ARTMuzikë klasike5 MINUTA SHPJEGIM MBI ’SONATËN E HËNËS’ TË BEETHOVEN-IT...

5 MINUTA SHPJEGIM MBI ’SONATËN E HËNËS’ TË BEETHOVEN-IT NGA DANIEL BARENBOIM

-

’Sonata e hënës’ nga Beethoven-i, është ndoshta pjesa më e
famshme që është shkruar ndonjëherë. Kjo është e mrekullueshme, duke menduar
që, ky titull me të cilin e njohim ne sot, nuk i është dhënë nga vet
Beethoven-i.

 

Kushdo që, ta ketë shpikur atë, e ka shpikur për
përjetësi.

 

Por, titulli nuk vjen nga Beethoven. Sipas meje, kjo është
edhe arsyeja përse kaq shpesh kjo sonatë luhet në një mënyrë kaq artificiale –
me ëndërritje, me dritë hëne…Nëse fillimi i sonatës është ëndërrimtare dhe na
kujton dikë prej drite hënë, pse jo…Por, në fakt, po ta mendosh mirë, është
interesante që këtë pjesë ta krahasosh me atë që Mozart-i ka shkruar për operan
e tij ’Don Giovanni’ – çastin kur Giovanni godet me thikë komandantin, ai
rrëzohet përtokë, i plagosur dhe pastaj vijon kjo muzikë…(2:30) që është
ekzaktësisht e njëjtë me atë të ’Sonatës së hënës’. Mendoj që…në fakt, dikush
më ka thënë dikur se në shënimet e Beethoven-it ka pasur disa rrjeshta të
shkruara nga ’Don Giovanni’ thjeshtë të transpozuara në gjysëm-toni, që do të
thotë, gjysëm-toni më të lartë dhe aty shënon edhe fillimin e ’Sonatës së
hënës’.

 

Ndoshta, ajo flet për vdekjen…ku i dihet?! Në fakt, ky
ritëm është i ngjashëm me ritmin e marsheve të funeraleve. Kjo është arsyeja
përse preferoj një ritëm të qëndrueshëm dhe në formë marshi, së bashku me këtë
shoqërim kaq të butë notash.

 

Si do që të jetë, e drejtë ose e gabuar, ajo është kthyer
në një nga pjesët me të të njohura dhe në rininë time atë e dëgjoje në çdo
koncert. Tani, duket sikur njerëzit janë paska të lodhur me të dhe nuk luhet më
aq shpesh.

 

Titulli ’i hënës’, ose ajo që unë mendoj që është më shumë
e ngjashme me një muzikë funerali, ka të bëjë vetëm në kohën e 4-ërt. Ndërsa,
koha e dytë është shumë e thjeshtë, pak a shumë si një ’minuet’ (ritmi i një
lloji kërcimi të ngadaltë i përdorur në ballot shtetërore, veçanërisht i
famshëm në shekullin e XVIII-të) ose ’scherzo’ (i referohet një kohe e cila
zëvendëson një ’minuet’ si kohë të tretë në një vepër me katër kohë, të tilla
si në një simfoni, ose një sonatë), ndërsa koha e katërt është shumë e
stuhishme.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=EZsBi50VbXw&index=3&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty