POEZIPaul EluardPërzgjedhje poezish nga Paul Eluard

Përzgjedhje poezish nga Paul Eluard

-

 

Të flas mbi qytete

Të flas mbi fusha

Goja ime është kundër veshit tënd

Dy anët e murit përballen

Zëri im që të njeh ty

Të flas për përjetësinë

O qytete kujtime qytetesh

Qytete të zhveshura me dëshirat tona

Qytete herët dhe vonë

Qytete të forta qytete intime

Të zhveshura nga të gjithë bërësit e
tyre

Mendimtarët e tyre fantazmat e tyre

Peisazh i drejtuar nga smeraldi

Jetojnë të gjallë gjithnjë të gjallë

Grurin e qiellit mbi tokën tonë

Ushqen zërin tim unë ëndërroj dhe qaj

Unë qesh dhe ëndërroj ndëmjet flakëve

Ndërmjet grumbujve të rrezeve të dritës

Dhe mbi trupin tim trupi yt shtrin

Shtresat e paqyrës së tij të qartë.  

Mungesa nga Paul Eluard

 

 

Ajo po qëndron mbi qëpallat e mia

Flokët e saj tek flokët e mi

Ajo ka ngjyrën e syve të mi

Ajo ka trupin e dorës sime

Ajo mbështillet në hijen time

Si një gur kundrejt qiellit

Ajo nuk do t’i mbyllë kurrë sytë e saj

Dhe ajo nuk më lë që të fle

Dhe ëndrrat e saj në dritën e shkëlqyer

E bëjnë diellin që të avullojë

Dhe unë qesh dhe qaj dhe qesh

Flas kur nuk kam asgjë për të thënë

Dashnori nga Paul Eluard

 

 

Jam përpara kësaj toke femërore

Si një fëmijë përpara zjarrit

Duke buzëqeshur turbullt me lotë në sytë
e mi

Përpara kësaj toke ku çdo gjë lëviz në
mua

Ku pasqyrat mjegullohen

Ky pasqyrat qartësohen

Duke reflektuar dy trupa nudo

Stinë më stinë

Kam kaq shumë arsye për të humbur veten

Në këtë tokë pa rrugë

Nën qiej pa horizonte

Arsye të mira të cilat i kam injoruar
dje

Dhe që nuk do t’i harroj kurrë

Përprapar kësaj toke ku natyra është e
imja

Përpara zjarrit

Zjarrit të parë

Yll i identifikuar

Mbi tokë në qiell dhe jashtë zemrës sime

Sythi i dytë

Gjethja e parë e gjelbër

Që deti e mbulon me lundrime

Dhe dielli më në fund vjen tek ne

Jam përpara kësaj toke femërore

Si një degë në zjarr  

Ekstazi nga Paul Eluard

 

 

Ta thashë ty për retë

Ta thashë ty për pemën e detit

Për çdo dallgë për zogjtë në gjethe

Për guralecët e tingullit

Për duart e njohura

Për syrin që bëhet peisazh apo fytyrën

Dhe gjumi kthehet në parasjën e ngjyrave
të tij

Për të gjitha atë natë të dehur

Për rrjetin e rrugëve

Për dritaren e hapur

Për një ballë të zhveshur

Ta thashë ty për mendimet e tua për
fjalët e tua

Çdo përkëdhelje çdo besim mbijeton

Ta thashë ty nga Paul Eluard

 

 

Kurba e syve të tu përqafon zemrën time      

Një unazë ëmbëlsie dhe vallëzimi

Aureolë kohe, qiri nokturn

Dhe nëse nuk e di më se çfarë kam jetuar

Është sepse sytë e tu nuk kanë qenë
gjithmonë të mitë

Gjethet e ditës dhe myshku i vesës

Kallamishtet e flladit, buzëqeshje të parfumosura

Krahë që mbulojnë botën e dritës

Anije të ngarkuara me qiell dhe det

Gjahtarë tingulli dhe burim ngjyrash

Parfume të mbyllura në një tufë agimesh

Që shtrihet përgjithmonë në kashtën e
yjeve

Duke qenë se dita varet nga pafajësia

E gjithë bota varet nga sytë e tu të
dëlirë

Dhe i gjithë gjaku im rrjedh nën
vështrimin e tyre.

Kurba e syve të tu nga Paul Eluard

 

 

Nëse flas është që të të dëshoj ty më
qartësisht

Nëse dëgjoj jam i sigurt se të kuptoj

Nëse ti buzëqesh është mirë të hysh tek
unë

Nëse buzëqesh do të shikoj të gjithë
botën

Nëse të përqafoj është për të zgjeruar veten

Nëse jetojmë çdo gjë do kthehemi në
gëzim

Nëse të lë, ne do ta mbajmë mend
njëri-tjetrin

Duke të lënë ty ne do të rigjehemi
sërish.

Vërtetësia nga Paul Eluard

 

 

Sy femre

Askush nuk më njeh më shumë

Se sa më njeh ti

Sytë e tu ku ne flemë  

Ato të dy

I kanë bërë magji të dy orbitave të mi
mashkullorë

Më të mëdha se sa netët tokësore

Sytë e tu ku unë udhëtoj

I kanë dhënë sinjale rrugëve

Drejtime të shkëputura nga toka

Në sytë e tu që na tregojnë

Vetminë tonë të pafundme

Që nuk është më shumë se sa ato që mendonjë
se ekziston

Askush nuk mund të më njohë më shumë

Se sa më njeh ti

Sy femre nga Paul Eluard

 

 

Unë dëshiroj vetëm të të dua ty

Një stuhi mbush luginën

Një peshk lumin

Të kam bërë në madhësinë e vetmisë sime

Të gjithë botën për ta fshehur në të

Ditë dhe netë për të kuptuar

Për të mos parë asgjë në sytë e tu

Se sa atë që mendoj për ty

Dhe një botë në imazhin tënd

Dhe ditët dhe netët e drejtuara nga
qepallat e tu

Unë dëshiroj vetëm të të dua ty nga Paul
Eluard

 

 

Ne kemi krijuar natën

Unë mbaj dorën tënde dhe shikoj

Të mbaj me të gjitha fuqitë e mia

E skalis në shkëmb yllin e fuqive të tua

Brazda të thella ku fruton mirësia e
trupi tënd

Unë thërras zërin tënd të fshehur zërin
tënd publik

Unë buzëqesh ende me guran krenare

Që ti e trajton si lypëse

Çmenduria që ti respekton thjeshtësia ku
ti lahesh

Dhe në kokën time që përkulet ëmbëlsisht
me tënden me natën

Ëndërroj të huajën që je bërë

Një e huaj që të ngjan ty që i ngjash
gjithçkaje që dashuroj

Një që është gjithmonë e re.

Ne kemi krijuar natën nga Paul Eluard

 

 

Flokët e tu të portokajtë në zbrazëtinë
e botës

Në zbrazëtinë e atyre xhamave të rëndë
të heshtjes

Hije ku duart e mia të zhveshura
kërkojnë imazhin tënd

Forma e zemrës tënde është kimerike

Dhe dashuria jote i ngjan dëshirës sime
të humbur

O psherëtima të qelibarta, ëndrra, vështrime

Por ti nuk ke qenë gjithmonë këtu.
Kujtesa ime

Është ende e errrësuar duke të të parë
të vish

Dhe të shkosh. Koha i shuan fjalët, si
dashuria.

Flokët e tu të portokajtë në zbrazëtinë
e botës nga Paul Eluard

 

 

Dëshpërimi nuk ka krahë

As dashuria

As fytyrë

Ato nuk flasin

Unë nuk trazoj

Unë nuk i mbaj ato

Unë nuk flas për to

Por unë jam po aq i vërtetë sa dashuria
ime dhe sa dëshpërimi im

Lakuriqësia e së vërtetës nga Paul
Eluard

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty