ARTVLERA E ARTIT

VLERA E ARTIT

-

 

Përkufizimet moderne të artit ndjekin veprat e artistëve
të vlerësuar. Por disa artistë injorohen nga bashkëkohësit e tyre vetëm për t’u
nderuar si gjeni pas vdekjes. Një shembull i famshëm i kësaj mund të vërehet në
ndryshimin e reputacionit të piktorit holandez post-impresionist të shekullit të
XIX-të, Vincent van Gogh. Gjatë jetës së tij, ai shiti vetëm një pikturë dhe
jetoi në varfëri, i varur nga mbështetja e vëllait të tij, Theo van Gogh, i
cili ishte tregtar arti në Paris.

 

Megjithëse, sipas këndvështrimit të tregut të artit të
shekullit të XIX-të, pikturat e van Gogh ishin të pavlera, më vonë në shekullin
e XX-të ato sollën miliona dollarë. Sot, ato renditen ndër pikturat më të
shtrenjta në botë. Puna e tij nuk ka ndryshuar; por vetëm vlerësimet për të.
Qartësisht do të ishte e rrezikshme të gjykonim, nëse diçka është apo jo art,
bazuar në kostot e saj në çdo treg, në çdo kohë të dhënë.

 

Ndryshimi i vlerave të tregut, ngre një çështje tjetër –
që është, fallcifikimi. Nëse një fallcifikues krijon një fallcifikim bindës të
një vepre, atëherë përse nuk është fallcifikimi i veprës po aq ‘i mirë’ sa
origjinali i artistit? Një përgjigjje e kësaj, është se ne vlerësojmë veprën origjinale
përmbi kopjen(et) e saj dhe e konsiderojmë artistin e veprës origjinale me më
shumë talent sesa kopjuesi i tij. Në mënyrë të ngjashme, në shkencë, ne vlerësojmë
shpikësin ose zbuluesin origjinal më shumë sesa shkencëtarët që i kopjojnë ata dhe
që përsërisin eksperimente të cilat janë kryer tashmë.

 

Kopjet e veprave të mëdha të artit, mund të mos kenë
pasur gjithmonë për qëllim mashtrimin e publikut. Portreti i Leonardo da Vincit
‘La Belle Ferroniere’, e cila tani ndodhet në Muzeun e Luvrit në Paris, u përfshi
në një gjygj autenticiteti në vitin 1929-të. Një pikturë e ngjashme me të, iu
ofrua Institutit të Artit të Qytetit të Kansasit, si një vepër origjinale e
Leonardos për një vlerë mbi 250,000 dollarë (sot ekuivalente me diçka pak më
shumë sesa 3,100,000 dollarë). Joseph Duveen, një tregtar i spikatur arti, e
shpalli pikturën si një kopje fallco. Pronari i saj e hodhi në gjygj Duveen-in
për etiketimin e ‘Leonardos,’ së tyre dhe çështja përfundoi në gjykatë. Anëtarët
e jurisë kishin shumë pak njohuri rreth artit dhe e kishin të vështirë të
ndiqnin argumentet e palëve. Kur ata dështuan në marrjen e një vendimi mbi këtë
çështje, Duveen ra dakord për një marrëveshje jashtë gjykatës për 60,000 dollarë,
që për vitin 1929-të ishte një shumë e konsiderueshme.

 

Tetëdhjetë vite më vonë, në vitin 2009-të, një anëtar i
familjes së pronarit e solli pikturën pranë Muzeut Getty në Kaliforni për
testim. Mbrojtësit e saj, konkluduan se, me shumë mundësi ajo ishte pikturuar përpara
vitit 1750-të, dhe e admiruan cilësinë e veprës. Më 29 janar 2010, New York
Times (Seksioni i artit, fq. 21) mbante titulin ‘Ajo nuk është Mona Lisa, por
si ajo lakmohet’. E vlerësuar me një vlerë prej 500,000 dollarë, piktura doli në
ankand nga ‘Sotheby’ për 1,500,000 dollarë.

 

Edhe pse piktura nuk ishte një vepër origjinale e
Leonardos, në të vërtetë ajo ishte një kopje e Leonardos origjinale, dhe ajo u
vlerësua shumë për vetë vlerat e saj. Origjinali, sigurisht, do të ishte shitur
për një çmim edhe më të lartë.

 

Megjithëse, ne nuk i njohim qëllimet e njërëzve të cilët
kanë pikturuar një kopje të La Belle Ferronienre, shumica e fallcifikuesve kërkojnë
të shfrytëzojnë vlerat e tregut të një artisti të veçantë. Fallcifikues të tillë
mund të jenë shumë të zgjuar: përveç kopjeve të plota, ndonjëherë
fallcifikuesit kanë realizuar vepra origjinale në stilin e artistëve të njohur,
duke i paraqitur ato si ‘zbulimet e tyre të reja’. Një shembull i famshëm i këtij
lloj fallcifikimi, ka ndodhur gjatë dhe pas Luftës së II-të Botërore në Hollandë,
kur Han van Meegeren pikturoi ‘Krishtin ne Shtepinë e Emmaus’ dhe e ofroi atë për
shitje si një vepër të hershme të artistit të vlerësuar holandez të shekullit të
XVII-të, Jan Vermeer. Duke qenë se, stili i hershëm i Vermeer-it ishte shumë
pak i njohur, van Meegeren nuk ishte duke fallcifikuar punën e tij të pjekur,
por duke krijuar vepra me qëllim për t’i kaluar ato si piktura të hershme në
karrierën e artistit.

 

Van Meegeren, vet ishte një artist i dorës së dytë,
megjithëse ai ia doli me sukses të mashtronte një numër ekspertësh,të cilët i vërtetuan
kopjet e tij si origjinale. Qëllimi i tij për të mashtruar ishte i qartë, pasi
ai i nënshkroi veprat me firmën e Vermeer-it. Van Meegeren, u ndihmua në
suksesin e tij për t’i kaluar këto vepra si origjinale të Vermeer-it, nga fakti
se, pjesa më e madhe e veprave të Vermeer-it në atë kohë në Holandë ishin
fshehur për t’i mbrojtur ato nga nazistët. Kjo do të thoshte se, ato nuk ishin
të disponueshme për krahasim me ato të van Meegeren-it. Të certifikuara nga një
prej udhëheqësve të ekspertëve të artit në Hollandë – megjithëse, të shpalluara
si fallco nga Duveen – dhe të përshëndetura si një shembull i stilit të hershëm
të panjour të Vermeer-it, ‘Krishti në Shtëpinë e Emmaus’ u restaurua, u
pastrua, dhe u ble për një shumë të madhe nga Muzeu Boymans në Roterdam.

 

Përpara kësj shitje, van Meegeren kishte pikturuar një
tjetër ‘vepër të hershme’ të supozuar nga Vermeer-i, ‘Krishti dhe Gruaja e zënë
në tradhëti’ (ndonjëherë e quajtur ‘Tradhëtarja’), dhe e nënshkroi atë
I.V.Meer. Pas luftës, një njësi e forcave aleate e njohur si ‘Burrat e
monumenteve’ u caktuan për rizbulimin e veprave të vjedhura të artit. Ata
zbuluan se asnjë tjetër përveç Hermann Goering të Rajhut të Hitlerit, të kishte
blerë ‘Tradhëtaren’ në vitin 1942 për ekuivalenten e disa miliona dollarë me çmimet
e sotshme. Aleatët hetuan dhe gjurmuan prejardhjen e pikturës deri tek van
Meegeren, i cili deklaroi se, e kishte blerë atë nga një aristokrat italian në
nëvojë për fonde. Ai u arrestua menjëherë dhe u fut në burg për tradhëti – që i
kishte shitur një pasuri kombëtare holandeze Goering-ut. Aleatët kërkonin më
shumë informacion dhe për ta marë atë ata e ndaluan van Meegeren, i cili në atë
kohë ishte një person i varur nga droga e morfinës. Së fundmi, për të shpëtuar
vetveten nga akuzat për tradhëti, e cila ishte një dëmin me vdekje, van
Meegeren shokoi kapësit dhe botën e artit duke deklaruar se ai, dhe jo
Vermeer-i, e kishte piktuaruar pikturën – së bashku me disa vepra të tjera të
kaluara për origjinale nga veprat e shekullit të XVII-të.

 

Në fillim, askush nuk e besoi rrëfimin e van
Meegeren-it, dhe ai kundërshtoi duke u vetorfuar për të pikturuar një ‘Vermeer’
tjetër nën mbikëqyrje në burg. Më pas, ekspertët kryen teste mbi pikturat, kërkuan
studion e van Meegeren-it ku gjetën të dhëna se ai kishte fallcifikuar
artificialisht moshën e këtyre pikturave dhe vendosën së ato ishin, në fakt, fallcifikime.
Në vitin 1947-të, van Meegeren u dënua, por ai vdiq përpara se të shkonte në
burg.

 

Duke i parë fallcifikimet sot, dhe mundësia për t’i
karahasuar ato me origjinalet e Vermeer-it, është e dukshme që ato nuk janë
pikturuar nga Vermeer. Dhe është e vështirë të besojmë që në atë kohë ato janë vërtetuar
si origjinale. Ata u mashtruan nga dëshira e tyre për tu bindur, për përfitime
financiare, nga një farë ndjesie nacionalizmi, dhe nga pamundësia për të
vërtetuar dhe kontrolluar prejardhjen dhe për të kryer teste mbi këto vepra. Një
karakteristikë e fallcifikuesve është se, edhe pse shumë prej tyre i shpëtojnë
kapjes, shpesh ato nuk i mbijetojnë dot asaj për një kohë të gjatë. Ashtu si, në
rastin e van Gogh, ajo që shikon dhe vlerëson një gjeneratë, në një korpus
veprash arti, mund të mos jetë ajo që shikon, dhe vlerëson një gjeneratë e
mëvonshme. 

 

La Belle Ferroniere, 1490-1496
nga Leonardo da Vinci

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga
anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për
fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty