Të tjeraHISTORIA E BALETIT NGA JENNIFER TORTORELLO DHE ADRIENNE WESTWOOD

HISTORIA E BALETIT NGA JENNIFER TORTORELLO DHE ADRIENNE WESTWOOD

-

 

A mund të imagjinoni një festë ku çdo lëvizje, që nga
xhesti më i vogël deri tek ecja përgjatë dhomës, dhe çdo detaj pamor, që nga
mobiliet deri tek gjatësia e fustanit, qeveriseshin nga një sistem kompleks
rregullash dhe procedurash? Për shekuj, ritualë të tillë ishin diçka krjetësisht
e zakonshme për fisnikërinë evropiane. Ndonëse, ato kanë dalë jashtë mode, ne
jemi në gjendje të gjejmë komponentë të saj tek baleti.  

 

Balet, nga italishtja ‘balletto,’ ose një ‘vallëzim i vogël’,
e ka origjinën e saj në rilindjen italiane, si një kombinim i vallëzimit social
me një paraqitje koreografike të mbledhjve të aristokratëve. Në shumë aspekte,
kjo ka qenë një mënyrë për ktë kontolluar njerëzit në oborret mbretërore, të
cilët duhet të kishin forma të pranueshme sjelljeje, të tilla si mënyra e
ecjes, e përkuljes, ose se si kapej dora e dikujt. Ajo përfshinte gjithashtu,
edhe rregulla të cilat qeverisnin çdo gjë, që nga stolitë, deri tek se ku duhet
të ecte ose të ulej dikush në raport me Mbretin. Me kalimin e  kohës, studimi i baletit u kthye në një
element qëndror të jetës së oborrit, dhe kapja ose jo e suksesshme e kësaj
etikete mund ta bënte të suksesshëm ose jo praninë e dikujt si shoqërues.

 

Shumë nga këto xheste të oborrit, mund të shkikohen ende në
teknikat e baletit modern. Baleti u soll në Francë në shekullin e XVI-të nga
Catherine de’Medici, gruaja italiane e Mbretit Henri i II-të. Me bërjen gjithnjë
edhe më luksoze të festimeve, po këshu u bë edhe baleti, ku mjeshtrat e baletit
jipnin mësime mbi hapat e detajuar për fisnikët e rinj, si edhe elementë të historisë,
duke ofruar një tematikë bashkuese. Fokusi kaloi nga pjesëmrrja tek interpretimi,
dhe kjo formë kërkonte veshje me një paraqitje më teatrale, si edhe struktura të
dizenjuara në mënyrë profesionale dhe një platformë disi të ngritur ose një
skenë me perde dhe me krahë.

 

Por ishte në shekullin e XVII-të të Luigjit të XIV-të që baleti
u rafinua si arti që ne e njohim atë sot. Vet Luigji ishte trajnuar në balet qëkur
ishte fëmijë. Roli i tij i hershëm si perëndia diell, Apollo, në moshën pesëmbëdhjetë
vjeçare çimentoi rolin qëndror që baleti do të luante gjatë mbretërimit të tij.
Kjo i dha atij gjithashtu, titullin Mbreti Diell, me kostumin e tij madhështor
të artë dhe koreografinë që promovuan idenë se mbreti ishte një sundues hyjnor.
Luigji do të interpretonte 80 role në 40 balete kryesore, ose si drejtues madhështor,
ndonjëherë duke luajtur në pjesë më të vogla ose komike përpara shfaqjes në rolin
e një udhëheqësi në fund. Ai trajnohej përditë në balet, si edhe në shpata dhe
në kalërim, dhe nëpërmjet shembullit të tij, kërcimi u kthye në një aftësi thelbëspre
për të gjithë zotërinjtë e asaj epoke.  

 

Por kontributi kryesor i Lugjit të XIV-të ndaj baletit nuk
ishte vetëm si interpretues. Themelimi nga ana e tij e Akademisë Mbretërore të
Baletit në vitin 1661, e kaloi kontrollin e baletit nga esnafët vendor tek
oborri mberëtror. Si drejtor, ai emëroi mjeshtrin e tij personal të baletit dhe
partnerin e tij të shpeshtë të interpretimeve, Pierre Beauchamp, i cili
kodifikoi pesë pozicionet e trupit që përdoren sot në balet. Nëpërmjet bashkëpunimit
të tij me Jean-Baptiste Lully, drejtorine Akademisë Mbretëroree të Muzikës, dhe
dramaturgun e famshëm Moliere, Beauchamp ndihmoi në ngritjen e baletit si një
spektalël të madh.  

 

Dhe në vitin 1669, u themelua një akademi e ndarë baleti. Opera
dhe Baleti i Parisit ka mbijetuar sot si një nga kompanitë më të vjetra të
baletit në botë. Baleti u zhvendos nga oborri mbretëror tek një teatër dhe i
mbijetoi revolucioneve dhe reformave demokratike të cilat pasuan shekullin tjetër.
Me ardhjen e lëvizjes romantike, fantazia dhe temat folklorike u kthyen në një
motiv të zakonshëm.

 

Dhe mëgjithëse, ndikimi i baletit në Francë do të binte,
vende të tjera, si Rusia, do të luanin një rol kryesor në zhvillimin e mëtejshëm
të tij. Fatmirësisht, sot shumica prej nesh nuk na duhet që të mësojmë hapa kaq
të ndërlikuar vetëm për t’u socializuar në dasma. Në vend të tyre, ne mund të
shkojmë në teatër për të parë profesionistët të cilët kalojnë gjithë jetën e
tyre për t’u trajnuar me rigorizitet, për të interpretuar bëma dhe akte
heroike, të cilat në ditët e Luigjit të XIV-të do të kishin qenë të
paimagjinueshme.

 

Burimi: TED-ED

https://www.youtube.com/watch?v=OEekFTj5PvU

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty