ARTARTI SI PËRGJIGJJE

ARTI SI PËRGJIGJJE

-

 

Në një simpozium të vitit 1963 mbi Artin Pop, kritiku
amerikan dhe historiani i artit Leo Steinberg (1920-2011), shtroi çështjen nëse
arti pop është art sipas një perspektive të ndryshme. Steinberg-u vuri në dukje
se pyetja ‘A është kjo art? që bëhet shpesh për artin pop, është një nga gjërat
më të mira për të, pikërisht sepse provokon një pyetje të tillë.’ Ai vuri në
dukje se një dekadë më parë e njëjta pyetje mund të ishte bërë për
Ekspresionizmin Abstrakt, e cila në atë kohë ishte diçka e re dhe e panjohur,
dhe kështu ‘provokoi dyshime serioze se çfarë ishte ajo’.

 

Steinberg pyeti nëse, ne e përkufizojmë artin sipas
‘karakteristikave të përgjigthshme’ ose sipas reagimit tonë ndaj tij. Ai u përgjigj
duke iu referuar përgjigjes së Viktor Hygosë ndaj volumit të poezive të
Bodlerit të titulluara ‘Lulet e së keqes’ (Les Fleurs du Mal) – ‘Ti ke krijuar një
dridhje të re’. Në këtë përgjigjje, sipas Steinberg-ut, Hygo ‘përmblodhi një
sistem estetike’. Artisti, konkludoi Steinberg, nuk krijon thjesht një objekt –
apo një poet një poemë, por ‘një provokim, një lidhje të veçantë, unike, dhe
ndoshta të re me lexuesin ose shikuesin e saj’.

 

Arti si aktivitet njerëzor

 

Më vonë, në shekullin e XXI-të, filozofi britanik Denis
Dutton (1944-2010), ashtu si Steinberg-u, iu qas natyrës së artit ndryshe nga
Danto. Për Dutton-in, arti është një fenomen universal njerëzor që ndihmon për
të përkufizuar se çfarë është njeriu. Duke qenë se, njerëzit e vlerësojnë të
bukurën në mënyrë natyrore, arti kontribuon në vet mbijetesën e qenieve njerëzore.
Dutton e refuzoi idenë e Danto-s që arti është një konstrukt social. Në vend të
kësaj, ai besonte në vlerën e lindur njerëzore të artit. Në librin e tij
‘Instikti i artit,’ Dutton e përkufizon artin sipas një këndvështrimi
evolucionar, si pjesë përbërëse e të qenit njerëzor; dhe, në fakt, nuk ka asnjë
të dhënë që të ketë pasur art përpara ekzistencës së species tonë (Homo
Sapiens), pasi edhe neandertalët nuk duket që të kenë prodhuar vepra arti.
‘Qeniet njerëzore’, ka deklaruar Dutton, ‘janë lindur si imazhbërës dhe imazhshijues’.
Në vend të prodhimit të një përkufizimi të vetëm për artin, Dutton bënte
thirrje për një filozofi arti që e trajton artin ‘si një fushe aktivitetesh,
objektesh, dhe përvojash që shfaqet natyrshëm në jetën njerëzore’. Për këtë qëllim,
Dutton-i identifikoi disa tipare karakteristike të gjetura ndërkulturalisht në
art’. Në çdo kulturë dhe në çdo kontekst, Dutton gjeti se arti prodhon kënaqësi
dhe se ai është një sfidë intelektuale. Arti nxit imagjinatën, kërkon
zhvillimin e afësive teknike dhe zhvillon fuqinë e përqëndrimit dhe të fokusit.

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga
anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për
fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty