ARTMuzikë klasike5 minuta shpjegim mbi ’Koncertin për piano Nr. 1’...

5 minuta shpjegim mbi ’Koncertin për piano Nr. 1’ të Brahms Nga Daniel Barenboim

-

 

Koncerti për piano Nr. 1 i Brahms-it, fillon me një hyrje madhështore
për orkestër, me fuqinë e saj të plotë. Më pas, me përparimin e muzikës, ajo bëhet
më lirike, pastaj prapë dramatike, dhe më pas, ajo zbret në liricizëm dhe ky është
momenti kur fillon piano (1:15). Një rrugë shumë e gjatë nga hyrja e orkestrës deri
tek pjesa e pianos, dhe është ky kontrast që është një prezencë e përhershme në
këtë vepër.

 

Brahms-i e shkroi këtë pjesë kur ishte shumë i ri. Ai nuk
shkroi një të dytë deri sa kaluan disa vite kur ai arriti të kishte më shumë
muzikalitet. Por, dramaticiteti i kësaj pjesë ka diçka të jashtëzakonshme, që më
ngazëllen çdo herë që e luaj apo e dirigjoj këtë pjesë.

 

Në kohën e parë, kemi zakonisht atë që ne e quajmë një
tematikë të dytë. Një temë të dytë e cila është në kontrast me temën e parë. Dhe
piano vijon kështu (2:18).

 

Koha e dytë, fillon në qetësi dhe vazhdon përgjatë gjithë
kohës në qetësi; dikush do të thoshte ku mbizotëron një atmosferë thuajse
fetare (2:55). Dhe kjo është një klimë shumë medituese, e cila vazhdon thuajse
përgjatë gjithë kohës së dytë.

 

Prandaj, çuditemi kur fillon koha e tretë, e cila ka një
frymë shumë të gjallë, thuajse cigane ku kontrasti është i jashtëzakonshëm. Kjo
pjesë është kaq magjepsëse, sepse zakonisht kemi koncerte ku orkestra luan një
rol të vogël, një rol shoqërues për pianon. Por ndonjëherë, kemi edhe raste kur
piano nuk është aq e rëndësishme, por ajo që kemi këtu është një dialog mbi
baza të barabarta. Dhe kjo është një nga pjesët më të mrekullueshme në
repertor.

 

Këtë pjesë e kam regjistruar shumë herë. Herën e parë, në
vitin 1967-të, por sigurisht që jam më shumë i afërt me regjistrimin më të vonë
që e kam realizuar me Staatskapelle Berlin, me një dirigjent të ri që e dua dhe
e admiroj shumë, Gustavo Dudamel dhe ishte kënaqësi për mua ta bëja këtë me një
njeri kaq të ri dhe me një talent të tillë për muzikë.

 

Uroj ta keni shijuar këtë episod!

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=kq3aRicsvH0&index=2&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty