FilozofiAlan WattsVETJA JOTE E VËRTETË NGA ALAN WATTS

VETJA JOTE E VËRTETË NGA ALAN WATTS

-

 

Kur ti të jesh gati për t’u zgjuar, atëherë ti do të
zgjohesh, dhe nëse nuk je gati për t’u zgjuar, atëherë ti do të vazhdosh të
hiqesh sikur je, kjo vetja jote e vockël dhe e shkretë. Dhe duke qenë se, ju
jeni të gjithë këtu dhe jeni të përfshirë në një lloj kërkimi dhe dëgjimi të këtij
leksioni, unë do të supozoj se, ju që të gjithë jeni në procesin e zgjimit. Ose
përndryshe jeni duke u tallur me vetveten duke flirtuar me idenë e zgjimit, që nuk
e keni seriozisht, me të vërtetë seriozisht. Unë do të mendoj se, ndoshta ju
nuk e keni seriozisht, por që jeni të sinqertë…që jeni gati për t’u zgjuar. Kështu,
kur jeni rrugës së zgjimit, dhe pasi të keni zbuluar se, kush jeni, ajo që ju bëni
është ajo që bën i gjithë universi, në atë vend, që ju e quani këtu dhe tani. Ju
jeni diçka që po e bën i gjithë universi në të nëjtën mënyrë siç është një
dallgë e gjithë ajo gjëja që bën oqeani. Vetja juaj e vërtetë nuk është një
dordolec që e vërtit jeta siç ia ka qejfi, vetja juaj e vërtetë, thellë brenda
jush, është i gjithë universi. Kështu, kur të vdisni nuk do t’ju duhet që të
merreni më me këtë mos qenien e përjetshme, sepse kjo nuk është një përvojë.
Shumë njerëz janë të frikësuar që kur ata do të vdesin, ata do të mbeten të kyçur
në një dhomë të errët përgjithmonë dhe deri diku ata i nënshtrohen këtij
skenari. Por një nga gjërat më interesante në botë – kjo është ‘yoga’, kjo është
një lloj mënyre të kuptuari, realizuari të vetes dhe përpiquni të përfytyroni
se si do të ishte nëse do të binit të flinit dhe të mos zgjoheshit më kurrë. Pa
mendojeni njëherë këtë! Fëmijët të mendojnë për këtë. Kjo është një nga çuditë
më të mëdha të jetës. Si do të ishte nëse shkoj të fle dhe të mos zgjohem më
kurrë? Dhe nëse mendoni mjaftueshëm gjatë mbi këtë, diçka do t’ju ndodh. Do të
zbuloni, midis të tjerash, që ajo do t’ju çoj tek pyetja tjetër. Çfarë do të
thotë të zgjohesh pasi nuk ke shkuar kurrë të flesh? Kjo ka qenë kur keni
ardhur në jetë…lindja juaj. E shikoni, nuk mund të përjetoni asgjënë, natyra
nuk e duron dot vakumin. Kështu, pasi të keni vdekur, e vetmja gjë që mund të
ndodhë është e njëjta përvojë, ose e njëjta lloj përvoje si ajo kur keni
lindur. Me fjalë të tjera, ne e dimë shumë mirë që pasi njerëzit vdesin, njerëz
të tjerë lindin. Dhe ata që të gjithë janë ju, vetëm se ju mund ta përjetoni atë
vetëm një herë, në një kohë. Të gjithë njerëzit janë UNË, ju që të gjithë e
dini që jeni JU dhe kudo ku ekzistojnë qeniet përgjatë të gjitha galaktikave,
kjo nuk përbën asnjë dallim. Ju jeni që të gjithë ATA. Dhe kur ata vijnë në
qenie (në jetë), ajo jeni ju që vini në qenie (në jetë), që bëheni qenie. Dhe
ju e dini këtë shumë mirë. Vetëm se, nuk ju duhet që ta kujtoni të shkuarën në
të njëjtën mënyrë siç nuk ju duhet të mendoni si funksionojnë gjendrat tuaja të
tiroideve, apo çfarëdolloj gjëje tjetër që është në organizmin tonë. Ju nuk ju
duhet të dini se, si ta shkëlqeni diellin. Thjesht bëjeni, ashtu siç merrni
frymë. A nuk ju mahnit në të vërtetë gjithë kjo gjëja fantaste komplekse që ne
jemi, dhe që ne jemi duke i bërë të gjitha këto dhe që për të bërë këto nuk na
është dashur asnjë arsimim? Merrni frymë…

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=mMRrCYPxD0I

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty