POEZINizar QabbaniPërzgjedhje poezish nga Nizar Qabbani

Përzgjedhje poezish nga Nizar Qabbani

-

Më ngre më lart dashuri…ngriji

Grushtet më të bukur të çmendurisë sime

O kama e udhëtimit…në mishin tim

Dhe ngulja e thikës

Më zhysin më tej zonjëza ime

Deti më thërret

Dhe shton më shumë vdekje në mua

Ndoshta teksa vdekjet më vrasin…Unë
jam rigjallëruar

TRUPI YT ËSHTË HARTA IME

Harta e botës nuk më intereson më

UNË JAM KRYEQYTETI MË I VJETËR I
TRISHTIMIT

Dhe plaga ime një skalitje faraonike

Dhimbja ime…zgjerohet si një tokë me
vaj

Nga Beiruti…në Kinë

Dhjimbja ime…një karavan…dërguar nga
Kalifët e “A’Chaam-it” në Kinë

Në vendin e shtatë të “Lindjes”

Dhe të humbur në gojën e dragoit

Zogu i zemrës sime…

O rërë deti dhe pyej ullinjsh

O shije e borës dhe shije e zjarrit

Aroma ime e parajsës…vështrimi

Ndjehem i frikësuar nga e
panjohura…strehomë

Ndjehem i frikësuar nga errësira…përqafomë

Kam ftohtë…mbulomë

Tregomë histori fëmijësh

Shplodhu krahë meje

Këndomë…

Duke qenë se, që aga fillimi i krijimit

Kam kërkuar për një shtëpi për ballin
tim

Për flokët e një gruaje

Që më shkruajnë mbi mur…dhe më pas më
fshijnë

Për dashurinë e një gruaje…që të më
marrë

Në kufijtë e diellit…dhe të më hedhë

Nga buzët e një gruaje…teksa më bën

Si pluhurin e arit të pluhurzuar

Jetën time të shkëlqejë…erashka ime

Feneri im. Ligjëratat e orkideve 

Zgjasin një urë me aromë portokajsh

Duke më vendosur mua si një krëhër prej
fildishi

Në flokët e tu të errët…më pas harromë

Unë jam një pikë ujë…i ndarë më dysh

Që mbetet në librin e tetorit

Dashuria jote më shtyp

Si një kalë i çmendur nga Kaukazi duke
më hedhur nën thundrat e tij

Duke bërë gargare me ujin e syve të mi

Shtomë më shumë furi…shtomë

O grushtet më të bukur të çmendurisë sime

Për hirin tuaj i lë të lira gratë e mia

Dhe e shuaj çertifikatën time të lindjes

Dhe i pres të gjitha arteriet e mia

Trupi yt është harta ime nga Nizar
Qabbani

 

 

E dashura ime, kam shumë për të të thënë  

NGA T’IA FILLOJ E SHTRENJTA IME?

ÇDO GJË TEK TI ËSHTË PRINCËRORE

O ti që i bën fjalët e mia nga kuptimi i
tyre

Fshikëza mëndafshi      

Këto janë këngët e mia dhe ky jam unë

Ky libër i shkurtër na përmban neve

Nesër kur t’i kthej faqet e tij

Një llampë do të vajtojë

Një shtrat do të këndojë

Letrat e tij nga lëngimi do të bëhen të
gjelbra

Presjet e tij në pragun e fluturimit

Mos thuaj: përse më foli kjo rini

Për rrugët që zgjerohen dhe për rrymën

Pema e bajames dhe tulipani

Që bota të më përcjellë kudo ku shkoj

Përse i këndoi ai ato këngë?   

Tani nuk ka asnjë yll

Kjo nuk është e parfumosur me aromën
time

Nesër njerëzit do të më shohin në vargun
e tij

Një gojë shija e verës, flokë të qethur shkurt

Injoroje se çfarë thonë njerëzit

Ti do të jesh madhështore vetëm
nëpërmjet dashurisë sime të madhe

Çfarë do të kishte qenë bota nëse nuk do
të kishim qenë ne

Nëse sytë e tu nuk do të kishin qenë,
çfarë do të kishte qenë bota?

Një letër e shkurtër dashurie nga Nizar Qabbani

 

 

Ndërmjet nesh  

Njëzetë vjet

Ndërmjet buzëve të tua dhe buzëve të mia

Kur ato takohen dhe qëndrojnë

Vitet kolapsojnë  

Xhami i një jete të tërë thërrmohet

Ditën që të takova ty

I grisa të gjitha harta e mia

Dhe profecitë e mia

Si një stalion arab, i mora erë shiut

Tënd

Përpara se të më lagte

Dëgjova pulsin e zëri tënd

Përpara se të flisje

T’i prisha flokët me duart e mia

Përpara se t’i kishe endur

Unë nuk mund të bëj asgjë

Ti nuk mund të bësh asgjë

ÇFARË MUND TË BËJË PLAGA

ME THIKËN BRENDA?

Sytë e tu janë si një natë me shi

Ku mbyten anijet

Dhe çdo gjë që kam shkruar harrohet

Në pasqyra nuk ka kujtime  

ZOT SI KA MUNDËSI QË I DORËZOHEMI DASHURISË

DUKE I DHËNË ÇELËSAT E QYTETIT TONË

Duke mbajtur qirinj dhe temjan

Duke u rrëzuar teksa këmbët e tij kërkojnë

Që të falen

Përse e kërkojmë dhe e durojmë

ME GJITHÇKA QË AJO NA BËN

ME GJITHÇKA QË AJO NA BËN?

Grua zëri yt i

Argjendtë dhe vera përzihen

Me shirat

Nga pasqyrat e gjunjëve të tu

Dita fillon udhëtimin e saj

JETA DEL NË DET

UNË E DIJA KUR THASHË

SE TË DUA

Se Po Shpikja Një Alfabet Të Ri

Për një qytet ku askush nuk mund të
lexonte

Se unë po thoja poemat e mia 

Në një teatër të zbrazët

Dhe duke dherdhur verën time

Për ata që nuk mund ta shijojnë atë

Kur Zoti të dha tek unë

Ndjeva se ai kishte ngarkuar

Çdo gjë në rrugën time

Dhe të pathënat e të gjitha librave të
tij të shenjtë

KUSH JE TI

GRUA QË HYN NË JETËN TIME SI NJË KAMË

E ëmbël si sytë e një lepuri

E butë si lëkura e një kumbulle

E pastër si fijet e jaseminit

E pafajshme si përparëset e fëmijëve

Dhe përpirëse si fjalët?

Dashuria jote më rrëzoi

Në një tokë mrekullish

Ajo më sulmoi si aroma

E një gruaje që shkel në ashensor

Më çuditi

Në një kaefene

Ulur mbi një poemë

Unë e harrova poemën

U çudita

Duke lexuar rrjeshtat në pëllëmbën time

E harrova pëllëmbën time   

Ajo ra tek unë si një gjethe e verbër

Lulesh të egra

Puplat e saj u ngatërruan me të miat

Ngashërimat e saj u gërshetuan me të
miat 

U çudita

Teksa u ula mbi valixhen time

Duke pritur trenin e ditëve

I harrova ditët

Udhëtova me ty

Tek toka e mrekullive

Imazhi yt është skalitur

Mbi fytyrën e orës sime

Është e skalitur së secilën nga duart e
mia

Ajo është gdhendur mbi javët

Muajt vitet

Koha ime nuk është më imja

Je ti

Ndërmjet nesh nga Nizar Qabbani

 

 

Çdo herë që të ptuh

Pas një ndarje të gjatë

Ndjej

Sikur po hedh një letër të shpejtë
dashurie

Në një kuti poste të kuqe

Çdo herë që të puth nga Nizar Qabbani

 

 

Unë nuk kam asnjë fuqi për të të
ndryshuar

Apo për të shpjeguar mënyrat e tua

Unë nuk e kam besuar kurrë se një burrë
mund ta ndryshojë një grua

Ata burra që mendojnë

Se ata e kanë krijuar gruan

Nga brinjët e tyre

Janë pretendues

Gruaja nuk del kurrë nga brinjët e
burrit, kurrë

Është ai që del nga mitra e saj

Si një peshk që ngrihet nga thellësitë e
ujit

Dhe si rrymat që degëzohen larg nga një
lum

Është ai që rrethon diellin e syve të
saj  

Dhe që imagjinon se është i fiksuar në
vend

Unë nuk kam asnjë fuqi për të të zbutur

Apo për të të urtësuar ty

Apo për të zbutur instiktet e tua të
para

Kjo detyrë është e pamundur

Unë e kam testuar inteligjencën time tek
ti

Gjithashtu edhe budallallëkun tim

Asgjë nuk funksionon me ty, as drejtimi

As tundimi

Qëndro primitive ashtu siç je

Unë nuk kam asnjë fuqi për të thyer zakonet e tua

Për tridhjetë vjet ti ke qenë kështu

Për treqind vjet

Një stuhi e kurthëzuar në një shishe

Një trup i natyrës që shqison aromën e një burri

E sulmon atë për nga natyra

Triumfon përmbi të për nga natyra

Mos e beso kurrë se çfarë thotë një burrë
për vetveten

Që është ai që i bën poemat

Dhe që bën fëmijë

Është gruaja ajo që shkruan poema

Dhe burri ai qe vendos emrin e tij poshtë
tyre

Është gruaja ajo që i mbart fëmijët

Dhe është burri ai që nënshkruan atësinë
në maternitet

Që ai është babai

Unë nuk kam asnjë fuqi për të ndryshuar
natyrën tënde

Librat e mia nuk kanë asnjë dobi me ty

Bindjet e mia nuk të bindin ty

As këshilli im atëror nuk shërben për
asgjë të mirë

Ti je mbretëresha e anarkisë, e çmendurisë,
e të mos përkiturit askujt

Qëndro kështu

Ti je pema e feminilitetit që rritet në
errësirë

Që nuk ka nevojë as për diell dhe as për
ujë

Ti je princesha e detit që ka dashurar të
gjithë burrat

Dhe që nuk ka dashuruar askënd

Që ke fjetur me të gjithë burrat….dhe
që nuk ke fjetur me askënd

Ti je gruaja Beduine që ka shkuar me të
gjitha fiset

Dhe që është rikthyer një virgjerëshë

Qëndro kështu

Unë nuk kam asnjë fuqi nga Nizar Qabbani

 

 

Në verë

Dola në breg

Dhe mendova për ty

Po t’i kisha thënë detit

Se çfarë ndjej për ty

Do t’i kishte lënë brigjet e tij

Guackat

Peshqit

Dhe do më kishte ndjekur mua

 

Në verë nga Nizar Qabbani

 

 

Në limanin e blunjtë të syve të tu

Fryjnë shira dritash melodioze

Diej të trullosur dhe lundrime

Duke pikturuar udhëtimin e tyre drejt pafundësisë

Në limanin e blunjtë të syve të tu

Është një dritare e hapur deti

Dhe zogjitë shfaqen në distancë

Duke kërkuar ishuj ende të palindur

Në limanin e blunjtë të syve të tu

Bora bie në korrik

Anijet ngarkohen me turkuaz

Derdhen në det dhe nuk mbyten

Në limanin e blunjtë të syve të tu

Unë vrapoj tek shkëmbinjtë e shpërndarë
si një fëmijë

Duke frymuar aromën e detit

Dhe kthehem në një zog të rraskapitur

Në limanin e blunjtë të syve të tu

Gurët i këndojnë natës

Kush ka fshehur njëmijë poema

Në librin e mbyllur të syve të tu?

Sikur vetëm, sikur vetëm të isha një marinar

Sikur vetëm dikush të më jipte një varkë

Do t’i mbyllja lundrimet e mia çdo
mbrëmje

Në limanin e blunjtë të syve të tu

Kohë detare nga Nizar Qabbani

 

 

Mos thuaj se dashuria ime ishte

Një unazë apo një byzylyk

Dashuria ime është një kështjellë

Është guximi dhe mosarsyeja  

I cili, lundron jashtë në kërkim të
vdekjes

Mos thuaj se dashuria ime ishte

Një hënë

Dashuria ime është një shpërthim
vezullimesh

Dialog nga Nizar Qabbani

 

 

Lindja pret këngët e mia, disa i lavdërojnë,
disa i mallkojnë  

Secili prej tyre ka mirënjohjen time

Jam hakmarrë për gjakun e çdo gruaje të
vrarë

Dhe i jam ofruar atyre që kanë qenë frikësuara

Kam mbështetur zemrat e grave rebele

Gati për të paguar çmimin, i gëzuar për
të vdekur

Nëse dashuria do të më vrasë, sepse jam
kampion i dashurisë

Dhe nëse nuk do të isha, atëherë nuk do
të isha unë

Prova nga Nizar Qabbani

 

 

Po përsërit veten

Për të njëzetën herë

A ka një burrë tjetër në jetën time?

Po. Po. Çfarë mendove ti?

Edhe varrezat kanë vizitorë

Ka, i dashur zotëri

Shumë burra atje

Dhe asnjë kopshti nuk i mungojnë asnjëherë
zogjtë

Ti je vetëm një përvojë që pata

Dhe ja ku jam

E mërzitur dhe e lodhur nga kjo përvojë

Jashtë magjisë tënde

Jam shëruar nga të gjitha

Dobësitë dhe fajësitë e mia

Nevojat e bëjnë këtë gjë, në fund të
fundit, çdo gjë mbaron

Ti më do!

Ja tek je sërish

Duke gërmuar të gjithë historinë antike

Dhe qëkur ke treguar ti ndonjëherë

Interesin më të vogël për mua

Jashtë konturit të kofshave të mia?

Nga vjen i gjithë ky shkulm i papritur
dashurie?

Unë nuk isha kurrë asnjë më shumë sesa

Një karrige rezervë

Midis mobiljeve të tua të shtrenjta

Një kopësht që vendose ta qethje

Pa turp apo pendesë

Përse po e shikon gjoksin tim

Sikur të ishte yti?

Dhe përse vajton sikur

Të ishe duke qëndruar përpara një
mbretërie?

Mbretëria jote e lavdishme, i dashur
zotëri

Sapo është shkrumbuar

Këtu. U barazuam

Në një çast

Tani ti më thua

Se kush po e humbet lojën

Unë t’u hapa

Si Kopshti i Edenit

Duke ti dhënë ty të gjithë frutat e
ëmbla

Dhe barin e gjelbër që ti dëshiroje

Sot nuk po të ofroj as

Parajsën dhe as ferrin

Kjo është ajo që merr

Që veprove me kaq mosmirënjohje

Pabesia jote. Sikur vetëm të më kishe
trajtuar

Si një qenie njerëzore, vetëm një herë

Ky burri tjetër nuk do të ekzistonte

Macka ime e zemëruar nga Nizar Qabbani

 

 

Ti je gruaja më e rëndësishme në
historinë time

Përpara largimit të këtij viti

Ti je tani gruaja më e rëndësishme

Pas lindjes së këtij viti

Ti je gruaja që nuk do të mund ta numëroja
dot me orë dhe ditë

TI JE NJË GRUA E PËRBËRË ME NEKTAR
POEZIE

DHE NGA ARI I ËNDRRAVE

Ti je gruaja që ka jetuar në trupin tim

Përpara një milion viteve

Zonjëza ime

AJO QË ËSHTË E PËRBËRË NGA PAMBUK DHE RE

AJO QË MUND TA QUA NJË SHI XHEVAHIRËSH

DHE LUMIN E NAHOUND

NJË VARG PYLLI

Ajo që noton në ujin e zemrës sime si
një peshk

Ajo që jeton në sy si një fis pëllumbash

Asgjë nuk do të ndryshojë tek emocionet
e mia

As tek ndjenjat e mia

As tek zemra ime dhe as tek besimi im

Zonjëza ime

Mos u shqetëso për harmoninë e kohës

As për emrin e viteve

Ti je një grua dhe ti je ende si një
grua

Dhe çdo herë

Unë do të të dua ende

Kur të hyjë shekulli i 21-të

Dhe kur të hyjë shekulli i 25-të

Dhe kur të hyjë shekulli i 29-të

Dhe unë do të të dua

Kur të thahet deti

Dhe kur të digjet pylli

Zonjëza ime nga Nizar Qabbani

 

 

Lërmë të gjej kohë

Të mirëpres në këtë dashuri

Që vjen e pakërkuar

Lërmë të gjej kohë

Që të ngulis në kujtesën time

Këtë fytyrë që ngrihet

Nga pemët

E harresës

Jimpë kohë

Që t’i shpëtoj kësaj dashurie

Që ma ndal gjakun

Lërmë të gjej kohë

Që të njoh emrin tënd

Emrin tim

Dhe vendin

Ku kam lindur

Lërmë të gjej kohë

Të mësoj se ku do të vdes

Dhe se si do të ngjallem, si

Një zog brenda syve të tu

Lërmë të gjej kohë

Të studioj gjendjen e erërave

Dhe të dallgëve, të mësoj hartat e

Gjireve…

Grua, që banon

Brenda së ardhmes

Fara piperi dhe shege

Jimpë një vend

Që të më bëj t’i harroj të gjithë
shekujt

Dhe jipmë kohë

Që ta shmang këtë fytyrë andaluziane

Këtë zë andaluzian

Këtë vdekje andaluziane

Që vjen nga të gjitha drejtimet

LËRMË TË GJEJ KOHË QË TË PROFETIZOJ

ARDHJEN E PËRMBYTJES

Grua, e sklitur

Në librat e magjisë

PËRPARA ARDHJES SATE

BOTA ISHTE PROZË

TANI KA LINDUR POEZIA

Lërmë të gjej kohë të arrijë

Mëzin që vrapon drejt meje

Gjirin tënd

Pikën mbi një linjë

Një gji beduin, të ëmbël

Si farat e kardamomit

Si kafja që po zien mbi prush

Formën e tij antike si tunxh damaskian

Si Tempujt Egjiptian

Lërmë të gjej fatin

Të kap peshkun që po noton

Nën ujëra

Këmbët e tua mbi tapet

Janë forma dhe qëndrimi i poezisë

Lërmë të gjej fatin

Të mësoj linjën hyjnore

Ndërmjet sigurisë

Së dashurisë dhe herezisë

Jipmë mundësinë

Që të bindem që kam parë

Yllin, dhe se kam folur me shenjtorët

Grua, kofshët e së cilës janë

Pëllëmba e shkretëtirës nga ku bien

Datat e arta

GJINJTË E TU FLASIN SHTATË GJUHË

DHE UNË JAM BËRË PËR T’I DËGJUAR

ATO QË TË GJITHA

Jimpë mundësinë

Që ta shmang këtë stuhi

Këtë dashuri të furishme

Këtë erë të dimërt, dhe të bindem

Që të blasfemoj, dhe të hyjë

Në mishin e gjërave

JIPMË MUNDËSINË

TË JEM AI

QË DO TË ECË MBI UJË

Dy gjinj afrikan nga Nizar Qabbani

 

 

Faji im, faji im më i madh

O princeshë sydeti

Ishte të të doja ty

Siç do një fëmijë 

Dashuruesit më të mëdhenj

Janë, në fund të fundit, fëmijët

Gabimi im i parë

Dhe jo i fundit

Ishte të jetoja

Në shijen e magjisë

Gati për t’u mrekulluar

Nga kohëzgjatja e thjeshtë

E natës dhe e ditës

Dhe gati për çdo gura

Që e desha për të më thyer

Në njëmijë copa për të më

Bërë një qytet të hapur

Dhe për të më lënë pas saj

Si pluhur

Dobësia ime ishte të shikoja

Botën me llogjikën e një fëmije

Dhe gabimi im ishte gërmimi i

Dashurisë jashtë nga shpella në ajër të
pastër

DUKE E BËRË GJOKSIN TIM

NJË KISHË TË HAPUR PËR TË GJITHË TË DASHURUARIT

Fëmija shkarravit nga Nizar Qabbani

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda
Suti      

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty