Të tjeraPËRSE DUHET TË DËGJOJMË ’KATËR STINËT’ E VIVALDIT? NGA...

PËRSE DUHET TË DËGJOJMË ’KATËR STINËT’ E VIVALDIT? NGA BETSY SCHWARM

-

E lehtë, e shkëlqyer, dhe e gëzueshme…

 

Kjo është një nga pjesët më të famshme të të gjithë muzikës
së fillim shekullit të XVIII-të. Ajo paraqitet në filma dhe reklama televizive
të panumërta, por çfarë është ajo dhe përse ka këtë tingull?

 

Kjo është hapja e ‘Pranverës’ nga ‘Katër Stinët,’ nga
kompozitori italian Antonio Vivaldi. ‘Katër Stinët’ janë të famshme pjesërisht
për shkak të kënaqësisë që ajo i dhuron veshit. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme
është fakti që, secila prej tyre ka një histori për të rrëfyer. Në kohën e
publikimit të tyre në Amsterdam, në vitin 1725, ato u shoqëruan me poezi, të
cilat përshkruanin me saktësi çdo karakteristikë të secilës stinë, të cilën
Vivaldi kishte për qëllim që ta ngërthente në muzikën e tij.

 

Duke ofruar përmbajte specifike historish për muzikën
instrumentale, Vivaldi ishte gjenerata përpara kohës së tij. Nëse dikush do të
lexonte poezitë në të nëjtën kohë që do të dëgjonte muzikë, ato do të shikonin
se si skenat poetike sinkronizoheshin kaq këndshëm me imazherinë muzikore të
Vivaldit. Ato na thonë se, zogjtë e mirëpresin pranëverën me këngë të lumtura, dhe
ja tek i kemi ato duke bërë pikërisht të njëhtën gjë edhe në mzuikë. Megjithatë,
shpejt kemi një shtrëngatë. Jo vetëm që kemi një stuhi muzikore si shtrëngata
dhe rrufeja, por kemi edhe më shumë zogj, të lagur, të frikësuar, dhe të
palumtur.

 

Në ‘Verë,’ turtullesha këndon emrin e saj në italisht ‘tortorella’,
përpara se një shi breshëri të shkatërrojë fushat.

 

‘Vjeshta’ sjell me vete gjuetarët e uritur, të cilët kanë
dalë jashtë në ndjekje të presë së tyre.

 

Koncerti ‘Dimëror’ fillon me një kërcitje dhëmbësh në të
ftohtë përpara strehimit në një zjarr bubulak. Patsaj ndodhemi sërish jashtë në
stuhi ku do të ketë rrëshqitje dhe të rëna mbi akull. Në këto javë të para të
dimrit, viti i vjetër po përfundon, dhe po kështu përfundon edhe eksplorimi i
Vivaldit mbi stinët.

 

Do të duhej të vinte fillim shekulli i XIX-të, që programe
muzikore instrumentale kaq shprehëse, siç njihesjin atëherë, të bëheshin të
famshme. Në atë kohë, ansamble më të mëdha, dhe me më shumë shumëllojshmëri
ishin rregulli, me instrumentet frymore, ato të drurit, dhe perkursionin për të
ndihmuar që historia të rrëfej sa më mirë.

 

Por Vivaldi ia doli vetëm me një violnë, me harqe dhe me
një klaviçembal. Në mënyrë jo të ngjashme si bashkëkohësi i tij Bach, Vivaldi
nuk ishte edhe aq shumë i interesuar në fugat e komplikuara. Shumë shpesh, ai
preferonte argëtime të aksesueshme në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë për dëgjuesit
e tij, me melodi të cilat shfaqen më vonë në një pjesë të caktuar muzikore për
të na kujtuar se ku kemi qenë.

 

Kështu, koha e parë tek koncerti i ‘Pranverës’ fillon me
një temë për pranverën dhe mbyllet me atë po ashtu, shumë pak e ndryshuar që
nga çasti kur e kemi dëgjuar atë për herë të fundit. Kjo ishte një mënyrë frymëzuese
për të tërhequr dëgjuesit, dhe Vivaldi, konsiderohet një nga violinistët më elektrizues
të fillim shekullit të XVIII-të, dhe ai e kuptonte vlerën e tërheqjes së
audiencës. Koncerte të tilla mund ta shfaqin atë vet si një yll violine. Të
tjerë, prezantuan muzikantët e rinj të Pieta, një shkollë veneciane për vajza
ku Vivaldi ishte dirigjent muzikor. Shumica e studentëve të tij ishin jetimë.
Trajnimi muzikor kishte për qëllim jo vetëm aftësimin e tyre social, të përshtatshëm
për këto vajza të reja, por gjithashtu edhe si karriera potenciale për ato vajza
që nuk do të arrinin të kishin martesa të mira. Edhe në vet kohën e kompozitorit,
muzika e Vivaldit shërbeu si një diversion për të gjithë, dhe jo vetëm për
aristokratët e pasur. 300 vite më vonë, kjo është një qasje që funksionon ende,
dhe muzika e Vivaldit vazhdon të tingëllojë si një ecje kuajsh në lëvizje.  

 

Burimi: TED-ED

https://www.youtube.com/watch?v=Xcpc8VDsv3c  

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty