ARTMuzikë klasikeSI TE DËGJOSH MUZIKË? NGA DANIEL BARENBOIM

SI TE DËGJOSH MUZIKË? NGA DANIEL BARENBOIM

-

  

Më kërkuan të flas pak se si të dëgjosh muzikë. Kjo është
diçka e vështirë për tu bërë pasi muzika ka rëndësi të ndryshme për njerëz të
ndryshëm. Ajo mund të ketë kuptim të ndryshëm për të njejtët njerëz në kohë të
ndryshme. Por një gjë është e sigurt. Muzikën ose mund ta përdorësh për të
harruar, ose mund ta përdorësh për rritje personale, kënaqësinë, interesat e
tua apo për magjinë që ajo të fal.

 

Të harrosh do të thotë të kthehesh në shtëpi pas një dite të
vështirë me shumë probleme, si psh., me një inspektor taksash, apo një dentist
dhe të gjitha llojet e gjërave të pakëndshme si këto. Ndoshta mund të keni
mosmarrëveshje në familje apo me miq dhe ktheheni në shtëpi të ezauruar dhe
vendosni një CD, ose ndizni një aparat dixhital dhe kërkoni aty për diçka në
veçanti dhe gjeni një pjesë muzike që ju duket veçanërisht e këndshme dhe kështu
i harron të gjitha telashet. Kështu, muzilka mund tëpërdoret për të harruar botën.
Dhe me këtë s’ka asgjë të keqe.

 

Por mendoj se muzika është shumë më shumë sesa kaq. Nuk
mendoj se kompozitorët e mëdhenj të së shkuarës ose të së tashmes, si Bach,
Beethoven, Wagner, Debussy – nuk kanë shkruar muzikë që ne ta përdorim atë vetëm
për të harruar gjërat e pakëndshme në jetën tona. Rrjedhimisht, pyetja që
ngrihet është – Çfarë mund të na japë muzika dhe çfarë duhet të bëjmë ne në mëyrë
që ta arrijmë këtë?

 

Muzika mund të na japë shumë gjëra si p.sh., gëzim që është
një element shumë i rëndësishëm, madje edhe kur muzika ka të bëjë me dhimbjen në
e shijojmë atë. Mua personalisht më kanë thënë disa herë muzikantët e orkesrës
– Si do ta shijojmë sot luajtjen e ’Marshit të funeralit’?  – kështu, edhe një marsh funerali na shkakton
një farë kënaqësie dhe duket sikur ka diçka makabre në këtë gjë, por sigurisht që
nuk është kështu.

 

Kjo sepse muzika është çdo gjë në të njëjtën kohë. Muzika
nuk qesh, apo buzëqesh kurrë. Muzika nuk qan kurrë. Por ajo gjithmonë qan dhe
buzëqeshë në të njëjtën kohë. Dhe kështu muzika na jep mundësinë të përjetojmë
gjëra të cilat në mungesë të kësaj bote fantastike nuk do të mund ta arrinim kurrë.
Pra muzika nëpërmjet tingullit. Rrjedhimisht, mendoj se është shumë e rëndësishme
që kur të dëgjoni muzikë të jeni plotësisht të përqëndruar tek ajo. Nuk duhet të
mendoni kurrë ’oh, më duhet të fik celularin që të dëgjoj muzikë, por që të
mendoni se duhet ta ndizni celularin vetëm pasi të ketë përfunduar muzika. Kaq
automatike duhet të jetë si veprim. Dhe, më pas jeni tërësisht të përqëndruar
tek muzika. Jepini vetës disa sekonda qetësi përpara se të filloni të dëgjoni
dhe pastaj kur fillon muzika kapuni tek nota e parë që dëgjoni dhe mos u
largoni nga aty duke menduar për gjëra të tjera – për nënën, të dashurën, listën
e pazareve, larjet etj. Kapuni tek nota e parë dhe fluturoni bashkë me muzikën
deri në notën e fundit të saj. Dhe kënaqësia që do të merrni nga kjo është
absolutisht unike. Nuk ka asgjë tjetër në jetë apo në botë që t’ju dhurojë këtë
lloj gëzimi, por me kusht që t’i dorëzoheni asaj. Nuk ju nevojitet të jeni
ekspertë në muzikë baroke, apo për muzikën e shekullit të 19-të apo për muzikën
bashkëkohore. Por për të arritur këtë ju nevojitet të keni vullnetin për t’u
bashkuar me muzikën me vesh dhe pastaj do të fluturoni bashkë me të. Dhe,
sigurisht që lloje të ndryshme muzike do t’i dëgjoni në mënyra të ndryshme si p.sh.,
muzikë simfonike, opera, muzikë pianoje, apo muzikë dhome dhe vetëm pasi të
keni mësuar që t’i dorëzoheni asaj, në të njëjtën mënyrë siç i dorëzoheni
dikujt tjetër, vetëm atëherë do të jeni në gjendje të kuptoni se cila muzikë është
ajo që bën më shumë për ju në të njëtën mënyrë siç zbuloni se me cilët njerëz
shkoni më mirë për të bashkëbiseduar apo për çfarëdolloj gjëje tjetër. Ndoshta
do të zbuloi se ju shijon më shumë muzika e dhomës, ose ajo simfonike ose muzika
e pianos. Dhe, në fakt kjo nuk ka aspak rëndësi. Në secilin rast, më besoni, se
ju nevojitet përqëndrim total dhe i plotë që nuk është asgjë tjetër veç dorëzimit
të vetes. Dhe, sa më shumë që të jipni aq më shumë do të merrni mbrapsht.

 

***

Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent
argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe
Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane 
dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin
1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë
ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së
Parisit dhe La Scala në Milano.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=LCKZDSIHV80

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty