KINEMATOGRAFIRoberto BenigniLUMTURIA EKZISTON! NGA ROBERTO BENIGNI

LUMTURIA EKZISTON! NGA ROBERTO BENIGNI

-

Duhet t’i themi
jetës PO!

‘Mbi dashurinë dhe
lumturinë’

Stand up nga Roberto Benigni,’10 Urdhëresat’ 2014

 

Përsëritet dhe supozohet:
‘Të duhemi’…por duhet të themi diçka: që koha kalon dhe problemi thelbësor i
njërëzimit gjatë dy mijë viteve të shkuara ka mbetur i njëjti: ‘Të duhemi’,
vetëm se tani kjo është bërë edhe më urgjente, dhe kur ende sot, dëgjojmë të
përsëritet fraza se, ‘duhet ta duam njëri-tjetrin,’ tashmë ne e dimë se nuk na
mbetet shumë kohë.

 

Duhet të nxitojmë! 

Duhet të nxitojmë për të dashur! 

Ne duam gjithmonë shumë pak dhe shumë vonë. 

Le të nxitojmë për të dashur! 

Sepse në agimin e jetës sonë ne do të gjykohemi vetëm mbi një gjë: 

MBI DASHURINË!

 

Sepse nuk ekziston diçka e
tillë si ‘dashuri e çuar dëm’, dhe nuk ka emocion më të madh sesa ajo që ndjemë
kur jemi të dashuruar dhe se jeta jonë varet tërësisht nga një person tjetër
dhe që vetëm ‘ne’ nuk mjafton. Sepse të gjitha gjërat madje edhe ato pa jetë si
malet, detet, rrugët, por edhe më shumë…qielli, era, më shumë…yjet, më
shumë…qyetetet, lumenjtë, gurët, ndërtesat, të gjitha këto gjëra që në
vetvete janë të zbrazura, indiferente, kur ne i shikojmë ato, papritur ato
marrin një kuptim njerëzor dhe ato na magjepsin, na prekin, po përse?

 

Sepse ato përmbajnë një
ndjenjë dashurie…edhe gjërat e pajeta sepse rrënjët e të gjithë krijimit janë
dashuria dhe sepse dashuria puthet me kuptimin e të gjitha gjërave: Lumturinë!

 

Po, lumturia! Dhe meqë
flasim për lumturinë…kërkojeni atë! 

Çdo ditë, në mënyrë të vazhdueshme, faktikisht, kushdo që është duke më dëgjuar
tani, le të shkojë në kërkim të lumturisë! Tani! Në këtë çast! Sepse ajo është
aty! Ju e keni atë! Ne e kemi atë! Sepse atë na e kanë dhënë të gjithëve ne, na
e kanë dhënë ‘me pikatore’ kur kemi qenë të vegjël, na e kanë dhënë si një
dhuratë.

 

Dhe ajo është një dhuratë
kaq e bukur saqë ne vendosëm që ta fshehim atë, ashtu siç bëjnë edhe qentë me
kockën. Por disa prej nesh e kanë fshehur atë aq mirë, saqë nuk e mbajnë më
mend se ku e kanë fshehur. 

Por ajo është me ne! 

Edhe ju e keni! 

Shikoni në çdo vend, çdo raft, në çdo ndarje të shpirtit tuaj…kthejeni çdo
gjë përmbys! 

Çdo sirtar apo komedinë dhe keni për të parë që ajo do të dale. 

Lumturia do të dalë! Do ta shikoni!

 

Lumturia ekziston! 

Ndoshta, ajo do t’ju zërë në befasi. Por ajo është atje dhe ne duhet të
mendojmë gjithmonë për lumturinë, edhe pse ndonjëherë ajo na harron, ne nuk
duhet ta harrojmë atë kurrë, deri në ditën e fundit të jetës sonë.

Dhe nuk duhet të kemi frikë
as nga vdekja. 

Dhe e dini se, në fakt është më e rrezikshme të lindësh, sesa të vdesësh. Nuk
duhet të kemi frikë nga vdekja, por nga të mos jetuarit kurrë me të vërtetë.
Zhytuni brenda ekzistencës tuaj, brenda qenies suaj këtu, tani, sepse nëse nuk gjeni
asgjë, tani, nuk do ta gjeni kurrë më.

 

Përjetësia është këtu..

NE DUHET T’I THEMI JETËS PO, duhet t’i themi një po të plotë jetës saqë t’i
përmbysen të gjitha jo-të, sepse në fund të netëve të kaluara së bashku kemi
kuptuar se, nuk dimë asgjë dhe që asgjë s’ka kuptim, por ne kemi kuptuar se
ekziston një mister i madh dhe që duhet ta marrim ashtu siç është dhe ta lëmë
të qetë dhe se gjëja që na bën më shumë përshtypje në botë është se jeta
vazhdon dhe se ne nuk e kuptojmë se si ecën përpara.

 

Si funksionon kjo? 

Si ka mundësi që reziston? 

Si mund ta përballojë?

 

Edhe ky është një mister
tjetër! 

Dhe këtë nuk e ka kuptuar askush, sepse jeta është shumë më shumë nga sa mund
të kuptojmë ne, prandaj edhe ajo reziston, vazhdon.

 

Nëse jeta do të kishte
qenë vetëm ajo që kuptojmë ne, atëhëre jeta do të kishte përfunduar kohë më
parë, shumë kohë më parë. Dhe ne e ndjemë këtë! Dhe ne e ndjemë që nga çasti në
çast mund të na ndodhë diçka e pafundme dhe në çastin që ndodh kjo secilit nga
ne i mbetet vetëm një gjë për të bërë:

T’i përulet asaj!

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=u9x2aXyBVDI&list=PLLoSffz9Q2N5uOPl6iLcS861SrFZ8xzR7

 

Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty