FilozofiAlan WattsPO SIKUR ZOTI TË MËRZITEJ? NGA ALAN WATTS

PO SIKUR ZOTI TË MËRZITEJ? NGA ALAN WATTS

-

Mendoj se, çfarë do të bënit nëse do të kishit fuqinë për
të ëndërruar natën çdo ëndërr që do të dëshironit të ëndërronit. Dhe sigurisht
që, do të ishit të aftë të ndryshonit kohën tuaj dhe le të themi, të flinit
rreth 75 vite kohe subjektive në 8 orë gjum. Ma merr mendja se, fillimisht do
ta nisnit nga përmbushja e të gjitha dëshirave tuaja. Ju do të dizenjonit për
vetëveten atë që do të ishte jeta më e dalldisur, më e mrekullueshme: marrëdhënie
dashurie, bankete, vajza kërcimtare, udhëtime të mrekullueshme, kopshte dhe
muzikë pëtej çdo përfytyrimi. Dhe pastaj, pas disa muajsh të këtij ëndërrimi 75
vitesh brenda 8 orësh gjum, do të filloni të kërkoni që të shijoni diçka paska
më të ndryshme. Dhe nga këtu, do të lëvizni në një dimension tjetër më
aventuroz. Por këtu kemi disa rreziqe të përfshira dhe ethet që të shkaktojnë përballja
me rreziqet dhe aty mund të shpëtoni princeshat nga dragonjtë dhe të ndërmerrni
udhëtime të rrezikshme, etj. Përfundimisht, do të futeni në garë me armiqtë dhe
pasi ta keni bërë edhe këtë për një farë kohe, do të mendoni për një rrudhë
tjetër…të harronit që po ëndërronit në mënyrë që të mendoni që çdo gjë ishte
e vërtetë dhe që të ndjeni ankth për këtë. Dhe duke qenë se, ndjeheni kaq mirë
pasi jeni zgjuar dhe pastaj ju menodni që ashtu siç fëmijët guxojnë në të bërtit
e gjërave edhe ju do të mendoni se sa larg mund të shkoni. Çfarë do të merrnit,
cilin diemnsion të të qenit i humbur, atë të braktisjes së fuqive tuaja, cilin
dimension do të mund të përballonit? Dhe mund t’ia bëni këtë pyetje vetes sepse
në fund ju do të zgjoheni. Pastaj, do të bëheni gjithnjë edhe më shumë aventurier
dhe do të shkoni gjithnjë edhe më tej për të parë se për çfarë mund të ëndërroni
dhe në fund, do të ëndërroni atë ku jeni tani. Do të ëndërroni që të jetoni atë
jetë që, në fakt, po e jetoni sot…dhe që gjindet brenda shumësisë së pafundme
të zgjedhjeve që do të kishit duke luajtur pjesën ku ju nuk jeni Zoti. Sepse
sipas kësaj ideje e gjithë natyra e Zotit është që të luaj që ai nuk është. Sipas
kësaj ideje secili prej nesh është realiteti alternativ përfunimtar dhe jo Zoti
në atë kuptimin politik mbretëror, por Zoti në kuptimin e vetëqenies, që thellë
brenda çfarëdolloj gjëje që ajo është dhe ju që të gjithë jeni ajo, vëtëm që ju
bëni sikur nuk jeni.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ckiNNgfMKcQ

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty