FilozofiAlan WattsTË JETOSH NJË JETË ORIGJINALE NGA ALAN WATTS

TË JETOSH NJË JETË ORIGJINALE NGA ALAN WATTS

-

Ajo që unë do t’a quaja një qenie njerëzore të lëkundur është
një person që jeton në dy nivele, në të njëtën kohë. Ai është në gjendje të
jetojë në nivelin e egos dhe personalitetit të tij të përditshme, dhe që luan pjesën
e tij në jetë dhe që vëzhgon të gjitha rregullat dhe kështu me rradhë. Por nëse
ai mbetet vetëm në këtë nivel dhe nëse ai luan vetëm këtë pjesë në lojë, dhe
mendon se kjo është gjithçka që ekziston, ai do të fillojë të zvarritet dhe të kthehet
në atë njeriun që mendon se, duhet të ecë përpara dhe të mbijetojë.

 

Është tmerrësisht e rëndësishme që të ecësh përpara dhe të
mbijetosh. Të jetosh dhe të punosh për këtë. Dhe fëmijët e tij mësojnë të njëjtin
qëndrim prej tij dhe ai thotë ‘mua më duhet të mbijetoj sepse kam gjithë këto fëmijë
që më duhet t’i mbështes,’  dhe fëmijët e
tij që mësojnë të njëjtin qëndrim, më pas edhe ata vetë do të rrisin fëmijë të
cilët do të ndjehen të detyruar që t’i mbështesin ata. Dhe që të duhet të ecësh
përëpara dhe askush nuk argëtohet aspak në gjithë këtë gjë. Dhe kemi vetëm këtë
gjënë që duhet ta bëjmë, por ju nuk keni përse ta bënë këtë.

 

Ne kemi një sistem të tërë për përgatitjen e fëmijës për
jetën, që në fakt, është vetëm përgatitje që nuk arrin kurrë në destinacion. Me
fjalë të tjera, ne kemi një sistem arsimor që fillon me notat dhe ne e marrim këtë
krijesën e vogël dhe e miklojmë sikur të ishte një kotele e vogël…jepi,
jepi…dhe ne jemi gjithmonë duke u përgatitur për diçka që do të ndodhë.

 

Kështu, ne shkojmë në çerdhe si përgatitje për kopshtin.
Pastaj shkojmë në kopësht, si përgatitje për shkollën fillore. Kështu, ngjitesh
deri sa arrin në gjimnaz. Pastaj arrijmë në një fazë që nëse arrijmë që t’ju
magjepsim mjaftueshëm me këtë sistem, arrini të shkoni në kolegj, dhe kur
shkoni në kolegj nëse jeni të zgjuar, do të shkoni në universitet për të qëndruar
një student i përjetshëm dhe pastaj do bëheni profesor dhe kështu, do të bëni ‘xhiro’
bredna të njëjtit sistem. Por, në fakt, ata nuk duan që ju të bëni këtë gjë.

 

Ata duan që pasi ju të diplomoheni, të dilni atje jashte,
te bota e madhe dhe të punoni për qeverinë dhe kjo është ajo për të cilën ju
kanë trajnuar dhe ky është destinacioni ku keni mbërritur. Por kur dilni atje
te bota në takimin tuaj të parë të shitjeve, ja ku fillojmë sërish të njëjtin
avaz, sepse ata duan që ti të kapësh një numër të caktuar kuotash dhe nëse ti ia
del, ata do të të japin një kuotë edhe më të lartë dhe në moshën 45-së vjeçare
mbase ia ke dalur të bëhesh zëvendës president dhe papritur e kupton se, ke mbërritur
dhe të duket sikur të kanë mashtruar sepse jeta, ndjesia për jetën është ajo që
ke ndjerë gjithmonë, dhe ti je i kushtëzuar për të qenë gjithnjë në kërkim të dëshpëruar
për një të ardhme.

 

Kështu që, qëllimi përfundimtar për të cilin të përgatit
kjo jetë është dalja në pension. Atëherë kur të jesh një njeri i moshuar në
shoqëri dhe do të jesh i pasur dhe do të kesh atë kohën e lirë për të bërë atë
që ke dashur të bësh gjithmonë, por në të njëjtën kohë ti je impotent, ke një prostatë
të kalbur, dhëmbë fallco dhe një nivel të ulët energjish.

 

Kështu që, çdo gjë nga fillimi deri në fund është një
mashtrim.

 

Të jetosh një jetë origjinale

Nga Charles Bukowski

 

Përgjithësisht ne jemi të lirë deri në moshën 4 vjeçare. Patsaj
rreth moshës 5-së apo 7-të vjeçare shkon në shkollë dhe fillon të jesh i kërkuar
dhe i orientuar në disa fusha dhe humbet atë individualizmin që ti ke.
Sigurisht që, nëse ke mjaftueshëm një pjesë mbetet me ty, por shumica nuk kanë
mjaftueshëm dhe ata kthehen në jë spektator shfaqjesh dhe gjëra të tjera si këtë
to. Pastaj bën një punë 8-të orëshe me një ndjesi të mirë, duke vazhduar të bësh
diçka. Pastaj martohesh, sikur martesa të ishte një fitore, pastaj bën fëmijë
dhe fëmijët janë si një fitore, por shumica e gjërave që bëjnë shumica e njerëzve
si puna, martesa, fëmijët është diçka që ata duhet t’a bëjnë sepse s’ka asgjë
tjetër për të bërë. Nuk ka as lavdi, as energji, as zjarr, është shumë shumë e
sheshtë, e drejtë. Dhe toka është e mbushur me këta njerëz. Më falni, por unë kështu
e shikoj.

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty