POEZIPablo NerudaPërzgjedhje poezish nga Pablo Neruda

Përzgjedhje poezish nga Pablo Neruda

-

E kam bere atlasin e trupit tend me kryqe zjarri

Goja ime ka kaluar neper te
Nje merimange ne perpjekje per t’u fshehur
Tek ti, pas teje, i ndrojtur, i drejtuar nga etja
Histori per te te rrefyer ne bregun e mbremjes
Kukull e trishtuar dhe e embel, qe ti te mos jesh e trishtuar
Nje mjelme, nje peme, dicka e larget dhe lumtur
Sezoni i rrushit, sezoni i pjekur dhe i frytshem
Une qe jetoja i strehuar nga ajo qe dashuroja
Vetmia kryqezohet me endrren
Dhe me heshtjen e varur ndermjet detit dhe trishtimit
Pa tingull, ne delir, ndermjet dy gondoliereve te palevizur
Ndermjet buzeve dhe zerit
Dicka vdes
Dicka me krahe zogu
Dicka prej dhimbjeje dhe harrese
Menyra se si rrjetat nuk mund ta mbajne ujin
Kukulla ime prej lodre, vetem disa pika po dridhen
Edhe keshtu, dicka kendon ne ato fjale arratisese
Dicka kendon, dicka ngjitet tek goja ime grabitqae
Oh te jem ne gjendje te te levdoj ty
Me te gjitha fjalet e gezimit
Kendo, digju, fluturo, si nje flutur ne duart e nje te cmenduri
Embelsia ime e trishtuar, cfare vjen tek ti e gjitha menjehere?
Kur kam arritur stinen me te bukur dhe me te ftohte
Zemra ime mbyllet si nje lule nokturne.
Poezia ‘Poeme dashurie’, Pablo Neruda

Kur të vdes, i dua duart e tua mbi sytë e mi
Dua dritën dhe ngrohtësinë e duarve të tua të dashura
Që ta përcjellin freskinë e tyre përmbi mua, edhe një herë
Dua të ndjej butësinë që më ndryshoi fatin
Dua që ti të jetosh, ndërsa pres për ty, i fjetur
Dua që veshët e tu të dëgjojnë ende erën,
Dua që ta nuhasësh aromën e detit që e deshëm bashkë
Dhe të ecësh mbi rënërën ku ecëm bashkë
Dua që ajo që dua, të vazhdojë të jetojë
Dhe ty që të dua
Dhe të këndoj mbi çdo gjë tjetër
Të vazhdosh të lulëzosh
Me boçe të plota
Që të arrish çdo gjë që dashuria ime e sjell te ty
Që hija ime të udhëtojë me flokët e tu
Që çdo gjë të mësojë përsenë e këngës sime
Nga Pablo Neruda

Sa e paster qe je nen driten e diellit
Apo me renien e nates
Sa triumfuese dhe e pakufishme
Orbita jote e bardhe
Dhe cerdhimi yt me buke
I larte ne atmosfere
Kurora jote me peme te zeza
E dashura
Dhe hunda jote si kafshez e vetmuar
Hunda e nje deleje te eger
Ajo arome hijeje
Dhe prej fluturimi te rrembyeshem, tiranik
Tani, cfare armesh te shkelqyera duart e mia
Sa me vlere tehu i tyre prej kockash
Dhe thonjte e zmabakte
Dhe fytyra ime
Dhe shpirti im me qira
Jane te vendosura ne qender te forcave tokesore
Sa i paster veshtrimi im prej influencash nokturne
Nje renie sysh te erret dhe nevoje te furishme
Statuja ime simetrike me kembe binjake
Ngjitet drejt yjeve te perlotur cdo mengjes
Dhe goja ime e merguar kafshon
Mishin dhe rrushin
Krahet e mia prej burri
Gjoksi im me tatuazhe
Ku zene rrenje floket si krahe kallaji
Fytyra ime e bardhe e bere per thellesite e diellit
Floket e mia te perbera nga rituale
Mineralesh te zeza
Balli im, duke penetruar si nje ere apo nje rruge
Lekura ime e nje djali te rritur
E destinuar per t’u pluguar
Syte e mi me kripe te zjarrte
Te nje bashkimi te shpejte
Gjuha ime e embel mike prej digash dhe anijesh
Dhembet e mi si fytyra e bardhe e ores
Te nje barazie sistematike
Lekura qe ben perpara meje nje zbrazeti e akullt
Dhe prapa meje rrotullohet
Dhe fluturon tek qepallat e mia
Dhe qe terhiqet prapa ne shtysat e mia me te thella
Dhe qe rritet drejt trendafilave ne gishtat e mi
Ne zinxhirin e kockave te mia
Dhe pasurine e kembeve te mia
Dhe ti, si nje muaj yjesh
Si nje puthje e fiksuar
Si nje strukture krahesh
Apo fillimi i vjeshtes
Vajze, mbrojtesja ime, amorozja ime
Drita e ben shtratin pishte qerpikeve te tu
E arte si qe dhe pellumbi i rrumbullaket
Shpesh e ben folene e tij te bardhe tek ti
E bera nga dallge shufrash dhe pincash
Molla jote e furishme e shendetshme
Shtriqet pa limit
Voza dritheruese ku degjon stomaku yt
Duart e tua bija te grurit dhe te qiellit
Sa e ngjashme je me puthjen me te gjate
Shoku i saj te ushqen
Dhe goditja e saj me qymyr te gjalle
Si valevitje flamuri
Rreh ne territorin tend
Dhe duke u ngjitur
Dhe duke u dridhur
Dhe pastaj koka jote prishet ne floke
Dhe forma e tyre si lufte
Rrathet e saj te thare
Papritur kolapsojne ne harqe lineare
Si tehu i shpates apo
Gjurmet e tymit
Poezia ‘Ne bashke’, nga Pablo Neruda

Une nuk besoj tek mosha
Te gjithe te moshuarit
Mbajne ne syte e tyre
Nje femije
Dhe femijet
Ndonjehere
Na veshtrojne me syte e te mocmeve te lashte
A duhet ta masim jeten me metra apo kilometra?
Apo muaj?
Sa kohe ka kaluar qe nga lindja jote?
Sa gjate duhet te endesh
Dersa si te gjithe njerezit
Ne vend qe te ecesh ne siperfaqe
Te pushosh poshte tokes?
Per burrin, per gruan
Te cilet i kane perdour
Energjite, miresine, forcat
Zemerimin, dashurine, embelsine
Per ata qe kane lulezuar me te vertete
Dhe qe u poqen ne sensualitetin e tyre
Le te mos zbatojme matesin e kohes
Qe mund te jete dicka tjeter
Nje mineral, nje mantel
Nje zog diellor, nje lule
Dicka, ndoshta
Por jo nje mates
Kohe, metal apo zog
Lule me bisht te gjate
Shtriqu neper jeten e njeriut
Laje ate me lulezim
Dhe me uje te shndritshem
Apo me diell te fshehur
Je e imja rruge
Jo qefin
Nje shkalle e pacenuar
Me ecje ere
Nje kostum i rinovuar
Nepermjet pranveres
Neper bote
Tani, kohe
Une te mbeshtjelle
Te fus ne kutine time te peshkimit
Dhe do dal per peshq
Me fillin tend te gjate
Peshqit e agimit
Ode per moshen nga Pablo Neruda

E dashura ime
Ne e gjetem njeri-tjetrin
Te etur dhe ne
E pime te gjithe ujin dhe gjakun
Ne e gjetem njeri-tjetrin te uritur
Dhe e goditem njeri-tjetrin
Sic godet zjarri
Duke na lene plage
Por pritme
Mbaje per mua embelsine tende
Do te te jape edhe ty
Nje trendafil
Poezia ‘Mungesa’ nga Pablo Neruda

Ne thellesite e detit te thelle
Ne naten e listave te gjata
Si nje kal emri yt i heshtur
I heshtur rend neper te shkuaren
Strehome ne shpinen tende
Oh strehome
Shfaqmu ne pasqyre
Papritur
Mbi xhamat e vetmuar dhe nokturn
Qe mbijne nga erresira pas teje
Lule e nje embelsie te plote drite
Sille tek zeri im gojen tende me puthje
Dhunshem nga ndarjet
Goje e patundur dhe delikate
Atehere tani, ne kalerimin e gjate
Nga harresa ne harrese
Shinat banojne tek une
E qara e shiut
Cka na ruan nata
Mirepritme ne fijen e mbremjes
Kur ne muzg ajo punon
Me gardaroben e saj dhe ne qiell nje yll vezullon
I mbushur me ere
Sille esencen tende thelle brenda meje
Me vrull, duke me mbuluar syte
Lere ekzistencen tende qe te shperthej tejpertej meje
Duke menduar
Qe zemra ime eshte Shkaterruar
Poezia ‘Madrigal shkruar ne dimer’, Pablo Neruda

Dy kthime ne shtepi e kane mbeshtetur jeten time
Dhe deti i perditshem
Duke rene dhe duke u ngritur
Menjehere u perballa me driten, me token
Nje lloj paqeje e perkohshme
Hena ishte nje qepe
Globi ushqyes i nates
Dielli i portokallte i zhytur ne det
Nje kthim qe e kam duruar dhe qe kam vazhduar ta varros deri tani
Ai ishte vullneti im dhe atje do te mbetem
Tani kthimi im ne shtepi eshte e verteta
E ndjeva si nje shkulm ere
Si je arre kristali
Duke u thyer mbi gur
Pra si nje rrufe
Drita vetetiu
Drita e bregdetarit
E detit te humbur
E detit te kapur tani dhe pergjithmone
Une jam nje burre i kaq shume kthimeve ne shtepi
Duke formuar nje grumbull tradhetish
Dhe serish, une largohem per ne nje udhetim te frikshem
Ku udhetoj dhe ku nuk mberrije kurre askund
Udhetim im i vetem eshte nje kthim ne shtepi
Dhe kete here mes joshjesh
Une kisha frike te prekja reren
Vezullimin e ketij deti te plagosur dhe te haperdare
Por duke pranuar veprimet e mia te padrejta
Vendimet e mia rane me tingullin e nje gote frutash qe therrmohet
Dhe ne kete shkulm ritingellues
Une veshtrova jeten
Token te mbeshtjelle ne hije
Dhe shkendija
Dhe filxhanin e detit poshte buzeve te mia
Poezia ‘Kthimi ne shtepi’, Pablo Neruda

Kaq shume dite, oh kaq shume dite
Te te shikoj kaq te prekshme dhe kaq afer
Si te paguaj, me cfare te paguaj?
Pranvera gjaketur
Eshte zgjuar ne pyje
Dhelprat po zgjohen nga tokat e tyre
Gjarperinjte pine vesen
Dhe une shkoj me ty tek gjethet
Ndermjet pishave dhe heshtjes
Duke pyetur veten si dhe kur
Duhet te paguaj per fatin tim
Nga te gjitha gjerat qe kam pare
Dua te vazhdoje te te shikoj vetem ty
Nga te gjitha gjerat qe kam prekur
Eshte mishi yt ai qe dua te vazhdoje te prek
E dashuroj te qeshuren tende te portokallte
Jam i prekur nga psheretima jote kur ti fle
Cfare duhet te bej une, dashuri, e dashura ime?
Une nuk e di se si dashurojne te tjeret
Apo se si kane dashuruar te tjeret ne te shkuaren
Te jem i dashuruar eshte ne natyren time
Ti me kenaq me shume cdo pasdite
Ku eshte ajo? Vazhdoj te pyes une nese syte e tu zhduken
Sa shume kohe qe po i merr! Une mendoj dhe jam i lenduar
Ndjehem keq, jam i cmendur dhe i trishtuar
Dhe pastaj ti vjen
Dhe ti je drite
Qe zbret nga pemet e pjeshkave
Kjo eshte arsyeja perse te dua dhe nuk te dua
Ka kaq shume arsye, e megjithate kaq pak
Sepse dashuria eshte keshtu
Perfshirese dhe e pergjithshme
E vecante dhe tmerruese
E gezueshme dhe e dhimbshme
Qe cerdhon si yjet
E pamatshme si nje puthje
Poezia ‘Dashuri’, Pablo Neruda

I gjithe trupi yt
Ka nje embelsi te plote apo te bute
Te destinuar vetem per mua
Kur e leviz doren time siper
Ne cdo vend gjej nje pellumb
Qe po me kerkonte mua
Sikur ato, dashuria ime
Te te kishin bere ty nga argjile
Per vete duart e mia te pocarit
Gunjet e tu, gjoksi yt
Beli yt
Iu mungojne pjeset e mia si zbrazetia e tokes se etur
Nga e cila ata krijuan nje forme
Dhe ne se bashku jemi te plote si nje lum i vetem
Si nje kokerrize e vetme rere
Pocari nga Pablo Nerdua

Eshte sot: te gjitha te djeshmet rrodhen
Midis gishtave te drites
Dhe syve te pergjumur
E nesermja do te vije me hapat e saj te gjelber
Askush nuk mund ta ndaloje lumin e agimit
Askush nuk mund ta ndaloje lumin e duarve te tua
Duart e tua dhe pergjumjen e tyre
Me e dashura ime
Ti je dritherima e kohes
Qe kalon neper
Driten vertikale dhe qiellin e erret
Qielli mbledh krahet e tij per ty
Duke te ngritur, duke te sjelle tek krahet e mi
Me kortezine e tij te perpikte, misterioze
Ja perse i kendoj dites dhe henes
Detit, kohes dhe te gjithe planeteve
Zerit tend ditor, lekures tende nokturne
Soneti XLIX: Eshte sot, Pablo Neruda

Te kujtoj sic ishe vjeshten e shkuar
Ti ishe bereta gri dhe zemra e palevizur
Tek syte e tu luftonin flaket e muzgut
Dhe gjethet rane ne ujin e shpirtit tend
Duke i kapur krahet e mi si nje bime qe ngjitet
Bimet mblidhnin zerin tend
Qe ishte i ngadalte dhe i paqte
Zjarr frike ku po digjej etja ime
Zymbyl blu i emebel, i perdredhur permbi shpirtin tim
I ndjej syte e tu te udhetojne
Dhe vjeshta eshte larg fundit
Beret gri, zeri i nje zogu, zemer si nje shtepi
Drejt te cilave kane merguar lengimet e mia
Dhe ku kane rene puthjet e mia
Te lumtura si prush
Qiell nga nje anije
Fushe nga kodrat
Kujtimi yt perbehet prej drite
Tymi dhe nje pellgu te palevizshem
Pertej syve te tu, atje perpara
Mbremjet po flakerojne
Gjethe te thara vjeshte vertiten ne shpirtin tend
Te kujtoj sic ke qene nga Pablo Neruda

Drita te mbeshtjell ne flaket e saj vdekjeprurese
Vajtuese e zbehte e abstraguar
Duke qendruar ashtu
Kunder helikave te vjetra te muzgut
Qe vertiten rreth teje
Pa fjale, mikja ime
Vetem ne kete ore te vetmise se kesaj ore te te vdekurit
Dhe i mbushur me jetet e zjarrit
Trashegimtare te pastra te dites se shkaterruar
Nje dege me fruta bie nga dielli ne veshjen tende te erret
Rrenjet e medha te nates
Rriten papritur nga shpirti yt
Dhe gjerat qe fshihen tek ti
Dalin serish jashte
Ne menyre qe njerezit blu dhe te merzitur
Te saplindurit e tu te ushqehen serish
Oh skllave magjepsese, pjellore dhe magnetike
E rratheve qe levizin me rradhe
Ndermjet se artes dhe se zezes
Ngrihen, drejtojne dhe zoterojne nje krijim kaq te pasur ne jete saqe lulet e saj zhduken
Dhe mbushen me trishtim
Nata te mbedhtjell ty nga Pablo Neruda

E dashur
Ashtu si ne gurin e ftohte
Te pranveres, uji
Hap nje mish te gjere shkume
Po keshtu eshte edhe buzeqeshja e fytyres tende
E dashur
E dashur
Me duar delikate dhe kembe te holla
Si nje kalush i argjendte
Duke ecur, lule e botes
Keshtu te shikoj une
E dashur
E dashur
Me folene e bakert te ngaterruar
Te kokes tende, nje fole
Me mjalte te erret
Ku digjet dhe shplodhet zemra ime
E dashur
E dashur
Syte e tu jane shume te medhenj per fytyren tende
Syte e tu jane shume te medhenj per token
Ka kontinente, ka lumenj
Ne syte e tu
Vendi im eshte ne syte e tu
Eci neper to
Ato ndricojne boten
Ku une eci
E dashur
E dashur
Gjinjte e tu jane si dy buke
Te bera me drithe tokesor
Dhe hene te arte
E dashur
E dashur
Beli yt
Krahet e mi i dhane formen e nje lumi
Kur e solla rreth vetes
Kur rrodhi njemije vjet
Neper trupin tend te embel
E dashur
E dashur
Nuk ka asgje si ijet e tua
Ndoshta toka ka
Ne disa vende te fshehura
Kurbat dhe aromen e trupit tend
Ndoshta ne nje vend
E dashur
E dashur, e dashura ime
Zeri yt, lekura jote, thonjte e tu
E dashur, e dashura ime
Qenia jote, drita jote, hija jote
E dashur
Te gjitha jane te mijat, e dashur
Te gjitha jane te mijat, e dashura ime
Kur ti ecen apo shplodhesh
Kur ti kendon apo flen
Kur ti vuan apo enderron
Kur je larg apo afer
Gjithmobe
Ti je e imja, e dashura ime
Gjithmone
E dashur nga Pablo Neruda

Drejt pasditeve,
I hedh rrjetat e trishtimit tim ne syte e tu oqeanik
Atje, tek tehu me i larte
Vetmia zgjatet dhe flakerohet
Krahet e saj kthehen si ato te nje burri te mbytur
I dergoj sinjale te kuq syve te tu ne mungese
Qe dallgezojne si deti
Apo si plazhi prane nje fari
Ti mban vetem erresire femra ime distante
Ndonjehere nga pendesa jote, shfaqt bregu i frikes
Drejt pasditeve
I fluturoj rrjetat e trishtimit tim ne det
Qe eshte i therrmuar
Nga syte e tu oqeanik
Zogjte e nates cukisin yjet e pare
Qe vezullojne si shpirti im kur te dua
Nata galopon ne hijen e detit
Duke lene hije blu mbi toke
Drejt pasditeve nga Pablo Neruda

Drita që ngrihet nga këmbët e tua deri tek koka jote,
Fuqia që shpalos formën tënde delikate,
Nuk është nënë perlash, as argjend i ftohtë:
Ti je e bërë nga bukë, një bukë që zjarri e adhuron.
Gruri u rrit lart për t’u korrur për ty,
Në kohë të mira mjelli u fry;
Brumi u gufua, duke dyfishuar gjinjtë e tu,
Dashuria ime ishte qymyri duke pritur gati në tokë.
Oh, bukë balli yt, këmbët e tua, goja jote,
Buka që përpi, lindur me dritën e mëngjesit,
Dashuria ime, flamuri i fanarit të furrave:
Zjarri të mësoi një mësim për gjakun;
Ti mësove plotësinë tënde nga mjelli,
Nga buka gjuhën dhe aromën tënde.
SONETI XIII: DRITA QË NGRIHET NGA KËMBËT E TUA DERI TEK KOKA JOTE
Nga Pablo Neruda

Agim oqeanik
Në qendër
Të jetës sime,
Dallgë si vreshta,
Vetmi e qiellit,
ti me mbush
dhe më përmbyt
det i plotë,
qiell i pamatë,
kohë
dhe hapësirë,
shkuma e bardhë e detit
batalione
toka e portokalltë
beli i zjarrtë
i diellit
në agoni,
kaq shumë dhurata dhe talente,
zogjtë duke fluturuar në ëndrrat e tyre,
dhe deti, deti,
i palëvizur
aroma,
kori i kripës së pasur, rrezatuese,
dhe ndërkohë,
ne njerëzit,
prekim ujin,
duke luftuar,
dhe duke shpresuar,
ne prekim detin,
duke shpresuar.
Dhe dallgët i thonë bregdetit:
“Çdo gjë do të përmbushet.”
ODE PËR SHPRESËN
Nga Pablo Neruda

Edhe një herë më shumë, dashuria ime, dritat shuhen
Puna, rrotat, flakët, mërzitë dhe lamtumirat,
Dhe ne i dorëzojmë grurin valëzues natës,
Grurin që askuh nuk e vodhi nga toka dhe nga drita.
Hëna vetëm në mes të faqes së saj të dëlirë
Mban shtyllat e Gjirit të Parajsës,
Dhoma fiton ngadalësinë e arit,
Dhe duart e tua vijnë këtu dhe atje, duke u përgatitur për natën.
O dashuri, o natë. O kupolë e rrethuar nga një lum
Uji të papenetrueshëm në hijen e Parajsës,
Që ngrin dhe mbyt sferat e saj të stuhishme,
Deri sa ne të jemi e vetmja hapësirë e zezë
Një fron ku bie hiri qiellor,
Një pikë në rrjedhën e lumit të madh të ngadaltë
LXXXIV
Nga Pablo Neruda

Lërmëni një vend nën tokë, një labirint,
Ku mund të shkoj, kur të dëshiroj të kthehem,
Pa sy, pa prekje,
Në zbrazëti, në një gurë gojëkyçur,
Apo në gishtin e hijes.
Unë e di që ju nuk mund, askush, asgjë
Të ma japë këtë vend, apo këtë shteg,
Por çfarë mund të bëjë unë me pasionet e mia të vajtueshme,
Nëse ato janë të padibishme, në sipërfaqen
E jetës së përditshme,
Nëse nuk mund të shikojë për të mbijetuar,
Veçse duke vdekur, duke shkuar përtej, duke hyrë
Në gjendjen, e flakës së hershme
Metalike dhe dremitësëse?
LËRMËNI NJË VEND NËN TOKË
Nga Pablo Neruda

NËSE SYTË E TU NUK DO TË ISHIN NGJYRA E HËNËS,
Të një ditë të mbushur me baltë, me punë dhe me zjarr,
Nëse madje edhe e palëvizur ti të mos lëvizje me hijeshinë e zhdërvjellët si ajri,
Nëse nuk do të ishe një javë e qelibartë,
Jo çasti i verdhë
Kur vjeshta kacavirret nëpër vena;
Nëse ti nuk do të ishe ajo buka që hëna erëmirë
Trazon, duke spërkatur pluhurin e saj nëpër qiell,
OH, MË E DASHURA IME, NUK DO TË TË MUND TË DOJA KAQ SHUMË!
POR KUR TË MBAJ TY, MBAJ GJITHÇKA QË ËSHTË
RËRË, KOHË, PEMËN E SHIUT,
Çdo gjë është e gjallë, që unë të jem i gjallë:
Pa pëvizur mund t’i shikoj të gjitha:
TEK JETA JOTE SHIKOJ GJITHÇKA QË JETON.
SONETI VIII: NËSE SYTË E TU NUK DO TË ISHIN NGJYRA E HËNËS
Nga Pablo Neruda

Thuamë, a është trëndafili lakuriq
Apo ai është fustani i saj i vetëm?
Përse e fshehin pemët
Shkëlqimin e rrënjëve të tyre?
A ka ndonjë gjë më të trishtuar në botë
Sesa një tren që qëndron në shi?
THUAMË, A ËSHTË TRËNDAFILI LAKURIQ
Nga Pablo Neruda

Në mënyrë që ti të dëgjosh
Fjalët e mia
Ndonjëherë ato hollohen
Si gjurmët e pulëbardhave në plazhe.
Gjerdanë, kambana të mbytyra
Për duart e tua të buta, të ëmbla si rrushi.
Dhe unë i shikoj fjalët e mia nga larg.
Ato janë më shumë të tuat sesa të miat.
Ato kacavirren tek dhimbja ime e vjetër si një dredhkë.
Ato kacavirren njësoj si tek muret e trishtuar.
Ti e ke fajin për këtë sport mizor.
Ato po fluturojnë nga strofulla ime e errët.
Ti mbush çdo gjë, ti mbush çdo gjë.
Përpara teje ato popullonin vetmitë që zë ti,
Dhe ata janë më shumë të mësuar me trishtimin tim sesa ti,
Tani unë dua që ata të të thonë ty atë që unë dua të të them ty
Që ti t’i dëgjosh ashtu siç dua unë që të më dëgjosh.
Era e dhimbjes ende vërtitet rreth tyre si zakonisht.
Ndonjëherë stuhitë e ëndrrave i rrëzojnë ato përtokë.
Ti dëgjon zërat e tjerë tek zëri im i dhimshëm.
Vajtimin e gojëve të vjetra, gjakun e përgjërimeve të vjetra.
Duamë, mike. Mos më braktis. Më ndiq.
Më ndiq, mike, në këtë dallgë dhimbjeje.
Por fjalët e mia njollosen me dashurinë tënde.
Ti zë çdo gjë, ti zë çdo gjë.
Fjalët e mia po t’i bëjë në një varëse të pafundme
Për duart e tua të bardha, të buta, të ëmbla si rrushi.
NË MËNYRË QË TI TË MË DËGJOSH
Nga Pablo Neruda

Matilde, vitet apo ditët
Duke fjetur, ethshëm,
Këtu apo atje,
Duke vështruar larg,
Duke përdredhur shpinën time,
Që derdhte gjak të vërtetë,
Ndoshta isha zgjuar
Apo i humbur, duke fjetur:
Shtretër spitalesh, dritare të huaja,
Uniforma të bardha të kalimtarëve të heshtur,
Ngathtësia e hapave.
dhe pastaj, këto udhëtime
Dhe deti im i rigjallërimit:
DORA JOTE MBI JASTËKUN TIM,
DUART E TUA DUKE PLUSKUAR
NË DRITË, NË DRITËN TIME,
MBI TOKËN TIME.
ISHTE BUKUR TË JETOJE
KUR JETOJE TI!
Bota është më e blunjtë dhe toka
Natën, kur unë fle
Vigane, brenda duarve të tua të vogla.
FINALE
Nga Pablo Neruda

Kush e ka dëshiruar njëri-tjetrin si ne të dy? Le të shikojmë
PËR HIRIN E LASHTË TË ZEMRAVE QË U DOGJËN,
DHE T’I LËMË PUTHJET TONA QË TË PREKEN ATJE, NJË PËR NJË,
Deri sa lulja, e patrupëzuar, të ngrihet sërish.
Le ta dashurojmë atë Dëshirë që konsumoi frutat e saj
Dhe që shkoi poshtë, si pamje dhe fuqi, në tokë
NE JEMI DRITA E TIJ E VAZHDUESHME,
FARA E SAJ E PASHKATËRRUESHME, E BRISHTË.
SONETI XCV: KUSH E KA DËSHIRUAR NJËRI-TJETRIN SI NE TË DY
Nga Pablo Neruda

Lakuriq, je e thjeshtë si një prej duarve të tua,
E BUTË, TOKËSORE, E VOGËL, TRANSPARENTE, E RRUMBULLAKËT:
Ti ke linjat e hënës, ti ke shtigjet e mollës:
LAKURIQ, TI JE E HOLLË SI NJË KOKËRR E ZHVESHUR GRURI.
LAKURIQ, TI JE BLU SI NATA NË KUBË;
TI KE HARDHI DHE YJE NË FLOKËT E TU;
Lakuriq, ti je e bollshme dhe e verdhë
SI VERA NË NJË KISHË TË ARTË.
Lakuriq, ti je e vogël si një prej thonjve të tu,
ME KURBA, FINE, E KUQE, DERI SA LIND DITA
Dhe ti tërhiqesh në nëntokën e botës,
Si poshtë një tuneli të gjatë veshjesh dhe punësh:
DRITA JOTE E DËLIRË ZBEHET, VISHET, LËSHON GJETHET E SAJ,
DHE KTHEHET SËRISH NË NJË DORË TË ZHVESHUR.
SONETI: LAKURIQ, JE E THJESHTË Si NJË PREJ DUARVE TË TUA
Nga Pablo Neruda

Kur vijnë duart e tua
Drejt të mijave, dashuri,
Çfarë më sjellin ato në fluturim?
Përse ndale
Tek buzët e mia, kaq papritur,
Përse i njoh unë ato,
Sikur t’i kep prekur ato më parë,
Sikur, përpara se ato të ishin
Të kenë udhëtuar
Mbi ballin tim, belin tim?
Butësia e tyre erdhi
Duke fluturuar nëpër kohë,
Mbi det dhe tym,
Mbi pranverë,
Dhe kur ti i shtrive duart e tua
Mbi gjoksin tim
Unë i njoihja ato krahë
Pëllumbash të bardhë,
E njoha argjilën,
Dhe ngjyrën e grurit.
Vitet e jetës sime
Kanë qenë rrugë kërkimi,
Një ngjitje shkallësh,
Kapërcime damarësh.
Trenat më flakën përpara
Ujërat më thirrën,
Mbi sipërfaqen e rrushit
Të kisha prekur.
Druri, papritur,
Hyri në kontakt me ty,
Pema e bajames thirri
Butësitë e tua të fshehura,
Deri sa të dyja duart e tua
U mbyllën në gjoksin tim,
Si një palë krahë
Duke mbyllur fluturimin e tyre.
DUART E TUA
Nga Pablo Neruda

Ti je bija e detit, kushërira e parë e rigonit.
Notare, trupi yt është i dëlirë si uji;
I gatuar, gjaku yt është i shpejtë si dheu.
Çdo gjë që ti bën është e mbushur me lule, e pasur me tokë.
Sytë e tu shkojnë jashtë drejt ujit, dhe dallgët ngrihen;
Duart e tua shkojnë jashtë tek toka dhe farat bymehen;
Ti e njeh esencën e thellë të ujit dhe të tokës,
Të bashkuara tek ti si një formulë argjile
Naiad: prite trupin tënd në copëza turkuazi,
Ato do të lulëzojnë të ringjallura në kuzhinë.
Kështu bëhesh ti gjithçka që jeton.
Dhe kështu më në fund, ti fle, në rrethin e krahëve të mi
Që zbrapsin hijet që ti të shplodhesh
Perime, barishte, erëza: shkuma e ëndrrave të tua.
SONETI XXXIV: TI JE BIJA E DETIT
Nga Pablo Neuda

Molle mishtore, grua e mbushur
Hene qe digjesh
Arome e erret algash deti
Perplasje balte dhe drite
Cfare dije sekrete shtrengohet ndermjet kollonave te tua?
Cfare nate primitive
Prek njeriu me shqisat e tij?
Dashuria eshte nje udhetim
Neper ujera dhe yje
Neper ajrin mbytes
Stuhite e thikta te ujerave:
Dashuria eshte nje lufte vetetimash
Dhe te dy trupave te rrenuar nga nje embelsi e vetme
Puthje pas puthje e mbuloj pafundesine tende te vogel
Buzet e tua, lumenjte e tu
Fshatrat e tu te vegjel
Dhe nje zjarr gjenital
Te transformuar nga kenaqesia
Rreshqet neper kanalet e ngushte te gjakut
Ne nje karafil nokturn
Per te qene, dhe per te mos qene asgje vec
Drite ne erresire
Molle mishtore, grua e mbushur, hene qe digjesh 

Nga Pablo Neruda

Dhe sepse dashuria lufton
Jo vetem ne agronomine e saj qe digjet
Por gjithashtu ne gojen e nje burri dhe te nje gruaje
Do ta mbyll duke u larguar prej atyre qe
Ndermjet gjoksit tim dhe aromes tende
Kerkojne te mbjellin bimen e tyre te erret
Per mua, asgje me te keqe nuk do te te thone ata dashuria ime
Nga sa te kam thene une
Perpara se te te njihja ty
Kam jetuar ne stepa
Dhe une nuk prita dashuri
Une isha shtrire ne pritje dhe iu hodha nje trendafili
Cfare mund te te thone ty ata me shume?
Une nuk jam as nje burre j mire dhe as i keq
Dhe pastaj ata do te te flasin per rrezikun e jetes sime
Qe ti e njeh dhe qe e kemi ndare me pasion
Epo mire, ky rrezik
Eshte rreziku i dashurise
I dashurise se plote per te gjithe jeten
Per te gjitha jetet
Dhe nese kjo dashuri na sjell vdekjen dhe burgun
Jam i sigurt se syte e tu te medhenj
Si kur i puth une
Do te mbyllen me krenari
Me krenari te dyfishte, dashuri
Me krenarine tende dhe me krenarine time
Por me pare ato do te vijne tek veshet e mi
Per te konsumuar dashurine e embel dhe te forte
Qe na lidh
Dhe ata do te thone: “Ajo qe ti do
Nuk eshte nje grua per ty
Perse e dashuron?
Une mendoj se mund te gjesh nje me te bukur
Me serioze, me te thelle
Shume te tjera, a me kupton
Shiko sa e lehte qe eshte
Dhe cfare koke qe ka
Dhe shiko se si vishet
Dhe etj., etj.,
Dhe per keto fraza une do t’u them:
Keshtu te dua, dashuri
Sic vishesh
Dhe se si i ngre ti floket
Dhe se si buzeqesh goja jote
E lehte si uji
I pranveres mbi gurat e paster
Keshtu te dua une ty, e dashur
Bukes nuk i kerkoje qe te me mesoje
Por qe te mos me mungoje ne asnje dite te jetes sime
Une nuk di asgje per driten
Nga vjen dhe ku shkon
Une nuk i kerkoj shpjegime nates
Une pres per te dhe ajo me mbulon
Dhe keshtu ti, buke dhe drite
Dhe hije ti je
Ti erdhe ne jeten time
Me ate qe po sillje
E bere nga drite dhe buke dhe hije te prisja
Dhe keshtu kam nevoje per ty
Keshtu te dua
Dhe per ata qe duan te degjojne neser
Ate qe une s’do t’ua them atyre
Le ta lexojne ketu
Dhe le te terhiqen ata sot
Sepse eshte heret per keto zenka
Neser ne do t’u japim atyre vetem
Nje gjethe nga pema e dashurise sone
E cila do te bjere ne toke
Sikur te ishte bere nga buzet tona
Si nje puthje qe bie nga lartesite tona te pathyeshme
Per te treguar zjarrin dhe embelsine
E nje dashurie te vertete
Dhe sepse dashuria lufton
Nga Pablo Neruda

Te gjithe ata burra ishin atje brenda
Kur ajo erdhi teresisht lakuriq
Ata kishin qene duke pire
Ata filluan te villnin
E sapo ardhur nga lumi
Ajo nuk dinte asgje
Ajo ishte nje sirene qe kishte humbur rrugen
Fyerjet rrudhen poshte
Mishin e saj shkelqyes
Poshterimet i mbyten gjinjte e saj te arte
Duke mos i njohur lotet
Ajo nuk derdhi lot
Duke mos i njohur veshjet
Ajo nuk kishte veshje
Ata e nxine me kellefe te djegur dhe me bishta cigaresh
Dhe u shtrine duke qeshur pertoke
Ajo nuk foli sepse
Ajo nuk kishte fjale
Syte e saj ishin ngjyra e dashurise se larget
Krahet e saj binjake ishin te bere nga topaz i bardhe
Buzet e saj leviznin, te heshtur, ne nje drite korale
Dhe papritur ajo doli nga dera
Pasi hyri ne lum u pastrua
Duke shkelqyer si nje gur i bardhe ne shi
Dhe pa kthyer koken prapa
Ajo notoi serish
Drejt zbrazetise
Drejt vdekjes
Fabula e sirenes dhe te dehurve
Nga Pablo Neruda

Dashuri, nje pyetje  
Te ka shkaterruar
Jam kthyer tek ti
Nga gjembat e pasigurt
Te dua te drejte si shpata apo si rruga
Por ti kembengul qe
Te mbash nje liman
Hijeje qe une nuk e dua
Dashuria ime
Kuptome
Te dua te gjithen
Nga syte tek kembet
Nga maja e thoit deri brenda gjithe drites qe ti mban
Jam une, dashuria ime
Qe po trokas ne deren tende
Nuk eshte nje fantazme, nuk eshte ai qe njehere ndali ne dritaren tende
Une e hedh poshte deren
Dhe hyj ne jeten tende
Vij per te jetuar ne shpirtin tend
Ti nuk merresh dot me mua
Duhet te hapesh dere pas dere
Duhet te me bindesh
Duhet te hapesh syte
Qe une te kerkoj tek to
Duhet te shikosh se si eci me hapa te rende
Pergjate te gjitha rrugeve
Qe verbtazi, po me prisnin mua
Mos ki frike
Jam i yti
Por
Por une nuk jam pasagjeri apo lypesi
Une jam Zoti yt
Ai qe po prisje
Dhe tani une hyj ne jeten tende
Per te mos u larguar me
Dashuri, dashuri, dashuri
Por per te qendruar
Pyetja
Nga Pablo Neruda

Jam i dëshiruar për gojën tënde
për zërin tënd
për flokët e tu
I heshtur dhe i uritur
vërtitem nëpër rrugë
Buka nuk më ushqen
Madje më bezdis
Gjithë ditën kërkoj për masën lëngjërore të hapave të tu
Jam i uritur për qeshjen tënde të permbajtur
duart e tua ngjyrë korrjesh të egra
i uritur për gurët e zbehtë të thonjve të tu
Dua të ha lekurën tende si bajame
Dua të ha rrezet e diellit që flakërojnë mbi trupin tënd të ëmbël
hundën mbretërore të fytyrës tënde arrogante
Dua të ha hijen e qerpikëve të tu
kështu vërdallosem i uritur
duke gjuajtur për ty
për zemrën tënde të ngrohtë
Nga Pablo Neruda

O kulle drite, bukuri e trishte
Ajo varese e zmadhuar
Dhe statuja ne det
Sy gelqeror, simbol
I ujerave vigane
E qara e zgalemit te vajtimit
Dhemb i detit
Nuse e eres se oqeanit
O trendafil i ndare
Nga kercelli i gjate
I shkurres se neperkembur
Qe thellesite e kthyen ne nje arqipelag
Nje yll natyror, diademe e gjelber
Vetem ne fatin tend vetmitar
Ende e paarritshme, e rreshqitshme
E larget
Si nje pike
Si nje rrush
Si deti
Kulle drite
Nga Pablo Neruda

Kur nuk mund te shikoje fytyren tende
Shikoj kembet e tua
Kembet e tua me kocka te harkuara
Kembet e tua te vogla te forta
Une e di qe ato te mbajne ty
Dhe qe pesha jote e embel ngrihet prej tyre
Beli yt dhe gjinjte e tu
E purpurta e dyfishte e thithkave te tua
Folete e syve te tu
Qe sapo kane fluturuar larg
Goja jote e gjere si frut
Kacurrelat e tua te kuqe
Kulla ime e vogel
Por une i dua kembet e tua
Vetem sepse ato kane ecur
Mbi toke dhe
mbi erera dhe
mbi ujera
Deri sa me gjeten mua
Kembet e tua
Nga Pablo Neruda

Ka varresa qe jane te vetmuara
Varre plot me kocka qe nuk leshojne asnje tingull
Zemra qe leviz neper nje tunel
Ne erresiren e saj, erresire, erresire
Si nje anije e mbytur ne vdesim duke shkuar tek vetvetja
Sikur te ishim duke u mbytur
Brenda zemrave tona
Sikur te ishim duke jetuar duke rene
Jashte nga lekura jone ne shpirt
Vdekja vjen midis te gjithave
Duke tringellusr si nje kepuce, por pa kembe ne te
Si nje kostum, por pa njeri ne te
Vjen dhe troket, duke perdorur nje unaze
por pa gur ne te
Pa gisht
Vjen dhe klith
pa nje goje
Pa gjuhe
Pa fyt
Megjithate hapat e saj mund te degjohen
Dhe veshjet e saj bejne nje tingull te heshtur, si nje peme
Nuk jam i sigurt, une kuptoj fare pak
Mezi shikoj
Por mua me duket se kenga e saj ka ngjyren e vjollcave te trishtuara
Qe jane ne shtepi ne toke
Sepse fytyra e vdekjes eshte e gjelber
Dhe shikimi qe ka vdekja eshte e gjelber
Me trishtimin penetures te nje gjetheje vjollce
Dhe ngjyren e zbehte
Te dimrit te hidheruar
Por vdekja shkon gjithashtu neper bote veshur si nje dhender
Duke mbuluar dyshemene
Duke pare per trupa te vdekur
Vdekja eshte brenda dhendrit
Dhendri eshte gjuha e vdekjes qe kerkon kufoma
Ajo eshte gjilpera e vdekjes
Qe kerkon fijen
Vdekja eshte brenda ahureve te mbyllur
Ajo e kalon jeten duke fjetur ne dysheke te ngadalte
Ne cercafe te zinj
Dhe papritur merr fryme
Ajo leshon nje tingull te vajtueshem qe fryn cercafet
Dhe shtreterit dalin per lundrim
Drejt nje porti
Ku vdekja po pret
Veshur si nje admiral
Vetem vdekja
Nga Pablo Neruda

Çfarë do të thonë për poezinë time
Ata që nuk e prekën kurrë gjakun tim?
Nga Pablo Neruda

Çdo ditë ti laun me dritën e universit.
Vizitore delikate, ti vjen në lule dhe në ujë,
Ti je më shumë sesa kjo kokë e bardhë që shtrëngoj
Si një tufë me lule, çdo ditë, ndërmjet duarve të mia.
Ti je si askush tjetër qëkur të dua unë.
Lërmë të të përhapë midis kurorave të verdha.
Kush e shkruan emrin tënd në gërma tymi midis yjeve të jugut?
Oh lërmë të kujtoj se si isha përpara se të ekzistoje ti.
Papritur era hungërin dhe i përplas dritaret e mia të mbyllura.
Qielli është një rrjetë e dendur me peshq të mugët.
Këtu të gjitha erërat heqin dorë herët apo vonë, të gjitha.
Shiu ia zhvesh rrobat.
Zogjtë kalojnë, duke fluturuar.
Era. Era…
Vetëm unë mund të luftojë kundër fuqisë së njeriut.
Stuhia vërtit gjethet e errta
Dhe çliron të gjitha varkat që ishin ankoruar mbrëmë në qiell.
Ti je këtu. Oh, ti nuk largohesh.
Do të më përgjigjegj deri në ngashërimën e fundit.
Zvarritur rreth meje sikur të ishe e frikësuar.
Edhe kështu, një hije e huaj dikur rendte nëpër sytë e tu.
Tani, tani gjithashtu, e vogla ime, ti më sjell lulemustakë,
Madje edhe gjinjtë e tu kanë aromën e saj.
Ndërsa era e trishtuar ikën duke therur fluturat
UNË TË DUA, DHE LUMTURIA IME E KAFSHON KUMBULLËN E GOJËS TËNDE.
Sa do të kesh vuajtur duke u mësuar me mua,
Shpirti im i egër, vetmitar, emri im që i lëshon ato që të gjitha në vrapim.
Kaq shumë herë e kemi parë yllin e mëngjesit që të digjet, duke puthur sytë tanë,
Dhe mbi kokat tona lëshohen drita gri
Fjalët e mia mbretëronin mbi ty, duke të goditur.
PËR NJË KOHË TË GJATË E KAM DASHUR TRUPIN TËND NËNË PERLASH NGROHUR NË DIELL.
Deri sa të besoj se ti i detyrohesh universit.
UNË DO TË TË SJELLË LULE TË LUMTURA NGA MALET, ZYMBYLA, LAJTHI TË ERRTA, DHE SHPORTA RUSTIKE ME PUTHJE.
DUA TË TË BËJ TY ATË QË I BËN PRANVERA LULEVE TË QERSHISË.
ÇDO DITË TI LUAN…
Nga Pablo Neruda

Ma merr bukën, nëse dëshiron,
Ma merr ajrin, por
Mos ma merr të qeshurën tënde.
Mos ma merr trëndafilin,
Lulen shtizë që ti këput,
Uji që papritur
Shpërthen përpara në gëzim,
Dallga e papritur
E argjendtë lind tek ti.
Lufta ime është e vështirë dhe unë kthehem
Me sy të lodhur
Herë pas here pasi ka parë
Tokën e pandryshuar,
Por kur hyn e qeshura jote
Ajo ngrihet në qiell duke më kërkuar mua
Dhe ajo hap për mua
Të gjitha dyert e jetës.
Dashuria ime, në orën më të errët
Buzëqeshja jote
Hapet, dhe nëse papritur
Ti shikon gjakun tim që njollos
Gurët e rrugës,
QESH, SEPSE E QESHURA JOTE
DO TË JETË PËR DUART E MIA
SI NJË SHPATË E FTOHTË.
Afër detit në vjeshtë,
E qeshura jote duhet të ngrejë
Kaskadën e saj të shkumtë,
DHE NË PRANVERË, DASHURI,
E DUA TË QESHURËN TËNDE SI
LULEN QË PO PRISJA,
LULEN BLU, TRËNDAFILIN
E VENDIT TIM QË JEHON.
Qesh me natën,
Me ditën, me hënën,
Qesh me rrugët e përdredhura
Të ishullit,
QESH ME KËTË TË ÇMENDUR TË NGRATË
QË TË DASHURON TY
por kur unë i hap dhe
I mbyll sytë e mi
Kur largohen hapat e mi,
Kur kthehen hapat e mi,
MOHOMA BUKËN, AJRIN,
DRITËN, PRANVERËN
POR KURRË TË QESHURËN TËNDE.
Nga Pablo Neruda

Dhe unë, një qenie pafundësisht e vogël,
I dehur me zbrazëtinë e madhe me yje,
E ngjashme me imazhin e misterit,
U ndjeva një pjesë e dëlirë e humnerës
U vërtita me yjet
Zemra ime u përhap nëpër erë.
Nga Pablo Neruda

Kujtimi yt shfaqet nga nata rreth meje.
Lumi përzien vajtimet e tij kokëforta me detin.
I shkretë si skelat në agim.
Është ora e nisjes, oh i shkretë!
Koka lulesh të ftohta po qajnë mbi kokën time.
Oh gropë mbeturinash, shpellë anijesh të mbytura.
Tek ti janë mbledhur luftrat dhe arratisjet.
Nga ti u ngritën krahët e këngës së zogjve.
Ti përpive çdo gjë, si distanca,
Si deti, si koha. Tek ti u mbyt çdo gjë!
Ishte ora e lumtur e sulmit dhe e puthjes.
Ora e magjisë që flakëroi si një fanar.
Tmerri i pilotit, furia e shoferit të verbër,
Errësira turbulluese e dashurisë, tek ti u mbyt çdo gjë!
Në fëmijërinë e mjegullës së shpirtit tim, me krahë dhe të plagosur.
Zbulues i humbur, tek ti u mbyt çdo gjë!
Ti rrethove dhimbjen, ti u kape pas dëshirës,
Trishtimi të shtangu, tek ti u mbyt çdo gjë!
Unë bëra që muri i hijes të tërhiqej,
Përtej dëshirës dhe të vepronte, eca.
Oh mish, mishi im, gruaja që dashurova dhe që e humba,
Të thërras në orën më të përlotur, duke e sjellë këngën time tek ti.
Si një kavanoz ti strehoje ëmbëlsi të pafundme.
Dhe harresa e pafundme të thërrmoi ty si një kavanoz.
Ishte vetmia e zezë e ishujve,
Dhe atje, grua e dashurisë, krahët e tu më morën brenda
Aty kishte etje dhe uri, dhe ti ishe fruti.
Aty kishte dhimbje dhe rrënoja, dhe ti ishe mrekullia.
Ah grua, nuk e di se si munde të më mbaje
Në tokën e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu!
Sa e tmerrshme dhe e shkurtër ishte dëshira ime për ty!
Sa e vështirë dhe e dehur, sa e tensionuar dhe e zjarrtë.
Varrezë puthjesh, ka ende zjarrë në varret tuaja,
Degët e frutave digjen ende, të çukitura nga zogjtë.
Oh goja e kafshuar, oh brinjët e puthura,
Oh dhëmbë të uritur, oh trupa të gërshetuar.
Oh çifti i çmendur i shpresës dhe i forcës
Ku u shkrimë dhe u dëshpëruam.
Dhe ëmbëlsia, e lehtë si uji dhe si mjelli.
Dhe fjala thuajse filloi mbi buzë.
Dhe ky ishte fati im dhe në të ishte udhëtimi i lëngimeve të mia,
Dhe në të ranë lëngimet e mia, tek ti u mbyt çdo gjë!
Oh gropë mbeturinash, çdo gjë ra tek ti,
Çfarë dhimbjesh nuk ke shprehur, në çfarë dhimbjesh nuk je mbytur!
Nga deti në det ti ende thërrisje dhe këndoje.
Duke qëndruar si një marinar në majën e një anije.
Ti ende lulëzoje në këngë, ti je ende nuse e rrymave.
Oh gropë mbeturinash, hape pusin e hidhur.
Shofer i verbër i zbehtë, kasetë e pafat,
Zbulues i humbur, te ti u mbyt çdo gjë!
Është ora e nisjes, ora e ftohtë dhe e rëndë
Të cilën nata e përshpejton për të gjitha oraret.
Brezi fëshfëritës i detit rrethon bregun.
Yjet e ftohtë ngrihen lart, zogjtë e zinj migrojnë.
I shkretë si skelat në agim.
Vetëm hija drithëruese përdridhet në duart e mia.
Oh më larg se çdo gjë. Oh më larg se çdo gjë.
ËSHTË ORA E NISJES. OH I SHKRETË!
KËNGË DËSHPËRIMI
Nga Pablo Neruda

Secili në xhepin më të fshehur mbante
Xhevahirët e humbur të kujtesës,
Dashurinë e madhe, netët sekrete dhe puthjet e përhershme,
Fragmentet e lumturisë private dhe publike.
Të paktët, ujqërit, mblidhnin kofsha,
Burra të tjerë dashuronin kruajtjen në agim
Xhirot në male apo fushat e akullit, lokomotivat, numrat.
PËR MUA LUMTURIA ISHTE NDARJA E KËNGËS,
LËVDIMI, MALLKIMI, VAJTIMI ME NJËMIJË SY.
Kërkoj të falur për sjelljen time të keqe:
JETA IME NUK KISHTE ASNJË DOBI MBI TOKË.
Nga Pablo Neruda

Dhe tani ti je e imja. Shplodhur me ëndrrën tënde në ëndrrën time.
Dashuria dhe dhimbja dhe puna duhet të flejnë që të gjitha, tani.
Nata kthen rrotat e saj të padukshme,
Dhe ti je e dëlirë përkrah meje si një thëngji në gjumë.
Askush tjetër, Dashuri, nuk do të flejë në ëndrrat e mia. Ti do të ikësh,
Ne do të ikim së bashku, përmbi ujërat e kohës.
Askuh tjetër nuk do të udhëtojë nëpër hije me mua,
VETËM TI, GJELBËRIM I PËRJETSHËM, DIELL I PËRJETSHËM, HËNË E PËRJETSHME.
Duart e tua tashmë i kanë hapur grushtet e tyre delikat
Dhe i kanë lënë shenjat e tyre të ëmbla të rrjedhin larg;
Sytë e tu u mbyllën si dy krahë gri, dhe unë lëviz
Pasi, ndoqa ujërat përmbytës që mban ti, që më marrin me vete.
Nata, bota, era vërtisin fatin e tyre.
Pa ty, unë jam ëndrra jote, vetëm kjo, dhe kjo është e gjitha.
SONETI LXXXI
Nga Pablo Neruda

Ti duhet ta dish që unë të dua dhe nuk të dua,
Sepse çdo gjë që është e gjallë ka dy krahë;
Një fjalë është një krahë heshtjeje,
Gjysma tjetër është zjarr.
Unë të dua në mënyrë që të filloj të të dua,
QË TË FILLOJ SËRISH PAFUNDËSINË
Dhe të mos rresht kurrë të së dashuruari ty:
Ja përse nuk të dua ende.
Unë të dua, dhe unë nuk të dua, sikur të mbaja
Çelësa në duart e mia: të një të ardhmeje gëzimi
Një fat të mjerë, të ngatërruar
Dashuria ime ka dy jetë, për të të dashur ty.
SONETI XLIV
Nga Pablo Neruda

Është një vetmi e padurueshme. Të gjitha rrugët çojnë tek i njëjti qëllim: t’i komunikojmë të tjerëve atë që ne jemi. Dhe ne duhet të kalojmë nëpër vetmi dhe vështirësi, izolim dhe heshtje për të arritur përpara tek vendi i magjepsur ku mund të kërcejmë vallen tonë të ngratë dhe të këndojmë këngën tonë të vajtueshme – por në këtë kërcim apo në këtë këngë, përmbushen ritet më të lashta të vetëdijes sonë në vetëdijen e të qenit njerëzor dhe të besimit në një fat të përbashkët.
Nga Pablo Neruda

Mbi gjoksin tënd me rryma të palëvizshme,
Mbi këmbët e tua të forta dhe të ujshme,
Mbi përhershmërinë dhe krenarinë e
Flokëve të tu të zhveshur
Dua të jem, dashuria ime, tani që lotët janë hedhur
Unë dua të jem, dashuria ime, vetëm me një rrokje
Argjendi të copëzuar, vetëm me një majë
Të gjirit tënd prej bore.
Nga Pablo Neruda

Merrini të gjitha mbrapsht. Jeta është e mërzitshme, me përjashtim të luleve, dritës së diellit, dhe këmbëve të tua të përsosura. Një gotë ujë kur je me të vërtetë i etur. Mënyra se si trupat përputhen me njëri-tjetrin. Të freskët dhe të rinj dhe të ëmbël. Kafe në mëngjes. Këto janë vetëm çaste. Unë luftoj me të ndërmjetmet. Unë thjesht dua të mos rresht kurrë së dashuruari sikur të mos kishte asgjë tjetër për të bërë, sepse…çfarë ka tjetër për të bërë?
Nga Pablo Neruda

E kam ndërtuar këtë togë me orendi dashurie,
Dhe me katërmbëdhjetë shtresa secila
Ndërtova shtëpi të vogla,
Në mënyrë që sytë e tu,
Që i adhuroj dhe që u këndoj,
Të jetojnë në to.
TANI QË I KAM DEKLARUAR THEMELET E DASHURISË SIME,
TA DORËZOJ TY KËTË SHEKULL:
Sonete të drunjtë që
Jetojnë vetëm sepse
Ti u dhe atyre jetë.
Nga Pablo Neruda

Fërgëllova
Në ato vetmi
Kur dëgjova zërin
E kripës
Në shkretëtirë.
Nga Pablo Neruda

I humbur në pyll, theva një thupër të errët
Dhe e ngrita pëshpërimën e saj tek buzët e mia të etura:
Ndoshta ishtë zëri i shiut që qante,
Një zilkë e plasaritur, apo një zëmër e shqyer.
Diçka nga shumë larg: dukej
E thellë dhe sekrete, e fshehur nga toka,
NJË BRITMË E MBYTUR NGA VJESHTAT VIGANE,
NGA PËRLOTJA E ERRËSIRËS GJYSËM TË HAPUR TË GJETHEVE.
Duke u zgjuar nga ëndrra e pyllit atje, lajthia
Këndoi nën gjuhën time, aromën e saj
Duke u kacavjerrë në mendjen time të vetëdijshme
Sikur papritur rrënjët që kisha lënë pas
Të qanin për mua, toka që kisha humbur me fëmijërinë time
Dhe unë ndala, i plagosur nga aroma e përhumbur.
Nga Pablo Neruda

Oh pushtomë me gojën tënde përvëluese,
Kërkomë nëse do, me sytë e ty nokturn,
POR LEJOMË TË LUNDROJË DHE TË FLE MBI EMRIN TËND.
Nga Pablo Neruda

Përsërita: eja me mua, sikur të isha duke vdekur,
Dhe askush nuk e pa hënën e gjakosur në gojën time,
Askush nuk e pa gjakun që po ngrihej në heshtje.
Oh dashuri, tani le ta harrojmë yllin me gjemba!
Nga Pablo Neruda

Nëse ti nuk do të jetoje më
Nëse ti e dashura ime, dashuria ime,
Nëse ti vdes,
Të gjitha gjethet do të bien në gjoksin tim,
Do të bjerë shi në shpirtin tim natë e ditë,
Bora do ta djegë zemrën time,
Unë do të eci me ngricën dhe me zjarrin
Dhe me vdekjen dhe me borën,
Këmbët e mia do të duan të ecin aty
Ku fle ti, por
Unë do të jetoj.
Nga Pablo Neruda

Tek ti toka…
Trëndafil
I vogël
Trëndafilkë
Ndonjëherë,
E hollë dhe e zhveshur,
Duket sikur
Ti futesh
Breda njërës prej
Duarve të mia,
Sikur mund të të shtrëngojë kështu
Dhe të të mbajë në gojën time,
Por papritur
Këmbët e mia prekin këmbët e tua
Dhe goja ime buzët e tua:
Ti je rritur,
Shpatullat e tua ngrihen si dy kodra,
Gjinjtë e tu enden mbi gjoksin tim,
Krahu im mezi ia del që të rrethojë
Linjat e holla të hënës së re të belit tënd:
Në dashuri ti u shpërbëre si ujë deti
Mezi mund t’i mas sytë më hapësinor të qiellit
Përkulem tek goja jote për të puthur tokën.
Nga Pablo Neruda

Ti më pyet se çfarë po valëvit atje karavidhja
Me këmbët e tij të arta?
Unë përgjigjen, e di oqeani.
Ti thua, çfarë po presin ascidianët në zilkat e tyre transparente?
Çfarë po presin?
Unë të them se po presin kohën, si ty.
Ti pyet se kë përqafojnë në krahët e tyre leshterikët?
Studioje, studioje, në një orë të caktuar, në një det të caktuar, unë e di.
Ti më pyet për detyrën e shkëlqyer të balenave të vogla të arktikut,
Dhe unë të përgjigem duke përshkruar
Se si deti njëbrirësh me shtizë vdes në të.
Ti pyet rreth pendëve të mbretit peshk,
Të cilat dridhen në pranverat e dëlira të dallgëve të jugut?
Apo ti ke gjetur në karta një pyetje të re që prek
Arkitekturën e kristaltë
Të anemonës së detit, dhe tani do të ma shërbesh mua?
Ti kërkon të kuptosh natyrën elektrike të shpinës së oqeanit?
Stalaktiktet e armatosura që e çajnë atë teksa ec?
Grepi i peshkut peshkatar, muzika e përpahur
Në vendet e thella si një fije në ujë?
Unë dua të të them se oqenai i di këto,
Se jeta në kutitë e saj me xhevahirë
Është e pafundme si rëra, e pamundur për t’u numëruar, e dëlirë,
Dhe midis rrushit me ngjyrë gjaku koha ka bërë petalet
E forta dhe të shkëlqyera, ka bërë kandilin e detit plot me dritë
Duke bashkuar nyjet e tij, duke lënë fijet e tij muzikore që të lodrojnë
Nga një bollëk të bërë nga nënë perlash të pafundme.
Unë nuk jam asgjë veçse rrjeta e zbrazët e cila ka ecur përpara
Syve njerëzorë, i vdekur në këto errësira,
Me gishtërinj të mësuar me gjatësitë trekëndore
Të globit të ndrojtur të një portokalli.
Unë jam endur siç ke bërë edhe ti, duke hetuar
Yllin e pafundmë,
Dhe në rrjetën time, gjatë natës, unë u zgjova lakuriq,
E vetmja gjë e kapur, një peshk në kurth, brenda erës.
Nga Pablo Neruda

Unë e dashuroj grushtin e tokës që ti je.
Sepse kullotat e saj, vigane sa një planet,
Nuk kanë asnjë yll tjetër. Ti je kopja ime
E universit të shumëfishuar.
Sytë e tu të gjerë janë e vetmja dritë që njoh
Konstelacionet e tua të zhdukura;
Lëkura jote pulson si damari
E një meteori nëpër shi.
Ijet e tua ishin kaq shumë prej hënë për mua
Goja jote e thëllë dhe kënaqësitë e saj, me kaq shumë diell;
Zemra jote, e zjarrtë me rrezet e saj të kuqe,
Ishte një dritë kaq e zjarrtë, si mjalti në hije.
Kështu kaloj nëpër formën tënde që digjet,
Duke të të puthur ty
Kompakte dhe planetare
Pëllumbi im, globi im.
Nga Pablo Neruda

Lamtumirë, lamtumirë, një vendi apo një tjetri,
Çdo goje, çdo dhimbjeje,
Hënës së pacipë, javëve
Që i palgosnin ditët dhe pastaj zhdukeshin,
Lamtumirë këtij zëri dhe atij tjetrit të njollosur
Me amarantinë dhe lamtumirë
Shtratit dhe pjatës së zakonshme,
Muzgut të të gjitha lamtumirave,
Karriges që është pjesë e të njëjtin muzg,
Rrugës së bërë nga këpucët e mia.
Unë e shpërndava veten, pa asnjë dyshim:
Ktheva përmys jetë të tëra,
Ndryshova lëkurë, llampa, dhe urrejtje,
Ishte diçka që duhet ta bëja,
As për ligj dhe as për teka,
Më shumë si një reaksion zinxhir;
Çdo udhëtim i ri më ka magjepsur;
Kam marrë kënaqësi nga vendet, nga të gjitha vendet.
Dhe, sapo arrita, unë thashë menjëherë lamtumirë
Me ëmbëlsinë e porsalindur
Sikur do të hapej buka dhe papritur
Të fluturonte nga tryeza e botës.
Kështu i lashë pas të gjitha gjuhët,
I përsërita lamtumirat si një dorë e vjetër,
Ndryshova kinematë, arsyet dhe varret,
Lashë çdo vend për diku tjetër;
Vazhdova të isha dhe të isha gjithmonë
Gjysëm i pabërë në gëzim
Një dhëndër midis trishtimit,
Pa e ditur kurrë se si apo se kur,
Gati për t’u kthyer, kurrë për t’u rikthyer.
Ne e dimë shumë mirë që ata që kthehen nuk janë larguar kurrë,
Kështu që, e gjurmova dhe e rigjurmova jetën time,
Duke ndërruar veshje dhe planete,
Duke u mësuar me shoqërinë
E rrotës së madhe të mërgimit,
Vetmisë së madhe të tingëllimës së këmbanës.
LAMTUMIRAT
Nga Pablo Neruda

Dhe kur një gjethe bie nga hardhitë kacavjerëse,
Ti e di, dashuria ime,
Që emri im është shkruar në atë gjethe,
Një emër që është i yti dhe i imi,
Emri ynë i dashurisë,
Një qënie e vetme,
Shigjeta që çau dimrin,
Dashuria e pathyeshme
Zjarri i ditëve,
Një gjethe që ra mbi gjoksin tim,
Një gjethe nga pema e jetës
Që bëri një fole dhe këndoi,
Që lëshoi rrënjë,
Që na dha lule dhe fruta.
Dhe kështu ti e shikon, dashuria ime,
Se si lëviz unë rreth ishullit,
Rreth botës,
I sigurt në mes të pranverës,
I çmendur me dritë në të ftohtë,
Duke ecur i qetë në zjarrë,
Duke ngritur peshën tënde të petaltë në krahët e mi
SIKUR TË MOS KISHA ECUR
KURRË VEÇSE ME TY,
ZEMRA IME,
SIKUR NUK MUND TË ECJA
VEÇSE ME TY,
SIKUR NUK MUND TË KËNDOJA
VEÇSE ME TY.
Nga Pablo Neruda

Grua, mund të isha fëmija yt,
Që të pija qumësht nga gjinjtë e tu si nga një pus,
Që të të shikoja dhe të të ndjeja në krahun tim
Që të kem të qeshurën tënde të artë
Dhe zërin tënd të kristaltë.
Që të të ndjej në venat e mia si Zoti në lumenj
Dhe që të të adhuroj në kockat e dhimbshme të pluhurit dhe të blirit
Që të të shikoj të kalosh aty pranë pa dhimbje
Si do të të doja grua, si do të të doja grua,
Siç nuk të ka dashur askush tjetër!
Të vdes dhe ende
Të të dua edhe më shumë.
Dhe ende
Të të dua më shumë
Dhe më shumë.
Nga Pablo Neruda

Vështirë të themi
Nëse ne mbyllim sytë tanë apo nëse nata
Hap tek ne sy të tjerë të yjësuar,
Nëse ajo bën strofull në murin e ëndrrave tona
Deri sa të hapet një derë tjetër.
Por ëndrra
Është vetëm kostumi fluturues i një çasti,
Në një goditje të errësirës,
Dhe që bie tek këmbët tona, i flakur
Teksa dita lëviz dhe lundron me ne.
Nga Pablo Neruda

Kujtoj vetëm një ditë
Që ndoshta nuk ishte synuar për mua,
Ajo ishte një ditë e pandërprerë,
Pa origjina, e martë.
Unë isha një burrë i magjepsur nga shansi
Me një grua të gjetur,
Ne u zhveshëm
Sikur do të vdisnim
Sikur do të notonim
Sikur do të plakeshim
Dhe ne u zhytën brenda njëri-tjetrit,
Ajo më rrethoi si një vrimë,
Unë e krisa atë si një kambanë,
Dhe ajo ishte tingulli që më plagosi
Dhe kupola qiellore u drodh.
Nga Pablo Neruda

Thuamë çdo gjë, zinxhir pas zinxhiri,
Lidhje pas lidhje, hap pas hapi;
Mprihini thikat që i kishit fshehur tutje,
Ngulini në gjoksin tim, në duart e mia,
Si një përrua rrezesh dielli,
Një Amazon me xhaguarë të varrosur,
Dhe më lini të qaj: orë, ditë dhe vite,
Epoka të verbta, shekuj yjor.
Nga Pablo Neruda

Lërmë të të flas me heshtjen tënde
Që është e ndriçuar si një llampë, e thjeshtë si një unazë.
Ti je si nata, me palëvizshmërinë dhe konstelacionet e saj.
Heshtja jote është heshtje ylli, po aq e largët dhe po aq e dëlirë.
Nga Pablo Neruda

Nga gjithçka që kam pasur
Kam kërkuar diçka më shumë,
Diçka më shumë sesa formë dhe trajta,
Dhe në këtë mënyrë mësova se asgjë nuk është bosh
Çdo gjë është një kuti, një tren, një varkë
E ngarkuar me ndërlikime,
Çdo këmbë që ka ecur nëpër një shteg
Ka lënë një telegram të shkruar në gur,
Dhe veshjet që laheshin në ujë
Duke kulluar të gjithë ekzistencën e tyre.
Nga Pablo Neruda

Ne e kemi humbur edhe këtë muzg.
Askush nuk na pa këtë mbrëmje dorë për dore.
Me natën blu duke rënë përmbi botë.
Unë kam parë nga dritarja ime
Festën e perëndimit të diellit në majat e maleve të largëta.
Ndonjëherë një copëz dielli
Të digjej si një monedhë në dorën time.
Të kujtoj ty në shpirtin tim shtrënguar
Në trishtimin tim që ti e njeh.
Ku ishim ne atëherë?
Kush tjetër ishte atje?
Duke thënë çfarë?
Përse kthehet e gjithë dashuria papritur tek unë
Kur jam i trishtuar dhe ndjej se ti je larg?
Libri ra dhe gjithmonë i mbyllur në muzg
Dhe bluza ime blu u mbështoll si një qen i lënduar tek këmbët e mia.
Gjithmonë, gjithmonë ti zvenitesh mbrëmjeve
Drejt muzgut që fshin statujat.
SHPIRTRAT SHTRËNGUAR
Nga Pablo Neruda

Unë e di, e di, por këtu buzë ujit
Ndërsa akaciet po ndrisin,
Megjithëse ato janë duke pritur, unë dua të pres veten.
Edhe unë dua ta shikoj veten time.
Dua të zbuloj ndjenjën time të fundit.
Dhe kur të arrijë vendin ku po pres
Pres që të bie në gjumë, duke vdekur nga e qeshura.
Nga Pablo Neruda

Nga të gjitha yjet që admiroja, të zhytura
Në lumenj dhe mjegulla të shumta,
Unë zgjedh vetëm atë që dua,
Që prej atëherë unë fle me natën.
Nga të gjitha dallgët, një dallgë dhe një dallgë tjetër,
Det i gjelbër, gjelbërsi e freskët, degëzime gjelbërimesh,
Unë zgjedh dallgën e vetme,
Dallgën e padukshme të trupit tënd.
Të gjitha pikat e ujit, të gjitha rrënjët
Të gjitha fijet e dritës janë mbeldhur në mua;
Ato vijë tek unë herët apo vonë.
I DOJA TË GJITHË FLOKËT E TU PËR VETE
NGA TË GJITHA HIRET E VËNDIT TIM
UNË ZGJEDH ZEMRËN TËNDE TË ERRËT.
Nga Pablo Neruda

Dashuria ime, papritur
Ija jote
Është kurba e gotës së verës
E mbushur deri në buzë,
Gjinjtë e tu janë vorbulla yjore,
Flokët e tu drita e alkoolit,
Thithkat e tua, rrush
Kërthiza jote e pastër
E stampuar në cilindrin e një beli,
Dhe dashuria jote kaskada
E verës së pashuar,
Ndriçimi që bie mbi shqisat e mia,
Madhështia tokësore e jetës.
Nga Pablo Neruda

Ti, mikja ime, mund të jesh vajza e tymit,
Ti që mund të mos e kesh ditur ke lindur nga zjarri dhe furia,
Vetëtima mbi llavën flakëruese të gdhendur në gojën tënde vjollcë,
Seksi yt në moçalin e lisit të djegur si një unazë në një fole,
Gishtërinjë e tu atje në flakë, trupi yt kompakt
U ngrit nga gjethet e zjarrit, duke më bërë të kujtohem
Që ka pasur furrtarë në pemën e familjes tënde,
Ti je ende buka e pyllit, hi nga nxehtësia e dhunshme.
Nga Pablo Neruda

Bletëz e bardhë, ti zukat në zemrën time, të dehur me mjaltë,
Dhe fluturimi yt fryn në spirale të ngadalta tymi.
Unë jam i vetmi pa shpresë, fjala pa jehonë,
Ai që ka humbur gjithçka dhe që kishte gjithçka.
Litari i fundit, tek ti kërcasin lëngimet e mia të fundit.
Në tokën time shterpë, ti je trëndafili i fundit.
Ah, ti që je e heshtur!
Lëri sytë e tu të thellë që të mbyllen.
Aty rreh krahët nata.
Ah, trupi yt, një statujë e frikësuar, lakuriq.
Ti ke sy të thellë ku rreh nata.
Armë të ftohta lulesh dhe një prehër trëndafili.
Gjinjtë e tu duken si kërmilla të bardhë.
Një flutur hijesh ka ardhur të shplodhet në belin tënd.
Ah, ti qe je e heshtur!
Këtu është vetmia ku mungon ti.
Po bie shi. Era e detit po gjuan pulëbardhat e humbura.
Uji ecën këmbëzbathur në rrugët e lagura.
Nga pema gjethet ankohen sikur të ishin të sëmura.
Bletëz e bardhë, edhe e ikur ti zukat në shpirtin tim.
Ti jeton sërish në kohë, e hollë dhe e heshtur.
Ah, ti që je e heshtur!
BLETËZ E BARDHË
Nga Pablo Neruda

Ku eshte femija qe kam qene
Ende brenda meje apo i larguar?
A e di ai qe une nuk e kam dashur kurre
Dhe qe ai nuk me ka dashur mua kurre?
Perse kaluam kaq shume kohe per t’u rritur bashke vetem per t’u ndare?
Perse nuk vdiqem qe te dy kur vdiq femijeria ime?
Dhe perse me ndjek skeleti im
Nese shpirti im nuk eshte me aty?
Libri i pyetjeve, Pablo Neruda

Ne naten e zemres
Emri yt bie ngadale
Dhe leviz ne heshtje dhe bie
Dhe thyhet dhe perphap ujerat e tij
Dicka deshiron lendimin e tyre te lehte
Dhe nderimet e tij te pafundme dhe te shkurtra
Si hapat e nje te humburi qe degjohen papritur
Papritur, papritur degjohen
Dhe perhapen ne zemer
Me kembengulje te trishte dhe ne rritje
Si nje enderr e ftohte vjeshte
Rrota e trashe e tokes
Goma e saj e mykur nga harresa
Rrotullohet, duke e prere kohen
Ne gjysma te paarritshme
Kupat e saj te renda mbulojne zemren tende
Te ndare mbi token e ftohte
Me shkendijat e saj te zbehta blu
Duke fluturuar tek zeri i shiut
Renkim i ngadalte, Pablo Neruda

Gjate rrjedhes se nje dite
Ne do ta shikojme njeri-tjetrin
Por ne nje dite ndodhin kaq shume gjera
Rrushi shitet buze trotuarit
Domatet ndryshojne lekuren e tyre
Vajza qe te pelqente ty
Nuk u kthye me ne zyre
Pa paraljmerim, postieri ndryshoi
Tani asnje nga letrat nuk eshte me njesoj
Pak gjethe te arta dhe cdo gje eshte ndryshe
Kjo peme eshte bere nje burre i pasur
Kush do te na kishte thene se toka
Me lekuren e saj antike
Mund te ndryshonte kaq shume?
Ajo ka me shume vullkane nga sa kishte dje
Qielli ka kaq shume re te reja
Lumenjte rrjedhin mbrapsht
Dhe sa shume qe eshte ndertuar
Une kam inaguruar me qindra autostrada, ndertesa, ura
Te bukura dhe te brishta
Si anije apo violina
Dhe keshtu, kur une vi tek ty
Per te puthur gojen tende te lulezuar
Puthjet tona duhet te jene puthje te tjera
Gojet tona, goje te tjera
Gezim, dashuria ime, gezim ne gjithcka
Gezim ne ate qe deshton dhe ne ate qe lulezon
Gezim dje dhe gezim sot
Ne ditet qe kane kaluar
Dhe ne ato qe do te vijne
Gezim ne gur dhe gezim ne buke
Gezim ne zjarr dhe gezim ne shi
Gezim ne ate qe ndryshon
Ne ate qe eshte konsumuar serish
Dhe qe rikthehet ne nje puthje
Gezim ne masen e ajrit qe na eshte dhene
Gezim ne masen e tokes qe kemi
Gezim kur jeta jone vyshket
Dhe gjithcka qe na ka mbetur jane rrenjet
Gezim kur era eshte po aq e ftohte sa urrejtja
Sepse atehere, dashuria ime
Ne ndryshojme lekuren tone
Thonjte tane, gjakun tone
Vete syte tone
Atehere ti me puth
Dhe une dal per te shitur driten
Ne rruge te hapur
Gezim per naten
Dhe per diten
Gezim per kater stinet e shpirtit
Kaq shume ndodhin ne nje dite, Pablo Neruda

Mund të ndodhë që dikush
Të dëshirojë të dijë
Se si jam
Unë nuk numëroj dhimbjet e mia
Thuajse i plakur, unë jam ende i ri
Dhe i gjallë:
Pa gjemba
Nuk e kurorëzoj
Dot zemrën time
Që ka punuar kaq shumë
Apo sytë e mi
Që kanë eksploruar tokën e trishtimit
Dhe që janë kthyer të zhveshur nga dhimbja
Nga ato anije
Dhe ishuj
Por unë do t’ju them se
Në kohën kur linda unë
Njerëzimi – dua të them miqtë e mi
Dashuronin vetminë
Ajrin më të largët
Dhe dallgën ujore të sirenës
Unë u riktheva nga arqipelagët
Unë u ktheva nga jasemini
Dhe shkretëtirat
Thjesht për të qenë
Me qeniet e tjera
Dhe kur nuk isha më një hije
Dhe kur nuk po rendja më
Kur isha plotësisht njerëzor
UNË MORA NGARKESËN
E ZEMRËS NJERËZORE
Gurët e pabesë të zilisë
Dhe mosmirënjohjen e zakonshme, servile
Zotëri, kthehu tek ne
Pëshpërisin sirenat
Tek zbehesin në distancë
Bishtat e tyre të argjendtë
Godasin dhe spërkasin
Dhe presin
Detin transparent
Të kujtimeve
NËNË PERLASH DHE DRITË OQEANI
Si fruta binjakë që shndrrisin
Në dritën e një hëne dehëse
Ah, unë i mbyll sytë e mi!
DHE PËSHPËRIMAT E PARAJSËS MË GJETHOJNË
SHKOJ TEK DERA, PËR TË MARRË GJEMBAT E MI.
Odë për dhimbjet e mia, Pablo Neruda

Ah po, me kujtohet
Po…
Syte e tu te mbyllur
Sikur te ishin te mbushur nga perbrenda me drite te terrte
I gjithe trupi yt si nje dore e hapur
Si nje kreshte e bardhe nga hena
Dhe ekstazia
Kur rrufeja na vret
Kur nje kame na plagos ne rrenje
Dhe nje drite na godet floket tane
Dhe kur serish
Ne gradualisht
Kthehemi ne jete
Sikur po dalim nga oqeani
Si nga nje anije e mbytur
Ne kthehemi te plagosur
Midis gurave dhe algave te kuqe te detit
Por ka kujtime te tjera
Jo vetem lule nga zjarri
Por filiza te vegjel
Qe shfaqen papritur
Kur shkoj tek trenat
Apo ne rruge
Te shikoj
Duke lare shamine time
Varur ne dritare
Corapet e mia te grisura
Figura jote ku cdo gje
E gjithe kenaqesia si nje flakerim
Te binte pa te te shkaterruar ty
Serish
Grua e vogel
E cdo dite
Serish nje qenie njerezore
Perunjesisht njerezore
Krenarisht e varfer
Sic duhet te jesh per te qene
Jo trendafili i atyperatyshem
Qe shperben hiri i dashurise
Por e gjithe jeta
E gjithe jeta me sapunj dhe gjilpera
Me aromen qe une dashuroj
Te kuzhines qe ndoshta
Nuk do ta kemi
Dhe ku dora jote
Midis patateve te skuqura
Dhe gojes tende duke kenduar ne dimer
Deri sa te piqet mishi
Do te ishte per mua lumturia e perhershme ne toke
Ah jeta ime
Nuk eshte vetem zjarri qe digjet ndermjet nesh
Por e gjithe jeta
Historia e thjeshte
Dashuria e thjeshte
E nje gruaje dhe e nje burri
Si kushdo tjeter
Jo vetem zjarri, Pablo Neruda

A vuan me shume ai qe pret gjithmone
Sesa ai qe nuk ka pritur kurre askend?
Ku perfundon ylberi
Tek shpirti yt apo tek horizonti
Ndoshta parajsa do te jete
Per vetevrasjet, nje yll i padukshem?
Ku jane vreshtat e hekurit
Nga ku bien meteoret?
Libri i pyetjeve, Pablo Neruda

Të kam quajtur mbretëreshë
Ka më të gjata se ty
Ka më të dëlira se ty
Ka më të dashura se ty
Por mbretëresha je ti
Kur ecën ti rrugëve
Askush s’të njeh
Askush nuk e shikon dot kurorën tënde të kristaltë
Askush nuk shikon tapetin e kuq të artë
Që ti e shkel teksa ec
Tapetin që nuk ekziston
Dhe kur shfaqesh ti
Të gjithë lumenjtë tingëllojnë
Si zilka në trupin tim
E shkund qiellin
Dhe një himn mbush botën
Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë, e dashura ime
Dëgjoje…
Nga Pablo Neruda

Trupi i një gruaje, kodrina të bardha, kofshë të bardhë,
Ti dukesh si një botë, e shtrirë, dorëzuar.
Trupi im i ashpër prej fshatari gërmon në ti
Dhe e bën djalin që të kërcej nga thellësitë e tokës.
Isha i vetmuar si një tunel. Zogjtë fluturonin nëpër mua,
Duke më përmbytur me pushtimin e tyre shtypës
Që të mbjijetoja të përpunova sikur të ishe një armë.
Si një shigjetë për harkun tij, si një gur në hoben time.
Por ora e hakëmarrjes ka rënë, dhe unë të dua.
Trup lëkure, myshku, etje dhe qumesht.
Oh Kupat e gjoksit! Oh sytë e mungesës!
Oh zëri yt, i ngadaltë dhe i trishtuar!
Trupi i gruas sime, do të ngulmoj mbi hijeshinë tënde.
Etja ime, dëshira e kockave të mia, rruga ime që ndryshon!
Shtretër të errët lumi ku kalojnë rrjedhjet e etjes së përjetshme
Që pasohen nga dorëzimi i ëmbël, dhe dhimbja e pafundme.
Nga Pablo Neruda

Tani mjaft me syte e lagesht te dimrit
As edhe nje lot te vetem
Ore pas ore, gjelberimi po fillon
Stina vitale, gjethe pas gjethe
Deri kur, ne emrin e pranveres thirremi
Qe te marrim pjese ne gezimin e saj
Sa e mrekullueshme, hapja e saj e perjetshme
Ajri i paster, premtimi i luleve
Largimi i henes se plote
Burra dhe gra qe zvarriten nga plazhi
Me nje shporte te njome ne te argjendte
Si dashurine, si nje medalje
E mirepres
E marr te gjithen brenda
Nga jugu, nga veriu, nga violinat
Nga qente, limonat, argjila
Nga ajri i sapo cliruar
Makineri me aroma misteri
Pazare me ngjyra stuhish
Cdo gje qe kam nevoje
Cerdhime te portokallta, vargje
Rrush si topaz
Nuhatja e dallgeve
I mbledh
Pafundesisht
Pa perpjekje
Marr fryme
E thaj kemishe time ne ere
Dhe zemren time te hapur
Qielli bie dhe bie
Nga gota ime
Pi gezim te paster
Magjepsja e dites, Pablo Neruda

E ithta dashuri, një vjollcë me gjëmbat e kurorës së saj
Në një tufë pasionesh me gjemba,
Shtizë dhimbjeje, kurorëzim tërbimi: si erdhe
Për të pushutuar shpirtin tim?
Çfarë rruge e dhimbshme të solli?
Përse derdhe zjarr të ëmbël
Kaq shpejt, mbi gjethet e ftohta të jetës sime?
Kush ta tregoi rrugën për tek unë?
Çfarë lule
Çfarë shkëmbi
Çfarë tymi ta tregoi se ku jetoj?
Sepse toka u drodh
U drodh, atë natë të tmerrshme
Pastaj agimi i mbushi të gjitha kupat me verën e saj
Dielli parajsëror u vetshpall
Ndërsa ishte brenda meje
Një dashuri e furishme u vërtit
Rreth e rrotull meje
Deri sa më shpoi
Me gjembat e saj
Me shpatën e saj
Duke hapur një rrugë të shuar nëpër zemrën time.
Soneti III, nga Pablo Neruda

As klloun as fëmijë as i zi
As i bardhë, por vertikal
Dhe një pafajësi kërkuese
I veshur në natë dhe borë
Nëna i buzëqesh marinarit
Peshkatari astronautit
Por fëmija, fëmija nuk buzëqesh
Kur shikon zogun fëmijë
Dhe nga oqeani i dalldisur
Kalimtarin e panjollë
Që del nga mëngjesi i bortë
Padyshim që unë isha zogu fëmijë
Atje tek arqipelagët e ftohtë
Kur më pa me sytë e tij
Me sytë e tij oqeanor antik
Ai nuk kishte as krahë dhe as flatra
Por rrema të forta të vogla
Në krahët e tij
Ishte po aq i madh sa kripa
Sa mosha e ujit që lëviz
Dhe ai më pa nga mosha e tij
Që prej atëherë unë e di se nuk ekzistoj
Unë jam një krimb në rërë
Arsyet e respektit tim
Mbeten me rërën
ZOGU FETAR
NUK KISHTE NEVOJË QË TË FLUTURONTE
NUK KISHTE NEVOJË QË TË KËNDONTE
SEPSE FORMA E TIJ ISHTE E PADUKSHME
SHPIRTI I TIJ I EGËR RRIDHTE GJAK KRIPE
SIKUR TË ISHTE ÇARË NJË VENË
NGA DETI I IDHËT
Pingiun, udhëtar statik
Prift i matur i të ftohtit
Unë e përshëndes kripën tënde vertikale
Dhe e kam zili krenarinë tënde të plumbetuar
Pinguini magelanik nga Pablo Neruda

ÇFARË NUK SHKON ME TY, me ne
Çfarë po ndodh me ne?
Ah dashuria jonë është një kordë e rëndë
Që na lidh duke na plagosur
Dhe nëse ne duam
Që të largohemi nga plaga jonë
Për t’u ndarë
Ajo bën një nyje të re për ne duke na dënuar
Duke e tharë gjakun tonë dhe duke na djegur së bashku
ÇFARË NUK SHKON ME TY? TË SHIKOJ
DHE NUK GJEJ ASGJË TEK TY VEÇSE DY SY
SI TË GJITHË SYTË
Një gojë, e humbur
Midis njëmijë gojëve që kam puthur, më të bukura
Një trup thjesht si ato që kanë rrëqitur
Poshtë gjakut tim pa lënë asnjë kujtim
DHE SA E ZBRAZËT QË KE IKUR TI NËPËR BOTË
SI NJË KAVANOZ NGJYRËGRURI
PA AJËR, PA TINGULL, PA SUBSTANCË
Më kot kërkova tek ti
Thellësi për krahët e mi
Që gërmojnë, pa pushim, poshtë tokës
Poshtë lëkurës tënde, poshtë syve të tu
ASGJË
Poshtë dy gjinjve të tu
Mezi u ngrit një rrymë kristalore
Që nuk e di përse po këndojnë rrjedhat e tij
PËRSE, PËRSE, PËRSE
Dashuria ime, PËRSE?
Dashuri nga Pablo Neruda

Dashuri, një pyetje
Të ka shkatërruar
Jam kthyer tek ti
Nga pasiguritë e gjembta
Të dua të thiktë si
Shpata apo si rruga
Por ti këmbëngul
Që të mbash një liman të fshehtë
Hijeje që unë nuk e dua
Dashuria ime
Kuptomë
Unë të dua të gjithën
Nga sytë deri tek këmbët, deri tek maja e thoit
Brenda
E gjithë drita, që ke mbajtur
Jam unë, dashuria ime
Që po trokas në derën tënde
Nuk është një fantazmë, nuk është
Ai që ndali një herë
Në dritaren tënde
Unë po trokas në derë
Hyj në jetën tënde
Vij për të jetuar në shpirtin tënd
TI NUK MË PËRBALLON DOT MUA
Ti duhet të hapësh derë pas dere
TI DUHET TË MË BINDESH
TI DUHET TË HAPËSH SYTË
Që unë të kërkoj tek to
TI DUHET TË SHIKOSH SE SI ECI UNË
ME HAPA TË RËNDË
Nëpër të gjitha rrugët
Që, të verbta, po më prisnin mua
Mos ki frikë,
Jam i yti
Por
UNË NUK JAM KALIMTARI APO LYPËSI
UNË JAM PADRONI YT
Ai që ke qenë duke pritur
Dhe tani unë hyj
Në jetën tënde
Për të mos u larguar më
Dashuri, dashuri, dashuri
Por për të qëndruar
Pyetja nga Pablo Neruda

Ngrihuni dhe lindni me mua…
Jipmani dorën nga vendet e thella
Të mbjella me dhimbjen tuaj
Ju nuk do të ktheheni nga shkëmbinjtë
Ju nuk do të ktheheni nga kohët tuaja nëntokësore
Zëri juaj i ashpërsuar nuk do të kthehet
Sytë tuaj të nxjerrë jashtë nuk do të kthehen
Shikomëni nga thellësia e tokës
Punëtorë, endës, barinj të heshtur
Zbutës të lamave të egra si imazhe shpirti
Punëtorë ndërtimi në skela të rrezikshme
Ujitës të lotëve të Andeve
Argjendarë me gishtërinj të thyer
Fermerë që dridhen teksa mbjellin
Poçari, i derdhur në argjilën tënde
Sill në kupën e kësaj jete të re
Dhimbjet e tua të groposura
Tregoma gjakun tënd dhe hullitë e tua
Thuamë, “Këtu më kanë ndëshkuar
Sepse xhevahirët nuk shkëlqenin apo toka
Nuk prodhoi drithëra apo gurë në kohë
Tregomë gurët mbi të cilët re
Apo drurin mbi të cilin të kryqëzuan
Bëj një shkëndijë nga stralli i vjetër për mua
Që llampat e vjetra të tregojnë kamxhikët e ngecur
Pas shekujsh në plagët e vjetra
Dhe sepatat që shkëlqejnë me gjak
Kam ardhur të flasë për gojët tuaja të vdekura
Nëpër tokë vijnë së bashku të gjithë
Buzët e shqyera të heshtura
Dhe nga thellësia më flasin gjatë gjithë kësaj nate të gjatë
Sikur të isha ngulur mu aty me ty
Thomëni të gjithë, zinxhir pas zinxhiri
Lidhje pas lidhje dhe hap pas hapi
MPREHINI THIKAT QË I KISHIT FSHEHUR
VENDOSINI NË GJOKSIN TIM DHE NË DORËN TIME
Si një lum vetëtime të verdhë
Si një lum xhaguarësh të varrosur
DHE LËRMËNI TË VAJTOJ, ORË, DITË, VITE
PËR EPOKAT E VERBRA, PËR RRATHËT ME YJE
JIPMËNI HESHTJE, UJË, SHPRESË
JIPMËNI LUFTË, HEKUR, VULLKANE
Ngjitini trupat me mua si magnete
EJANI AFËR VENAVE TË MIA DHE GOJËS SIME
FLISNI NËPËRMJET FJALËVE TË MIA DHE GOJËS SIME
Nga majat e Maçu Piçut nga Pablo Neruda

Kam nevoje per detin sepse ai me meson
Nuk e di nese mesoj muzike apo vetedije
Nese eshte nje dallge e vetme apo ekzistenca e tij vigane
Apo vetem zeri i tij i ashper apo shkelqimi i tij
Per peshqit apo anijet
Fakti eshte qe deri sa te me zere gjumi
Ne nje fare menyre magnetike
Une leviz ne universin e dallgeve
Nuk eshte vetem per guackat e copezuara
Sikur nje planet ne dritherime
Po jep shenja te vdekjes se tij graduale
Jo, une e rindertoj diten nga nje fragment
Me stalaktitet e argjendit te kripes
Dhe zotin e madh nga nje luge
Ate qe ma ka mesuar me pare, e mbaj
Ajri i saj perkedhel eren
Ujin dhe reren
Kjo duket dicka e vogel per nje njeri te ri
Qe ka ardhur ketu per te jetuar me zjarrin e vet
Megjithate, pulsi i tij qe u ngrit dhe ra ne humneren e tij
Kercellitjet e bluse se akullt
Zbehja e ngadalshme e yllit
Derdhja e embel e dallges
Duke e shkaperderdhur boren me shkumen e saj
Ajo fuqia e qete atje jashte
Sigurisht si nje gur qe shkelqen ne thellesi
Zevendesuan boten time ku po rriteshin
Brenga kokeforta
Grumbullime harresash
Dhe papritur jeta ime ndryshoi
Teksa u bera pjese e levizjes se tij te delire
Deti, nga Pablo Neruda

Ne shkojme nga nje shtrat ne tjetrin ne kete udhetim
Udhetimin e jetes
I sapolinduri, i pikelluari, ai qe qe po jep shpirt
Dashnori dhe enderrimtari njesoj
Ata kane mberritur dhe ata do te ndahen nga shtrati
Ne qe te gjithe kemi ardhur dhe ne qe te gjithe do te nisemi
Mbi kete tren, mbi kete varke, poshte ketij lumi
Qe eshte njesoj per te gjithe jeten
Qe ndahet nga cdo dhe secila vdekje
Dashuria e ben token nje shtrat per lulezim
Te zhytur ne gjak
Plotesia e shtatorit
Qartesia e tij e shkundur nga qielli
Duke vdekur
Deti renkon
I goditur nga
Kercimi i gjelber
I humneres
Duke u ngritur ne veshje te bardha dhe te zeza
O det, shtrat dritherues
Vdekje dhe jete
Duke u dridhur pafundesisht
Dhe ajer i eger
Peshqit flene thelle brenda teje
Dhe nata
Dhe balenat
Tek ti pushojne hiri qiellor, centrifugal i meteoreve qe po shuhen
Ti hedh, det
Me jeten e gjithckaje
Qe fle brenda teje
Ti ngre lart dhe ti shkaterron
Shtratin e endrrave te nuses
Papritur flakeron vetetima
Ne dy sy te delire
harrome apo jo
Dhe nje profil i fildishte ose i mollte
Te tregon rrugen per tek shtresat e buta
Si banderolat e ndezura, si zambake te bardhe
Poshte te cilave rrokullisemi
Per perqafimin perfundimtar
Pastaj vdekja futet ne shtrat me ne
Me duart e saj te njollosura
Dhe gjuhen me jod
Ajo ngre nje gisht
Po aq te gjate sa nje rruge e gjate
Duke na treguar bregun
Porten drejt vdekjes se dhimbjes sone
Ode per shtratin nga Pablo Neruda

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty