KINEMATOGRAFIRoberto BenigniDASHUROHUNI! NËSE NUK DASHURONI JENI TË GJITHË TË VDEKUR!...

DASHUROHUNI! NËSE NUK DASHURONI JENI TË GJITHË TË VDEKUR! NGA ROBERTO BENIGNI

-

Leksion për poezinë

Filmi ‘Tigri dhe dëbora’,
2005

 

Merreni me ngadalë, mos nxitoni.
Dhe mos filloni të shkruani menjëherë poezi dashurie, sepse ato janë më të vështirat,
prisni të paktën nja 80-të vite të tjera. Shkruani për gjëra të tjera si për
detin, për erën, për radiatorin, një tramvajë që vjen me vonesë, sepse nuk ka
diçka më poetike sesa diçka tjetër. E kuptuat, poezia nuk është jashtë, por
brenda. Çfarë është poezia? Mos më pyet më. Shikohu në pasqyrë sepse poezia je
ti. Visheni mirë poezinë, kërkojini fjalët me kujdes, duhet t’i zgjidhni,
ndonjehërë mund të duhen tetë muaj për të gjetur një fjalë, zgjidhni sepse e
bukura ka filluar atëherë kur dikush filloi të zgjidhte si Adami dhe Eva. E
dini sesa shumë kohë iu desh Evës që të zgjidhte gjethen e duhur të fikut për
t’u mbuluar? Si ju duket kjo? Ajo i la të gjitha pemët e fiqve të zhveshura në
parajsë deri sa gjeti gjethen e duhur. Dashurohuni! Nëse nuk dashuroni jeni të
gjithë të vdekur! Pa dashuri çdo gjë është e vdekur. Bini në dashuri dhe çdo gjë
do të marrë jetë. Çdo gjë do të lëvizë. Shpërndajeni gëzimin. Trishtohuni dhe qëndroni
në heshtje me entuziazëm. Përplasjani lumturinë tuaj në fytyrë njerëzve. Po, si
bëhet kjo? Lërmëni të shikoj shënimet e mia se harrova. Kjo është ajo që duhet
të bëni. Nuk i lexova dot. Që të transmetoni lumturi duhet të jeni të lumtur. Edhe
që të transmeoni dhimbje duhet të jeni të lumtur. Që të jini të lumtur, duhet të
vuani! Mos kini frikë të vuani. E gjithë bota vuan! Nëse nuk i keni mjetet, mos
u shqetësoni. Sepse për të bërë poezi vetëm një gjë është e domosdoshme. Mos u
përpiqni të jini modern. Kjo është gjëja më demode që ka ekzistuar ndonjëherë. Nëse
nuk vjen tek ju asnjë rrjesht në këtë pozicion atëherë shtrihuni përtokë, ja kështu!
Vetëm shtrirë mund ta shikosh qiellin. Shikoni ç’bukuri! Përse nuk e kam bërë këtë
më parë? Çfarë keni që shikoni? Poetët nuk vështrojnë, ata shikojnë. Bindjuni
fjalëve. Nëse fjala mur nuk iu dëgjon, atëhëre mos e përdorni më dhe mos e përdorni
për tetë vite që të nxërë mend. Çfarë është kjo? Se kam idenë…Kjo është e
bukura, si ato frazat atje që do të jenë aty përgjithmonë. Ejani tani fshijini
të gjitha këto se, mësimi fillon nga fillimi.   

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Phk_o91gzEU

 

Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty