ARTMuzikë klasike5 minuta mbi ’Clair de Luna’ të Debussy Nga...

5 minuta mbi ’Clair de Luna’ të Debussy Nga Daniel Barenboim

-


 

Sot dëshiroj t’ju flas për pjesën më të famshme për piano
të Debussy-t dhe një nga pjesët më të famshme për piano të letërsisë muzikore
’Clair de Luna’. Ajo është kompozuar për të gjitha llojet e kombinimeve dhe është
përdorur në kaq mënyra të ndryshme, por ajo mbetet një nga kryeveprat për
piano. Titulli i saj ’Clair de Luna’ është mjaft evokative, kështu që, nuk do të
merrem me të, sepse jam i sigurt që secili prej jush ka mënyrën e tij/saj të të
parit të hënës dhe marrjes së një frymëzimi të ndryshëm prej saj. Dua t’ju
tregoj se si mendoj unë se si të mësosh të dëgjosh muzikë – nëse dëshiron edhe
pa qenë muzikant po të dish se çfarë të dëgjosh. Ajo fillon në një mënyrë shumë
të thjeshtë (1:28). Disi e thjeshtë…tani më lejoni t’ju tregoj se me çfarë
fillon kjo pjesë (2:29). Dëgjoni tani vjen tensioni. Vendoseni veshin tuaj në
dorën time të majtë. Dhe pastaj vazhdon…pak më e përpunuar…dhe më vonë në këtë
pjesë kemi një kordë të tensionuar (4:03). Nëse e mësoni veshin që të dëgjojë
ndryshimet kur vjen e njëjta muzikë do të përfitoni shumë prej saj.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=XiWfPJLp2ko&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty