ARTImpresionizmi5 minuta shpjegim mbi ’Estampes 1 – Pagodes -...

5 minuta shpjegim mbi ’Estampes 1 – Pagodes – Kina’ të Debussy-t Nga Daniel Barenboim

-

 

Viti
2018, është 100-të vjetori i vdekjes së Debussy-t, një prej kompozitorëve më
origjinalë të të gjitha kohërave.

 

Fillim
shekulli i XX-të, sigurisht që, ishte një kohë shumë aktive në botë; me shumë
zbulime të reja, mundësi të reja për të udhëtuar, dhe për këtë Debussy dikur është
shprehur se, ‘nëse nuk mund të udhëtosh, atëherë të duhet të përdorësh
imagjinatën.’ Dhe, kjo shprehje mua më është dukur mjaft argëtuese.

 

Dhe
kështu, ai shkroi një pjesë për piano që përmban tri pjesë të ndryshme.

 

Njëra
është për lindjen e largët – ‘Pagodes’, që është për Kinën.

Pjesa
e dytë – ‘La soirée dans Grenade’ – për
‘Mbrëmjet në Granada’.

Pjesa
e trëtë – “Jardins sous la
pluie”
 – për
‘Kopshtet nën shi’.

 

Duhet të themi se, në shumë mënyra
Debussy, është konsideruar babai i muzikës franceze impresioniste, që është e vërtetë,
por kjo nuk duhet ngatërruar me impresionizmin në pikturë. Debussy ishte shumë,
më shumë i ndikuar nga letërsia, nga figura t
ë tilla si Bodler
etj., dhe më pas edhe nga piktura.

 

Burimet e tij të frymëzimit ishin letërsia,
dhe natyra.

 

Shumë nga veprat e Debussy-t kanë të bëjnë
me ujin, rën, dhe me detin si ‘La mer’ që është një pjesë shumë e njohur.

 

Por, le të fillojmë me ‘Pagodes’.

 

Ejani të udhëtojmë së bashku në Lindjen e largët (2:30). Që tek kordat vjen aroma e lindjes së largët.
Vetë muzika nuk është në asnjë moment imitim i kulturës kineze, apo e përshkrimeve
të saj. Por, më shumë do të thoja të lindjes së largët parë nga sytë dhe siç
është
dëgjuar nga veshët e evropianëve
francezë. Pastaj kemi një temë të dytë, e cila nuk është absolutisht kineze. Dhe,
pastaj ka një pjesë më argëtuese. Dhe, këtu mund të takojmë frymëzimin e
Debussy-t nga uji.

 

Duhet të theksojmë gjithashtu se,
Debussy ishte më shumë i interesuar tek ident
ë për
zhvillimin e aspekteve misterioze të muzikës, sesa të merrej me pohime më të mëdha.

 

Ironia është se ai do të bëhej babai i
muzikës moderne në shumë mënyra. Pa Debussy-n nuk do të kishim dëgjuar Ravel, dhe
shumë nga pjes
ë të
tjera muzikore të shekullit të
XX-të.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=OdB2lkzG_v4&index=6&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty