ARTFilozofiÇFARË DO TË NDODHË NË TË ARDHMEN? NGA KRISHNAMURATI

ÇFARË DO TË NDODHË NË TË ARDHMEN? NGA KRISHNAMURATI

-

Njeriu e ka kthyer mendjen e tij drejt përsosjes gjithnjë
edhe më shumë të teknologjisë – kompjuterave, instrumenteve më të mira lufte, komunikimit
më të mirë, mjeteve më të mira për të vrarë një qenie tjetër njerëzore, dhe kështu
me rradhë. Vetëdija e tij (e njeriut) ka lëvizur drejt një teknologjie më të
madhe. Ai i ka dhënë energjitë e tij në këtë drejtim. Trutë tanë po bëhen
gjithnjë edhe më shumë mendje teknologjike, si vegla. Ne nuk po themi që ju nuk
duhet ti keni ato, ne po themi që kjo është e pashmangshme, ja kjo është ajo që
ka ndodhur. Dhe njeriu i ka dhënë shumë pak kohë, energji, mendim,  çdo drejtimi tjetër. Ai nuk thotë: Do të
zbuloj vetë se çfarë jam unë, përse sillem kështu, çfarë ekziston përtej gjithë
kësaj? Ne nuk i kemi dhënë energjinë, kohën, ose gjallërinë e barabartë që të kërkojmë
brenda vetes sonë se çfarë jemi. A ekziston ndonjë gjë që është përfundimtare, përtej
të gjitha vuajtjeve? A ka ndonjë ekzistencë pa shkak? Kërkimi për diçka shumë më
të madhe se sa e gjithë teknologjia, i gjithë mendimi njerëzor. A e shikoni
peisazhin? Jo në kundërshtim me të, dhe as si reagim kundër tij, por njeriu nuk
mund të jetojë vetëm me teknologjinë, dhe me produktet e tij. Njeriu duhet të
shkojë tek ajo që është e pamatshme. Ju lutem, shikoni se sa aktuale është e
gjitha kjo. Le të supozojmë se, ju do t’ia kushtoni energjinë, kohën, dhe kapacitetin
tuaj, kërkimit të vërtetë, duke mos pranuar besimin dhe të gjitha ato gjërat fëminore,
por të kërkoni në thellësinë tuaj. Kërkimi është i ndryshëm nga analiza. Të kërkosh
do të thotë të vëzhgosh dhe ta ndjekësh atë vëzhgim. Kështu, kur një qenie njerëzore
e bën këtë, në atë çast ju do të jeni duke i shtuar të gjithë vetëdijes njerëzore
një lloj cilësie. Dhe nëse do të kemi njëmijë njerëz që janë të shqetësuar mbi
këtë gjë, jo duke formuar një grup dhe të gjitha këto gjërat qesharake, por në
fakt t’ia kushtoni të gjithë jetën tuaj pikërisht kësaj gjëje, atëherë ju do të
jeni duke i shtuar vetëdijes njerëzore një cilësi që i kapërcen të gjitha fjalët,
që shkon përtej të gjitha mendimeve, përtej të gjitha konkluzioneve, drejt diçkaje
që është e përjetshme.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=DesKPegqbpA

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty