POEZIRainer Maria RilkePërzgjedhje poezish nga Rainer Maria Rilke

Përzgjedhje poezish nga Rainer Maria Rilke

-

 

Ne
jemi vetëm gojë. Kush i këndon zemrës së largët

E
cila ekziston e sigurt në qendër të të gjitha gjërave?

Rrahjet
e saj gjigande devijojnë tek ne


pulse të vegjël. Dhe dhimbja e saj e madhe është

Si
jubileu i saj gjigand, shumë madhështor për ne

Dhe
kështu, ne e shqyejmë vetveten

Prej
saj herë pas here, duke mbetur vetëm

Gojë.
Por papritur dhe në mënyrë sekrete

Rrahjet
gjigande të zemrës hyjnë në qenien tonë


ne të klithim

Dhe
të transformohemi në qenie dhe fytyrë

Rrahje
zemre nga Rainer Maria Rilke

 

 

Unë
jam, o ankthiozja ime. A nuk e dëgjon zërin tim


gulçon përpara me të gjitha ndjenjat e mia tokësore?

Ato
mallëngjehen kaq shumë, saqë kanë lëshuar krahë

Dhe
fluturojnë bardhësisht në rrathë rreth fytyrës tënde

Shpirti
im, i veshur në heshtje, ngrihet

Dhe
qëndron vetëm përpara teje: a nuk e shikon?

A
nuk e di që lutja ime po piqet


vizionin tënd si mbi një pemë?

Nëse
ti je ëndërrimtarja, unë jam ëndrra jote

Por
ku ti kërkon të zgjohesh, unë jam dëshira jote

Dhe
unë bëhem i fortë me të gjithë madhështinë

Dhe
e kthej veten time në heshtjen vigane të një ylli

Mbi
qytetin e huaj dhe të largët, Kohë

Unë
jam, o ankthiozja ime nga Rainer Maria Rilke

 

 

Trëndafil,
dikur madheshtore, për të lashtët, ti ishe

Thjesht
hi me buzët më të thjeshta

Por
për ne, ti je lulja e plotë, e pafundme

Fytyra
e pashtershme


pasurinë tënde ti je e veshur pal mbi pal

Mbi
një trup drite

Megjithatë
çdo petal i ndarë është në të njëjtën kohë mohimi

I
të gjitha veshjeve dhe refuzimi i tyre

Aroma
jote ka thirrur emrat më të ëmbël


drejtimin tonë, për qindra vjet

Papritur
ajo varet në ajër si nam

Edhe
kështu, ne nuk e kemi ditur kurrë se si ta thërrasim atë; ne hamendësojmë…

Dhe
kujtesa mbushet në befasi

Për
të cilën jemi lutur nga orët kur na përkiste ne

Sonetet
për Orfeun nga Rainer Maria Rilke

 

 

Por
ti tani, e dashur vajzë, të cilën e kam dashur si një lule 


cilës nuk ia kam ditur emrin

Ti
që shumë herët të morën prej meje

Do
ta thërra edhe njëherë imazhin tënd dhe do t’ia tregoj atyre

Shoqëruese
e bukur e ngashërimit të padëshirueshëm

Vallëtare
trupi i së cilës mbushet me fatin tënd hezitues

Duke
pushuar, sikur mishi yt i ri të ishte derdhur në bronz

Duke
vajtuar dhe dëgjuar. Më pas, nga terrenet e larta

Muzika
jotokësore ra në zemrën tënde të ndryshuar

Tashmë
të pushtuar nga hijet, me sëmundjen afër

Gjaku
yt rridhte i errët; edhe pse, për një çast të dyshimtë

Shpërtheu
në pulset natyrale të pranverës

Sërish dhe sërish të ndërprerë nga rënia dhe errësira

Tokërisht,
ajo vetëtiu. Deri ku, pas një përplajse të tmerrshme

Ajo
hyri në derën e hapur pangushëllueshëm

Sonetet për Orfeun XXV nga Rainer Maria Rilke

 

 

Retë
ornamentale

Kompozojnë
një këngë dashurie mbrëmjesore

Rruga
bishtnon

Hëna
e re fillon

Një
kapitulli i ri i netëve tona


atyre netëve të brishta

Ne
hapemi dhe përzihemi

Me
këto horizonte të zeza

Këngë
dashurie mbrëmjesore nga Rainer Maria Rilke

 

 

O
ju të ëmbël, ecni tani dhe pastaj


frymën që godet të shkuarën e ftohtë

Mbi
faqet tuaja lërëni që të dridhen dhe nisuni

Pas
teje ato do të dridhen së bashku sërish

O
ju të bekuar, ju që jeni të plotë

Ju
që dukeni fillim zemrash

Harqe
për shigjetat dhe targetet e shigjetave

Lotshkëlqyer,
buzët tuaja më buzëqeshje më të përjetshme

Mos
kini frikë që të vuani; kthejeni  

Atë
rëndesë në vetë peshën e tokës


rënda janë malet, të rëndë detet

Edhe pemët e vogla janë të mbjella si fëmijët

Prej
shumë kohësh janë bërë shumë të rënda, tani ti

Nuk
mund t’i mbash ato. Por erërat….por hapësirat…

Sonetet për Orfeun IV nga Rainer Maria Rilke

 

 

Kushdo
që po vajton tani diku në botë

Vajton
pa arsye në botë

Vajton
përmbi mua

Kushdo
që qesh tani diku natën

Qesh
pa arsye natën

Qesh
me mua

Kushdo
që endet tani diku në botë

Endet
pa arsye në botë

Endet
drejt meje

Kushdo
që vdes tani diku në botë

Vdes
pa arsye në botë


shikon mua

Orë
solemne nga Rainer Maria Rilke

 

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty