FilozofiAlan WattsNDIQ ZEMRËN TËNDE NGA STEVE JOBS

NDIQ ZEMRËN TËNDE NGA STEVE JOBS

-

 

Steve Jobs

Nuk mund ti lidhni pikat në jetën tuaj duke para prapa,
por vetëm përpara. Duhe të besosh që pikat deri diku do të lidhen në të ardhmen
tuaj. Duhet të besoni tek diçka, tek intuita juaj, tek fati juaj, tek jeta juaj,
tek ‘karma’, çfarëdolloj gjëje. Sepse të besosh që pikat do të lidhen me njëra-tjetrën
përgjatë rrugës, do t’ju japë vetbesimin për të ndjekur zemrën tuaj, madje edhe
kur kjo t’ju çojë jashtë rrugëve të sigurta dhe kjo do të jetë ajo që do të
bëjë të gjithë dallimin.

 

Alan Watts

Çfarë do të pëlqenit të benit nëse paratë nuk do të ishin
një objekt? Si do t’ju pëlqente që ta kalonit jetën tija? Tani është kaq e
mrekullueshme që si pasoje e sistemit tonë arsimor turma studentësh thonë, do të
dëshironim të ishim poetë, piktorë, shkrimtarë sepse që të gjithë e dinë që me
këto nuk fiton asnjë të ardhur. Dikush tjetër mund të thotë, do të dëshiroja të
jetoja në natyrë dhe të kalëroja mbi kuaj. Nëse ju do të thoni që, të fitosh
para është gjëja më e rëndësishme, atëherë do ta kaloni të gjithë jetën tuaj duke
e çuar kohën dëm. Do të bëni gjëra që nuk i pëlqeni, në mënyrë që të vazhdoni
jetën dhe që të vazhdoni jetën do të bëni gjëra që nuk i pëlqeni që është budallallëk.
Më mirë të keni një jetë të shkurtër duke bërë bërë atë që ju pëlqen, sesa një
jetë të gjatë, por të harxhuar në mënyrë të mjerueshme. Dhe në fund të fundit,
nëse ju pëlqen me të vërtetë ajo që po bëni, kjo nuk do të ketë aspak rëndësi, sepse
ju do të bëheni ajo gjëja vete, do të bëheni mjeshtër të saj që doni. E vetmja
mënyrë për të mjeshtëruar diçka, që të jeni me të, atëherë do të mund të përfitoni
edhe një pagesë për talentin tuaj. Por është krejtësisht diçka idiote të harxhosh
kohën tënde duke bërë diçka që nuk të pëlqen, dhe që më pas t’i mësoni edhe fëmijët
tuaj që të ndjekin të njëjtën rrugë, si ju. Rrjedhimisht, është shumë e rëndësishme
të merrni në konsideratë këtë pyetje: çfarë dëshiroj unë?

 

Steve Jobs

Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e harxhoni kot për
të jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bini në kurthin e dogmave, që është të
jetosh me rezultatet e mënyrë së të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni
që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë, t’i zërë frymën zërit tuaj të
brendshëm. Dhe më thelbësorja kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato
deri diku, e dini se çfarë doni ju me të vërtetë; çfarë dëshironi që të bëheni.
Çdo gjë tjetër është sekondare. Duhe të zbuloni se çfarë ju pëlqen dhe kjo vlen
po aq shumë për punën tuaj sa edhe për të dashurit tuaj. Puna juaj do të zërë
një pjesë të madhe të jetës suaj dhe e vetmja mënyrë për t’u kënaqur me të vërtetë,
është që të bëni atë që ju besoni se është një pune e madh. Dhe e vetmja mënyrë
për të bërë gjëra të mëdha është të duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur
ende, vazhdoni të kërkoni dhe mos u rehatoni. Dhe si me të gjitha çështjet e
zemrës do ta dini se është ajo, kur ta gjeni. Dhe si çdo marrëdhënie e madhe,
ajo do të përmirësohet gjithnjë edhe më shumë me kalimin e viteve. Kështu që,
mos rreshtni së kërkuari! Qëndroni të uritur, qëndroni të çmendur!  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=3yFiqdCjNMk

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty