POEZIPablo NerudaPËRZGJEDHJE POEZISH NGA PABLO NERUDA

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA PABLO NERUDA

-

Dashuria…dy trupa te mundur nga nje pike e vetme mjalte. – Pablo Neruda

Dua të të bëj ty
Atë që i bën pranvera
Pemëve të qershive
Nga Pablo Neruda

Nuk jam xheloz
Për atë që ka qenë përpara meje
Eja me një burrë
Mbi shpatullën tënde,
Eja me njëqind burra në flokët e tu,
Eja me njëmijë burra ndërmjet gjinjve dhe këmbëve të tua,
Eja si lum
Plot me burra të mbytur
Që rrjedhin poshtë tek deti i egër
Tek dallga e përjetshme, e Kohës!
Silli të gjithë
Aty ku jam duke të pritur ty
Ne do të jemi gjithmonë vetëm,
Ne do të jemi gjithmonë vetëm, unë dhe ti
Vetëm në tokë,
Për të filluar një jetë!
Nga Pablo Neruda

Kur të vdes, i dua duart e tua mbi sytë e mi

Dua dritën dhe ngrohtësinë e duarve të tua të dashura
Që ta përcjellin freskinë e tyre përmbi mua, edhe një herë
Dua të ndjej butësinë që më ndryshoi fatin
Dua që ti të jetosh, ndërsa pres për ty, i fjetur
Dua që veshët e tu të dëgjojnë ende erën,
Dua që ta nuhasësh aromën e detit që e deshëm bashkë
Dhe të ecësh mbi rënërën ku ecëm bashkë
Dua që ajo që dua, të vazhdojë të jetojë
Dhe ty që të dua
Dhe të këndoj mbi çdo gjë tjetër
Të vazhdosh të lulëzosh
Me boçe të plota
Që të arrish çdo gjë që dashuria ime e sjell te ty
Që hija ime të udhëtojë me flokët e tu
Që çdo gjë të mësojë përsenë e këngës sime
Nga Pablo Neruda

Të vdesësh ngadalë

Ai që bëhet skllav i zakonit
Që ndjek të njëjtën rrugë çdo ditë
Q nuk ndërron kurrë shpejtësi
Që nuk rrezikon dhe ndryshon ngjyrat e veshjeve të tij
Që nuk flet, ose që nuk përjeton
Vdes ngadalë
Ai ose ajo që i shmanget pasionit
Që preferon të zezën mbi të bardhën
Duke vënë pikat mbi i në vend të një në vend të
përjetimit të një shkulmi emocionesh,
Të atij lloji që t’i bën sytë të të shkelqejnë
Që e kthen mjaullimën në një buzëqeshje
Që e bën zemrën të gulçojë përballë gabimeve dhe ndjenjave
Vdes ngadalë
Ai ose ajo që nuk i kthen gjërat përmbys
Që është i palumtur në punë
Që nuk rrezikon sigurinë për pasigurinë
Për të ndjekur një ëndërr
Ata që nuk ia vënë veshin këshillave të paktën një herë në jetë
Vdes ngadalë
Ai që nuk udhëton, që nuk lexon
Që nuk dëgjon muzikë
Që nuk gjen hijeshi tek vetja
Vdes ngadalë
Ai që shkatërron dalëngadalë vetëvlerësimin e vet
Qi nuk lejon të tjerët që ta ndihmojnë
Që i kalon ditët duke u ankuar mbi fatin e tij të keq
Për lumin që nuk ndalet kurrë
Vdes ngadalë
Ai ose ajo që braktisën një projekt përpara se ta fillonin atë
Që nuk bëjnë pyetje mbi tema që nuk i dinë
Ai ose ajo që nuk përgjiggjen kur u kërkohet diçka që ata e dinë
Vdes ngadalë
Le të përpiqemi dhe ta shmangim vdekjen e gjërave të vogla
Duke i kujtuar vetes se të jesh gjallë kërkon një përpjekje më të madhe
Sesa thjesht të marrësh frymë
Vetëm një durim që digjet mund të na çojë
Drej arritjes së një lumturie të shkëlqyer
Nga Pablo Neruda

Jam i dëshiruar për gojën tënde

për zërin tënd
për flokët e tu
I heshtur dhe i uritur
vërtitem nëpër rrugë
Buka nuk më ushqen
Madje më bezdis
Gjithë ditën kërkoj për masën lëngjërore të hapave të tu
Jam i uritur për qeshjen tënde të permbajtur
duart e tua ngjyrë korrjesh të egra
i uritur për gurët e zbehtë të thonjve të tu
Dua të ha lekurën tende si bajame
Dua të ha rrezet e diellit që flakërojnë mbi trupin tënd të ëmbël
hundën mbretërore të fytyrës tënde arrogante
Dua të ha hijen e qerpikëve të tu
kështu vërdallosem i uritur
duke gjuajtur për ty
për zemrën tënde të ngrohtë
Nga Pablo Neruda

Dua që të dish një gjë
Ti e di se si e ka kjo punë
nëse shikoj hënën e kristaltë
Apo degën e kuqe të vjeshtës
së ngadaltë në dritaren time
nëse prek afër zjarrit ashklat e pakapshme
apo trupin e rrudhosur të trungut
çdo gjë më sjell tek ti
sikur çdo gjë që ekziston
aromat, drita, metalet
të ishin varka të vogla që lundrojnë
drejt ishujve të tu që më presin mua
tani, nëse pak nga pak ti rresht së më dashuri
edhe une do rresht së të dashuri
pak nga pak
nëse pa pritur më harron
mos më kërko
sepse unë do të të kem harruar
nëse e mendon gjatë dhe çmendurisht
erërat që kalojnë përgjatë jetës sime
e ti vendos të më lësh në
bregun e zemrës ku kam rrënjët
kujto se në atë ditë
në atë orë
do t’i ngre krahët dhe rrënjet e mia
e do të nisen në kërkim
të një toke tjetër
por çdo ditë
ti e di se je e paracaktuar për mua
me një ëmbëlsi të pakapshme
dhe nëse çdo ditë një lule ngjitet
tek buzët e tua për të më kërkuar mua
ah dashuria ime, e imja
tek unë përsëritet gjithë ai zjarr
tek unë asgjë nuk zhduket apo harrohet
dashuria ime ushqehet mbi dashurinë tënde
për sa gjatë qe ti ta jetosh atë
në krahët e mi pa i lënë ato.
Nga Pablo Neruda

Të dua pa e ditur si,

apo kur,
apo ku.
Të dua thjeshtë,
pa probleme dhe
pa krenari:
Të dua në këtë mënyrë
sepse nuk di tjetër mënyrë
të dashuri veç kësaj,
ku nuk ka as ti dhe as unë,
kaq intime saqe dora jote
mbi gjoksin tim
është dora ime,
kaq intime
saqe kur bie në gjumë
syte e tu mbyllen.
Nga Pablo Neruda,

Sonte mund të shkruaj

rrjeshtat më të trishtuar
une e desha atë
dhe ndonjëherë
edhe ajo më deshi mua
Të shkruaj, për shembull
Nata është plot me yje,
dhe yjet, blu,
shkëlqejnë në largësi
Era e natës fishkëllen
në qiell dhe këndon
Ne net si këto
E kam mbajtur atë në krahët e mi
E kam puthur kaq shumë herë
nën qiellin e pafundmë
Ajo më deshi
dhe ndonjëherë edhe unë e desha atë
Si të mos doja sytë e saj të palëvizshëm?
Sonte mund të shkruaj
poezinë më të trishtuar
Të mendoj që nuk e kam më
Të ndjej që e kam humbur
Të dëgjoj natën e pafundme
edhe më të thellë pa të
dhe poema bie mbi shpirt si vesa mbi bar
Ç’rëndesi ka që dashuria ime
nuk mund ta mbante ate
Nata është plot me yje
dhe ajo nuk është me mua
Kjo është e gjitha
diku, atje larg, dikush po këndon
diku atje larg shpirti im është i humbur pa të
Sikur të mund ta sillja afër
Syte e mi e kërkojnë atë
zemra ime kërkon atë
dhe ajo nuk është me mua
E njejta nate që zbardh të njejtat pemë
ne, ne qe ishim, dhe qe nuk jemi më
Nuk e dua më, është e vërtetë
por sa shumë e desha
zeri im kerkoi nëpër erë
për të prekur veshin e saj
E dikujt tjetër
ajo do të jetë e dikujt tjetër
ashtu si dikur i përkiste puthjeve te mia
Zëri i saj
trupi i saj i lehtë
syte e saj të pafundmë
Nuk e dua më, e vërtetë
por ndoshta edhe e dua
dashuria është kaq e shkurtër
harresa kaq e gjatë
Sepse në net si kjo
e kam mbajtur në krahet e mi
shpirti im është i humbur pa të
edhe pse kjo mund te jetë dhimbja
e fundit që ajo më shkakton
edhe kjo mund te jetë poema
e fundit që shkruaj për të.
Nga Pablo Neruda

Nuk të dua vetëm me përjashtim se të dua

Shkoj nga të dua në nuk të dua
Nga duke pritur në duke mos pritur për ty
Zemra ime valvitet nga i ftohti në zjarr
Të dua ty vetëm sepse ti je e vetmja që dua
Të urrej thellësisht
dhe duke të të urryer
Thyhem para teje
dhe matësi i ndryshimit të dashurisë sime
është se une nuk të shikoj
por të dua verbërisht
Ndoshta drita e janarit do të konsumohet
Zemra ime me rrezen e saj të egër
Duke më vjedhur çelesin e qetësisë sime të vërtetë
Në këtë pjesë të historisë
Une jam ai qe vdes
i vetmi
dhe une do te vdisja nga dashuria sepse unë të dua në zjarr dhe në gjak.
Nga Pablo Neruda

Tani do të numërojmë deri në dymbëdhjetë
Dhe do të rrimë që të gjithë palëvizur.
Për nje hërë të vetme në fytyrën e tokës
Le të mos flasim në asnjë gjuhë,
Le të ndalim për një sekondë,
Dhe të mos t’i lëvizim krahët tanë aq shumë.
Do të jetë një lëvizje ekzotike
Pa nxitim, pa motorra,
Do të jemi të gjithë bashkë
Në një çudi të papritur.
Peshkatari në detin e ftohtë
Nuk do t’i lëndojë balenat
Dhe ai njeriu që mbledh kripë
Do të shikojë duart e tij të lënduara.
Ata që përgatisin luftra të gjelbra,
Luftra me gaz, luftra me flakë,
Fitore pa të mbijetuar,
Do të mbathin rroba të pastra
Dhe do të ecin me vëllezërit e tyre
Në hije, pa bërë asgjë.
Nuk duhet ngatërruar ajo që dua
Me inaktivitetin e plotë.
Jeta është për ajo që është;
Nuk dua një kamion me të vdekur.
Sikur të mos kishim vetëm një mendësi
Që t’i mbajmë jetët tona në lëvzje,
Dhe për një herë të vetme të mos bënim asgjë,
Ndoshta një heshjte e madhe
Do ta ndërpriste këtë trishtim
Të mos të kutuarit dot të vetes kurrë
Dhe të kërcënimit të vetes me vdekje,
Ndoshta toka do të na mësojë si atëherë
Kur çdo gjë duket si e vdekur
Më pas del se ishte e gjallë,
Tani do të numëroj deri në dymbëdhjetë
Dhe mbani qetësi teksa vazhdoj.
Nga Pablo Neruda

Tani mund të më lënë të qetë.
Tani janë mësuar me mungesën time.
Do t’i mbyll sytë.
Dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjë të zgjedhura.
E para, dua një dashuri të pafundme.
E dyta, dua të shikoj vjeshtën.
Unë nuk mund të ekzistoj pa gjethet
Që fluturojnë dhe bien përtokë.
E treta, dua dimrin solemn,
Dua shiun, përkëdheljet e
Zjarrit në të ftohtin e ashpër.
E katërta, dua verën.
Kumbullën si shalqi.
Dhe e pesta, dua sytë e tu,
Matilde, e dashura ime,
Nuk mund të fle pa sytë e tu,
Nuk mund të ekzistoj pa vështrimin tënd,
Shkrihem me pranverën
Që ti të më ndjekësh me sy.
Kjo, miq, është gjithçka ç’ka dua.
Që vjen pas asgjësë, dhe që është shumë afër gjithçkasë.
Tani, ata le të ikin nëse dëshirojnë.
Kam jetuar kaq shumë, saqë një ditë
Atyre do t’u duhet të më harrojnë përdhunshëm,
Duke me fshirë nga tabela me shkumës, me fshirëse.
Zemra ime ka qenë e pashtershme.
Por duke qenë se, unë kërkoj heshtje,
Mos mendoni se po vdes.
E kundërat është krejt e vërteta;
Ja që do të jetoj!
Të jem, dhe të vazhdoj të jem.
Megjithatë, nuk do të jem, nëse brenda meje,
Të mbjellat nuk do të vazhdojnë të çelin,
Në fillim filizat, të cilat çajnë tokën
Për të arritur dritën;
Por nëna tokë është e errët,
Dhe, thellë brenda meje, unë i errët jam.
Dhe unë jam një digë me ujë nga e cila
Nata lë pas yjet
Dhe vazhdon të rrjedhë përgjatë fushave.
Duke qenë se, kam jetuar kaq shumë
Kjo është arsyeja përse dua të jetoj edhe pak më shumë.
Nuk e kam dëgjuar kurrë kaq pastër zërin tim,
S’kam qenë kurrë kaq i pasur në puthje.
Tani, si gjithmonë, është herët.
Drita është një gëlim bletësh.
Lërmëni vetëm me ditën.
Lërmëni të lind.
Nga Pablo Neruda

Vdekja vjen mes gjithë atyre gjërave që tingëllojnë
Si një këpucë pa këmbën brenda,
Si një kostum pa njeriun brenda,
Vjen dhe troket,
Duke përdorur një unazë pa gur,
Pa gisht,
Vjen dhe bërtet pa gojë,
Pa gjuhë, pa fyt.
E megjithatë, hapat e saj mund të dëgjohen
Dhe veshjet e saj kanë tingullin e heshtjes,
si një pemë.
Nga Pablo Neruda.

Pak nga pak, dhe me hapa të mëdha,
Ja kështu më ndodhi jeta mua,
Dhe sa e parëndësishme që është kjo punë.
Këto vena kanë mbajtur
Gjakun tim, që thuajse se pashë kurrë,
Kam marrë frymë në kaq shumë vende
Pa mbajtur asnjë copë për vete.
Në fund, të gjithë janë të vetëdijshëm se:
Askush nuk mban asgjë nga ajo që ka,
Dhe se jeta është vetëm një huamarrje kockash.
Gjëja më e mirë ishte të mësoja të mos kisha shumë
As dhimbje dhe as gëzim,
Për të shpresuar për mundësinë e një pike të fundit,
Për të kërkuar më shumë nga mjalti dhe nga muzgu.
Ndoshta ky ishte ndëshkimi im.
Ndoshta mua më kishin dënuar që të isha i lumtur.
Le ta dinë të gjithë që askush
Nuk eci në shtegun tim pa ndarë unë qënien time
U zhyta deri në grykë
Në kundërshti të cilat nuk ishin të miat,
Në të gjitha vuajtjet e të tjerëve.
Kjo nuk ishte çështje duratrokitjesh apo përfitimi.
Shumë më pak. Ishte të mos isha i aftë
Të jetoja ose të merrja frymë në këtë hije,
Hijet e të tjerëve si kulla,
Si gurët e kalldrëmit në gjunjë.
Vet plagët tona shërohen me vajtim,
Vet plagët tona shërohen me këndim,
Por në vet portën tonë gjak rrjedhin
Vejanë, indianë, njerëz të varfër, peshtakar.
Djali i minatorit nuk e njeh të atin
Mes gjithë kësaj vuajtetje.
Kështu qoftë, por puna ime
Ishte
Plotësia e shpirtit:
Një kopje e kënaqësisë që të godet,
Një pëshpërime nga një bimë e shkulur,
Shuma e të gjitha veprimeve.
Kënaqesha teksa rritesha bashkë me mëngjesin,
Të lahesha në diell, në një gëzimin e madh të
Diellit, kripës, dritës së detit dhe dallgëve,
Dhe në shkumën e lëshuar,
Zemra ime filloi të lëvizë,
Duke u rritur në atë spazëm thelbësore,
Dhe duke vdekur shpejt teksa ecte drejt rërës.
Nga Pablo Neruda

Kurrë asnjë sëmundje, as mungesa e
dinjitetit, jo,
Asgjë nuk e vret dot atë që është më e mirë brenda nesh,
Atë mirësi, i dashur zotëri, që ne kemi:
E bukur është lulja e njeriut, sjellja e tij,
Dhe çdo portë hapet për të vërtetën e bukur
Dhe nuk i fsheh kurrë pëshpëritjet tradhëtare.
Gjithmonë kam fituar diçka duke e bërë veten time më të mirë,
Më të mira nga ç’jam, më të mirë nga ç’isha,
Citimi më delikat:
Për të rikuperuar disa petale të humbura
Të trishtimit që kam trashëguar:
Për të kërkuar edhe një herë më shumë për dritën që këndon
brenda meje, dritën e palëkundur.
Nga Pablo Neruda

Kjo kohë është e vështirë, më prit:
Do ta jetojmë gjallërisht
Ma jip dorën tënde të vogël:
Ne do të ngrihemi dhe ne do të vuajmë,
Ne do të ndjejmë dhe ne do të ngazëllehemi.
Ne edhe një herë jemi çifti
Që jetoi në vendet e tërbuara,
Në foletë e vrazhda të shkëmbit.
Kjo kohë është e vështirë, më prit
Me një shportë, me një lopatë,
Me këpucët e tua dhe me veshjet e tua.
Tani kemi nevojë për njëri-tjetrin
Jo vetëm për hirë të karafilit,
Jo vetëm për të kërkuar mjaltë:
Ne kemi nevojë për duart tona
Që të lahen dhe të bëjnë zjarr,
Dhe kështu, lër që koha jonë e vështirë
Të durojë në pafundësi
Me katër duart dhe katër sytë tanë.
Nga Pablo Neruda

Nga çdo gjë që kam parë
Dua të të shikoj vetëm ty
Nga çdo gjë që kam prekur
Mishin tënd dua të prek
E adhuroj buzëqeshjen tënde të portokajtë
Mallëngjehem të të shikoj teksa fle
Çfarë të bëj unë, e dashur, më e dashura?
Unë nuk e si se si duan të tjerët
Ose se si kanë dashur njerëzit në të shkuarën
Unë jetoj, duke të të parë, duke të të dashur
Të jem i dashuruar është natyra ime.
Nga Pablo Neruda

Mos lëviz

Dua që të mos lëvizësh
Njësoj sikur të mos ishe fare
Dhe të më dëgjoje prej së largu
Dhe zëri im të mos të të mallëngjente
Duket sikur sytë e tu kanë fluturuar larg
Dhe duket sikur një puthje ta ka rrëmbyer gojën
Sikur të gjitha gjërat të jenë të mbushura me shpirtin tim
Ti shfaqesh nga gjërat
E mbushura me shpirtin tim
Ti je si shpirti im
Një flutur ëndërrash
Dhe ti je si fjala: Melankoli
Dua që të mos lëvizësh
Dukesh e largët
Tingëllon sikur po ankohesh
Një flutur që gugat si një pëllumb
Dhe që më dëgjon mua për s’largu
Dhe zëri im nuk të arrin
Lërmë të vi e të qëndroj i palëvizur në heshtjen tënde
E ndriçuar si një llampë
E thjeshtë, si një unazë
Ti je si nata
Me palëvizshmërinë dhe konstelacionet e saj
Heshtja jote është heshtje yjesh
Kaq e largët, kaq e çiltër
Dua që të mos lëvizësh
Sikur të mos ishe fare
E largët dhe e mbushur me dhimbje
Që të mos të duhej të vdijse
Vëtëm një fjalë atëherë, një buzqeshje dhe mjafton
Dhe unë jam i lumtur
I lumtur që s’është e vërtetë
Nga Pablo Neruda

Vetëm mos harron se,

nëse zgjohem duke qarë
është sepse në ëndërrën time
une jam një fëmijë i humbur,
duke gjurmuar nëpër gjethet e natës
për duart e tua…
Nga Pablo Neruda

Ne vdekatarët prekim metalet,
erën, brigjet e oqeaneve
dhe gurët,
duke e ditur se ato do të
vazhdojnë përpara,
të patundur ose
duke shterruar,
dhe ndërkohë,
une zbuloja,
duke i vënë emra gjithë këtyre gjërave,
por fati im ishte të dashuroja
dhe të thoja lamtumirë!
Nga Pablo Neruda

Merrini të gjitha mbrapsht,

me përjashtim të luleve,
dritës së diellit,
dhe këmbëve të tua të përsosura.
Një gotë me ujë të ftohtë
kur je më të vërtetë i etur.
Mënyra se si trupat puthen bashkë.
Të freskët, të rinj dhe të ëmbël.
Kafe në mëngjes.
Këto janë thjesht çaste.
Unë luftoj me ato që qëndrojnë mes këtyre.
Nuk dua të rresht së dashuruari,
sikur të mos kishte asgjë tjetër për të bërë,
sikur…çfarë tjetër ka aty për të bërë?
Nga Pablo Neruda

‘Dashuria, territori im i puthjeve dhe vullkanëve.’

Nga Pablo Neruda

Oh, tokë…pritmë
Diell…kthemë tek fati im,
Shi i pyjeve antike,
Sillmë mbrapsht aromën e jataganëve
Që bien nga qielli,
Paqen vetmitare të kullotës dhe të shkëmbit,
Lagështinë e brigjeve të lumenjve,
Aromën e pemëve,
Erën e gjallë si një zemër
Që rreh papushim drejt lartësish
Tokë, jipmë mbrapsht dhuratat e tua të pastra,
Kullën e heshtjes që lulëzon
Nga solemniteti i rrënjëve të tyre.
Dua të kthehem e të jem ai që nuk kam qenë,
Dhe të mësoj të shkoj mbrapsht nga thellësi të tilla
Që mes gjitha gjërave të gjalla
Mund të jetoj ose të mos jetoj; kjo nuk ka aspak rëndësi
Që të jem një gur më shumë, guri i errët,
Guri i pastër që lumi e tret tutje.’
Nga Pablo Neruda

Qesh me natën,
me ditën,
me hënën,
me rrugët e përdredhura të ishullit,
qesh me këtë djalë të ngathët që të do,
lërme pa bukë,
ajër, dritë, pranverë,
por kurrë pa buzëqeshjen tënde
se ndryshe do t’vdisja.
Nga Pablo Neruda, Poemat e dashurise

Gjoksi yt mjafton për zemrën time
dhe krahët e mi për lirinë tënde
Ajo që po flinte mbi shpirtin tënd
do të ngrihet nga goja ime deri në parajsë
Tek ti ëshë iluzioni i çdo dite
Ti vjen si vesa për boçet e paçelura të luleve
Ti kërcënon horizontin me mungesën tënde
Perjetësisht në fluturim si dallga
Kam thënë se ti këndon në erë
si pishat dhe si direku
Si ata ti je e gjatë dhe e heshtur
dhe ti je e trishtuar
si një udhetim
Ti i mbledh gjërat rreth vetes si të ishe një rrugë e vjetër
Ti je si njerëzit me jehona dhe me zëra nostalgjik
U zgjova dhe zogjtë fluturuan larg dhe migruan
ata zogj flinin në shpirtin tënd.
Nga Pablo Neruda, Njezete poema dashurie dhe kenge deshperimi

“Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë,

por njeriu që nuk luan e ka humbur
përgjithmone fëmijën që
gjallonte brenda tij
dhe te cilit ai do t’i
mungojë tmerrësisht shumë.”
Nga Pablo Neruda

E shkuara

Ne heqim dorë nga e shkuara
Ashtu siç ndërtojmë një godinë,
Kat pas kati, dritare pas dritareje,
Dhe godina ngrihet,
Por, po kështu shëmbet – –
Në fillim, tjegullat e thyera,
Pastaj dyert krenare,
Deri sa, nga e shkuara,
Pluhuri bie
Sikur do të përplasej
Kundër dyshemesë,
Dhe tymi ngrihet
Sikur të ishte në zjarr,
Dhe çdo ditë të re
Shkëlqen
Si një pjatë e zbrazët.
Nuk ka asgjë, kurrë nuk ka patur asgjë.
Çdo gjë duhet të mbushet
Me një frymëzim të ri,
Në shtrirje
Pastaj, poshtë
Bie e djeshmja
Siç kullon uji i djeshëm
Nga tubi në cisternë
Ajo që tani është pa zë, pa zjarr.
Është e vështirë për kockat që të mësohen
Me zhdukjen
Apo që të mësosh sytë të mbyllen
Por ne e bëjmë këtë
Pavullnetshëm.
Çdo gjë ishte e gjallë,
E gjallë, e gjallë, e gjallë,
Si një peshk i kuq,
Por koha
Kaloi me pëlhurë dhe errësirë
Dhe e gërryu mishin e peshkut
Ujë, ujë, ujë,
E shkuara bie
Megjithëse, ajo mbahet në ferra
Dhe në rrënjë
Tani qëpallat e rënduara
E nxjerrin jashtë dritën e syve
Dhe ajo që dikur ishte e gjallë
Tani nuk jeton më;
Ajo që ne ishim, nuk jemi më.
Dhe me fjalë, megjithëse gërmat
Ende kanë transparence dhe tingull,
Ato ndryshojnë, edhe goja ndryshon,;
E njëjta gojë tani është një gojë tjetër;
Nryshojnë, buzët, lëkura, qarkullimi;
Një shpirt tjetër e rrëmben skeletin tonë;
Ajo që ishte dikur tek ne, tani nuk është më.
Ajo ka ikur, por nëse ne e thërrasim, ne përgjigjemi
‘Jam këtu,’ dhe e kuptojmë që nuk jemi aty,
Se ajo që ishte dukur, tani ka humbur,
në të shkuarën që nuk kthehet më.’
Nga Pablo Neruda

Kështu të pres,
si një shtëpi e vetmuar,
deri sa ti të vish sërish
për të jetuar në mua.
Deri atëherë dritaret e mia
do të rënkojnë.
Nga Pablo Neruda
100 sonete dashurie

‘Çfarë nuk shkon me ty?

Të shikoj dhe nuk gjej asgjë veç dy syve
Si të gjithë sytë,
një gojë të humbur mes mijëra gojësh që kam puthur,
më të bukur,
Një trup si ato që kanë rrëshqitur
Poshtë trupit tim pa lënë asnjë kujtim.’
Nga Pablo Neruda 

Për shkakun tënd, në kopshtet ku çelin lulet

unë vuaj nga parfumet e pranverës
E kam harruar fytyrën tënde
Nuk i mbaj më mend duart e tua
Çfarë ndjesie kishin buzët e tua mbi të miat?
Për shkakun tënd dua statujat e bardha
Që shndrisin ëe parqe
Që s’kanë as zë e as pamje
E kam harruar zërin tënd
Zërin tënd të gëzuar
I kam harruar sytë e tu
Si një lule për parfumin e saj
Unë jam i lidhur me kujtimin tënd të vagullt
Unë jetoj në vuajtje
Është si një plagë
Nëse më prek
Do të më bësh një dëm të pandreqshëm
Përkëdheljet e tua më përqafojnë si venat kacvjerrëse mbi muret e melankolisë
E kam harruar dashurinë tënde
E megjjthatë të shikoj në çdo dritare
Për shkakun tënd
Parfumet e verës më shkaktojnë dhimbje
Unë kërkoj shenjat që i paraprinë dëshirave
Yjet, objektet që bien…
Nga Pablo Neruda 

Mos shko shumë larg, as për një ditë
sepse…sepse…s’di si ta them
një ditë është kohë e gjatë e
une do jem duke të të pritur
sikur të isha në një stacion treni
por trenat janë parkuar diku tjetër
në gjumë
Mos më ler as për një orë
Sepse atëhere i gjithë ankthi im do të vërshojë për tek unë
tymi që hungërin në kërkim të një shtëpie
do të vijë drejt meje po ashtu
duke mbytur zemrën time të ngratë
Mos u shpërbëftë kurrë në det silueta jote
Mos u valeviteshin qepallat e tua kurrë në një largësi të zbrazët
Mos më ler për një sekondë, e dashura ime
Sepse në atë çast
ti do te kesh ikur aq larg saqë unë
do të vërtitem nëpër labirinthe mbi të gjithë tokën
duke pyetur
A do të kthehesh?
Apo do të më lësh këtu, duke vdekur?
Nga Pablo Neruda

Nesër ne do t’u japim atyre
Një gjethe nga pema jonë
Një gjethe që do të bie mbi tokë
Sikur të ishte bërë nga buzët tona
Si një puthje që bie
Nga lartësitë e pamposhtura
Për të treguar zjarrin dhe ëmbëlsinë
E dashurisë sonë të vërtetë
Nga Pablo Neruda
Poema të zgjedhura

Nëse ti nuk do të jetoje më
E dashura ime, dashuria ime,
Nëse ti vdes,
Të gjitha gjethet do të bien në gjoksin tim
Do të bie shi në shpirtin tim natën dhe ditën,
Bora do të ma djegë zemrën,
Do të eci me ngricë dhe zjarr dhe vdekje
Dhe borë
Këmbët e mia do të duan të ecin
Atje ku fle ti, por
Unë do të jetoj.
Nga Pablo Neruda

Trupi i një gruaje, kodrina të bardha, kofshë të bardhë,
Ti dukesh si një botë, e shtrirë, dorëzuar.
Trupi im i ashpër prej fshatari gërmon në ti
Dhe e bën djalin që të kërcej nga thellësitë e tokës.
Isha i vetmuar si një tunel. Zogjtë fluturonin nëpër mua,
Duke më përmbytur me pushtimin e tyre shtypës
Që të vet mbjijetoj të përpunova sikur të ishe një armë.
Si një shigjetë për harkun tij, si një gur në hoben time.
Por ora e hakëmarrjes ka rënë, dhe unë të dua.
Trup lëkure, myshku, etjeje dhe qumshti.
Oh Kupat e gjoksit! Oh sytë e mungesës!
Oh zëri yt, i ngadaltë dhe i trishtuar!
Trupi i gruas sime, do të ngulmoj mbi hijeshinë tënde.
Etja ime, dëshira e kockave të mia, rruga ime që ndryshon!
Shtretër të errët lumi ku kalojnë rrjedhjet e etjes së përjetshme
Që pasohen nga dorëzimi i ëmbël, dhe dhimbja e pafundme.
Nga Pablo Neruda 

Lindjet
Ne nuk do ta kemi kujtimin e vdekjes sonë…
Ne ishim kaq të duruar
Për ekzistencën tonë,
Duke shënuar,
Numrat, ditët,
Vitet dhe muajt,
Flokët dhe gojët që puthëm,
Ndërsa çastin e vdekjes e kalojmë
Pa asnjë shënim të vetëm –
Ne ia lëmë atë të tjerëve si një kujtim,
Ose ia lëmë thjesht ujit,
Ajrit, kohës.
Ne nuk mbajmë as kujtimin e lindjes sonë,
Edhe pse ardhja në jetë ishte e zhurmshme dhe e re;
Dhe tani, ne nuk mbajmë mend as edhe një detaj të vetëm
As një gjurmë të vetme
Të dritës sonë të parë.

Nga Pablo Neruda

Kjo kohë është e vështirë, më prit:
Do ta jetojmë gjllërisht
Ma jip dorën tënde të vogël:
Ne do të ngrihemi dhe ne do të vuajmë,
Ne do të ndjejmë dhe ne do të ngazëllehemi.
Ne edhe një herë jemi çifti
Që jetoi në vendet e tërbuara,
Në foletë e vrazhda të shkëmbit.
Kjo kohë është e vështirë, më prit
Me një shportë, me një lopatë,
Me këpucët e tua dhe me veshjet e tua.
Tani kemi nevojë për njëri-tjetrin
Jo vetëm për hirë të karafilit,
Jo vetëm për të kërkuar mjaltë:
Ne kemi nevojë për duart tona
Që të lahen dhe të bëjnë zjarr,
Dhe kështu, lër që koha jonë e vështirë
Të durojë në pafundësi
Me katër duart dhe katër sytë tanë.
Nga Pablo Neruda

“Kembet e tua i dua

se kane ecur mbi toke,
mbi ere,
mbi ujera,
deri sa me gjeten mua.”
Nga Pablo Neruda

‘Të kurorëzoj,

monarke të kockave të mia.’
Pablo Neruda

“Te dua sic duhen disa gjera te erreta,
ne sekret, ndermjet hijes dhe shpirtit.”
Pablo Neruda

“Te dua pa e ditur se si,
apo kur, apo nga ku.
Te dua thjeshtesisht,
pa probleme apo krenari:
Te dua keshtu sepse nuk di
asnje menyre tjeter
te se dashuri vec kesaj,
ku nuk ka as ‘Une’ dhe as ‘Ti’,
kaq intime saqe dora jote
mbi gjoksin tim eshte dora ime,
kaq intime saqe kur
bie ne gjume syte e tu mbyllen.”
Pablo Neruda

“Sikur te ishe zjarr nga brenda.

Hena jeton ne linjat e lekures sate.”
Pablo Neruda

“Te dua si bimen qe nuk cel kurre,

por qe mban ne vete driten e luleve te fshehta.
Fale dashurise sate nje lloj arome e forte,
ngrihet nga toka dhe
jeton errshem ne trupin tim.”
Pablo Neruda

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty