FilozofiAlan WattsRËNIA NË DASHURI NGA ALAN WATTS

RËNIA NË DASHURI NGA ALAN WATTS

-

 

Rënia, të biesh…Ne nuk themi ‘të ngrihesh në dashuri.’ Këtu,
ne kemi idenë e rënies. Dhe ajo, në fakt, i rikthehet pas gjërave ekstremisht thelbësore.
Ka gjithmonë një farë lidhje kurioze, deri në një pikë të caktuar, ndërmjet rënies
dhe krijimit. Të ndërmarrësh këtë rrezik të kobshëm është gjendja e të qenit në
jetë. Për të gjithë jeta është një akt besimi dhe një akt kumari. Në çastin që
hedh një hap ti e bën këtë si një akt besimi sepse ti nuk e di me të vërtetë që
toka do të të hapet përpara këmbëve të tua. Në çastin që ndërmerrni një udhëtim,
çfarë akti besimi… Në çastin që futeni në çdo lloj sipërmarrjeje njerëzore në
një marrëdhënie, çfarë akti besimi. Sepse në atë çast keni hequr dorë nga vetëvetja.
Kjo është gjëja më e fuqishme që mund të bëhet. Të dorëzohesh, të dashurosh. Dashria
ëahtë një akt dorëzimi ndaj një personi tjetër. Braktisje totale. Të jipem ty!
Bëj ç’të duash me mua. Dhe kjo është çmendur, do të thotë që të lejosh që gjërat
të dalin jashtë kontrollit. Të gjithë njerëzit e arsyeshëm i mbajnë gjërat nën
kontroll. Shikojeni. Shikojeni. Shikojeni. Siguri? Vigjilencë? Shikojeni.
Policia? Shikojeni. Rojet? Shikojeni. Po kush do të shikojë rojet? Kështu,
rrjedhimisht, rruga e mënçurisë, ajo që është me të vërtetë e arsyeshme, është
të heqësh dorë. Është që të vetëangazhohesh, të heqësh dorë nga vetvetja, dhe
kjo është çmenduri. Kështu që, arrijmë në këtë konkluzionin e çuditshëm që brenda
çmendurisë shtrihet një mendje e shëndetshme.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=X1U4WzqH3YM 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty