘Unë nuk jam një bari i butë
Si ato që gjen nëpër përralla
Por një druvar i mirë që ndan me ty
Tokën, erën dhe gjembat e malit.’
Pablo Neruda

‘Dikush do të pyesë më vonë,
ndonjëherë
Duke kërkuar për një emër,
emrin e tij ose të dikujt tjetër
Përse e neglizhova trishtimin e tij,
apo dashurinë e tij
Apo arsyen e tij, apo delirin e tij,
apo vështirësitë e tij
Dhe ai do të ketë të drejtë:
ishte detyra ime të të vija një emër
Ty, dikujt prej shumë larg dhe dikujt afër
Të emëroja dikë për plagët e tij heroike
Të emëroja një grua për petalet e saj
Atë njeriun arrogant për pafajësinë e tij të dobët
Të harruarit për errësirën e tij të famshme
Por nuk kisha as kohë dhe
as bojë mjaftueshëm për të gjithë ju.’
Pablo Neruda

E dashur
Ashtu si mbi gurin e ftohtë
Të pranverës, uji hap shtegun
Po ashtu bën edhe buzëqeshja mbi fytyrën tënde,
Me duar delikate dhe me këmbë të holla
Si një kalush i argjendtë
Duke ecur, o lule e botës
Kështu të shikoj
Sytë e tu janë shumë të mëdhenj për fyrtyrën tënde
Sytë e tu janë shumë të mëdhenj për tokën
Ka vende, ka lumenj Në sytë e tu
Vendi im në sytë e tu
Eci nëpër to
Ato ndriçojnë botën
Në të cilën eci
Gjinjtë e tu janë si bukë
Të bëra me kokra toke dhe prej hëne të artë
Beli yt
Krahu im rreth tij si një lum kur
Rrjedh nëpër mijëra vite përgjatë trupit tënd të ëmbël
Nuk ka asgjë si vithet e tua
Ndoshta toka në
Disa vende të fshehura ka
Lakimet dhe aromën e trupit tënd
Ndoshta në disa vende
E dashur, e dashura ime e vetme
Zëri yt, lëkura jote, thonjë e tu
Qënia jote, drita jote, hija jote
Gjithë ajo që është imja, e dashur
Kur ti ecën apo kur shplodhesh
Kur këndon apo kur fle
Kur vuan apo kur ëndërron Gjithmonë
Kur je afër ose larg Gjithmonë
Ti je e imja, e dashura ime e vetme Gjithmonë.
Pablo Neruda

Kam frikë.
Mbërmja është gri dhe trishtimi
I qiellit hapet si goja e një të vdekuri
Zemra ime vajton për princeshën
E huarruar në fund të një pallati të shkretuar
Kam frikë.
Ndjehem i lodhur dhe i vogël
Saqë dukem si natë edhe pa menduar për të
Koka ime e sëmurë mund të mos nxë as edhe një ëndërr
Ashtu siç mund të mos nxë qielli një yll
Edhe kështu, kam një pyetje në sy
Dhe një ulërimë në gojën time
që goja ime nuk e ulëret dot
Nuk ka veshë mbi tokë
që ta dëgjojnë ankimet e mia të trishta
Të braktisura mes tokës së pafundme
Universi vdes nga një agoni e qetë
Pa festën e diellit apo të muzgut të gjelbër
Saturni ngashëren si vajtimi im
Toka është një frut i zi që e kafshon qielli
Dhe përgjatë pafundësisë së zbrazëtisë
Retë enden verbërisht si varka të humbura
Që fshehin nën vete yje të thyera
Dhe vdekja e botëve bie përbi të gjithë jetën time.’
Pablo Neruda 

‘Ti je drithërima e kohës, që kalon ndërmjet dritës vertikale dhe qiellit të errët.’ – Pablo Neruda 

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty