POEZIRumiPËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

-

Dua të të shikoj ty

Të të njoh zërin
Të të njoh ty aty kur ti
Shfaqesh atje te cepi
Të ndjej aromën tënde kur unë të futem
Në një dhome nga ku ti sapo ke dalë
Të njoh ngritjen e thembrës tënde
Rrëshqitjen e këmbës tënde
Të njoh se si
I mbyll ti buzët
Dhe pastaj se si i hap
Pak fare, ashtu
Kur unë përkulem për
Të të puthur
Dua të njoh gëzimin
Se si pëshpërit ti
‘më shumë.’
– Rumi 

‘Në dritën tënde mësova se si të dashuroj. Në bukurinë tënde, se si të shkruaj poema. Ti vallëzon brenda gjoksit tim ku askush nuk mund të të shikojë, por ndonjëherë të shikoj unë, dhe ai vështrim kthehet në këtë art.’ – Rumi 

‘Lamtumirat janë për ata që dashurojnë me sy. Sepse për ata që dashurojnë me zemër dhe me shpirt nuk ka diçka të tillë si ndarje.’ – Rumi 

‘Eja, eja, kushdo qofsh ti. Ëndërrimtar, adhurues, dashnor largimesh. Nuk ka rëndësi. Kjo e jona nuk është nja karavan dëshpërimi. Eja, eja, edhe nëse i ke thyer betimet një mijë herë. Eja, sërish eja, eja, eja.’ – Rumi 

‘Njerëzit duan që ti të jesh i lumtur.
Mos u shërbe atyre vuajtjen tënde!
Nëse mund t’i bashkosh krahët e tu
Dhe ta çlirosh shpritin nga xhelozia
Ti dhe kushdo rreth teje
Do të fluturoni lart si pëllumbat.’
– Rumi 

‘Mali e mban brenda vetes një jehonë. Kështu e mbaj edhe unë zërin tënd.’ – Rumi 

‘E mbylla gojën dhe të fola në njëqind mënyra të heshtura.’ – Rumi 

‘Atë qëZoti ia tha trëndafilit, dhe që bëri që ajo të lulëzonte plotësisht, ai ia tha zemrës sime dhe ajo u bë edhe njëqind herë më e bukur.’ – Rumi 

‘Kush është kaq me fat? Ai që vjen tek liqeni për të pirë ujë dhe shikon reflektimin e hënës.’ – Rumi 

‘Oh shpirt
Ti shqetësoshesh shumë
Ti ke parë vet fuqinë tënde
Ti ke parë vet bukurinë tënde
Ti ke parë vet krahët e tu
Apo diçka më pak,
Përse shqetësoshesh?
Ti je me të vërtetë
Shpirti, i shpirtit, të shpirtit. – Rumi 

‘Ti endesh nga dhoma në dhomë
Në kërkim të gjerdanit të diamantë
Që e ke në qafë.’ – Rumi 

‘A e di ti se çfarë je?
Ti je dorëshkrimi i një letre hyjnore.’ – Rumi 

‘Zemra ime është kaq e vogël
Thuajse e paduskshme.
Si mund të vendosësh
Në një vënd kaq të vogël
një dhimbje kaq të madhe?
‘Shiko,’ u përgjigj ai,
‘Sytë e tu janë edhe më të vegjël,
Dhe megjithatë, ata përmbajnë të gjithë universin.’
– Rumi 

‘Unë jam hëna jote dhe drita jote e hënës
Unë jam lulja jote dhe uji pos ashtu
Kam bërë gjithë këtë rrugë, i etur për ty
Pa këpucë, pa shall
Dua që të qeshësh
Ti vrasësh të gjitha shqetësimet
Të të dua
Të të ushqej.’
– Rumi 

‘Të dashuruarit gjejnë vende sekrete
Brenda kësaj bote të dhunshme
Dhe aty kryejnë transaksione
Me të bukurën.’ – Rumi 

‘Zgjedh të të dua në heshtje..
Sepse në heshtje nuk ka refuzim,
Zgjedh të të dua në vetmi…
Sepse në vetmi je vëtëm e imja,
Zgjedh të të adhuroj prej s’largu…
Sepse largësia do të më mbrojë nga dhimbja,
Zgjedh të të puth në erë…
Sepse era është më e butë sesa buzët e mia,
Zgjedh të të mbaj në ëndërrat e mia…
Sepse në ëndërrat e mia, ti nuk ke fund!’
– Rumi 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty