ART‘A ËSHTË KJO ART? SHKON NË GJYKATË

‘A ËSHTË KJO ART? SHKON NË GJYKATË

-

 

 

Gjygji për Han van Meegeren, nuk ishte vetëm për
mashtrimin dhe fallcifikimin; ajo ngriti gjithashtu shqetësimin mbi vështirësitë
për të përcaktuar se çfarë është art – apo të paktën se çfarë është art i mirë.
Dy raste të tjera të famshme gjygji, të vërtitura rreth aspekteve të tjera të kësaj
pyetjeje se ‘Çfarë është art? në shekullin e XIX-të – gjygji i shpifjes i vitit
1878-të ndërmjet kritikut anglez, mbizotërues në botën e artit John Ruskin dhe
piktorit impresionist amerikan James Abbott McNeill Whistler, i cili jetonte në
Londër, dhe gjygji i vitit 1927-të ndërmjet Brancusi-t dhe Shteteve të
Bashkuara, në Nju Jork.

 

Gjatë rrjedhës së shekullit të XIX-të në Evropën Perëndimore,
u zhvilluan një seri stilesh të cilat sfiduan këndvështrimet e pranuara se çfarë
është arti. Gjygji i shpifjes ndërmjet Whistler dhe Ruskin, ishte një shembull
i luftës për supremaci ndërmjet stilit realist anglez, prodhuar nga një grup
para-rafaelian e formuar në vitin 1848-të, dhe stilit më të ri të
impresionizmit.

 

Si kampion i para-rafaelianes, Ruskin kishte përdorur
ndikimin e tij si kritik, duke ndihmuar në krijimin e vlerësimit për punët e
tyre. Kur në vitin 1877-të, ai pa për herë të parë pikturën e Whistler-it për fishekzjarret
mbi tamiz, ‘Nokturnë në të zezë dhe gold: Raketa që bie’ në një galeri arti në
Londër, Ruskin u tërbua. Tregtari i artit, u shpreh ai, nuk duhet të ekspozojë
vepra të tilla ‘në të cilat mendjemadhësia e keqmësuar e artistit thuajse i
qaset aspektit me imposturë të paramenduar (të sëmurë). Unë kam parë, dhe kam dëgjuar’,
deklaroi ai, ‘shumë nga paturpësia e Cockney-t më parë; por nuk prisja kurrë të
dëgjoja një spitullaq që të kërkonte dyqind guine se ka flakur ca pika bojë në
fytyrën e publikut’. (Me vlerat e sotme, dyqind guine është ekuivalente me
rreth 13,500 dollarë). Duke publikuar këto vërejtje, Ruskin ekspozoi veten ndaj
një gjygji për shpifje, dhe shumë shpejt Whistler-i e paditi Ruskin zyrtarisht.
Duke lënë mënjanë antagonizmin personal ndërmjet kritikut dhe piktorit, si edhe
çështjet e tyre psikologjike, gjygji ishte shembull i një konflikti më të madh,
nëse impresionizmi mund të konsiderohej me të vërtetë art.

 

Të mësuar me kufinjtë e qartë dhe të pranuar mbi formën
tek piktorët realistë, publiku e kishte të vështirë të kuptonte stilet më të reja.
‘Nokturna’ e Whistler-it e irritoi Ruskin-in, mbi bazat se format e saj ishte e
paqartë, subjekti i vështirë për t’u dalluar, dhe titulli i saj muzikor çorientues
dhe provokues. Whistler u përgjigj duke thënë se puna e tij, ishte ‘para së
gjithash një arranxhim linje, forme dhe ngjyre’ dhe se ai kishte pikturuar përshtypjet
e tij. Dëshmitarët e Whistler-it dëshmuan se, pikturat e tij ishin origjinale
dhe jo ‘eksentrike’ siç kishte deklaruar avokati i Ruskin-it, dhe se vëzhgimi
poetik i Whistler-it mbi natyrën dhe sensin e ngjyrës paraqiteshin në artin e
tij. Dëshmitarët e Ruskin, i vlerësuan pikturat e Whistler-it duke thënë se,
ato vuanin nga ‘mungesa e përfundimit’, ishin ‘të ngatërruara në formë’, dhe
nuk ishin shumë më mirë sesa ‘letrat e lyera murale’. Me dyqind guine, ‘Nokturna’,
ranë ata dakord, ishte e mbivlerësuar. Për më tepër, një dëshmitar tjetër u
shpreh se riprodhimi i veprave të tilla do të çonte në një degradim të përgjithshëm
të artit në Angli. Juria ishte në favor të Whistler-it, por i akordoi atij vetëm
çerek qindarke për dëmet.

 

Në vitin 1947-të, ‘Nokturna’ e Whistler-it iu shit
Institutit të Artit të Detroitit, ku edhe është sot. Sipas raportimeve, muzeu
ka paguar rreth 12,000 dollarë për pikturën – afërsisht ekuivalente me 115,000
dollarë me çmimet e sotme. Megjithatë, nëse do të shitej tani, me shumë siguri
që piktura do të sillte një shumëfishim të kësaj shifre.

 

Deri në vitet 1870-të, realizmi dhe stili para-rafaelian,
ishte pranuar zyrtarisht si art, ndërsa impresionizmi ende refuzohej nga
shumica e shikuesve.

 

Pra kur kthehet diçka në art?

 

Sipas arsyetimit të Danto-s, impresionizmi do të kthehej
në art, kur ai të pranohej nga ‘establishmenti’ i artit. Të tjerë, estetët, do
të thonin që nëse impresionizmi ka qenë ndonjëherë art, ai do të ishte gjithmonë
art, dhe se arti ka vlera të brendshme të cilat nuk ndryshojnë nga kapriçot e
shijeve dhe të teorisë.

 

Një konflikt tjetër i ndezur mbi shijen dhe pyetjen ‘Çfarë
është art?’ ka ndodhur në dekadat e hershme të shekullit të XX-të ndërmjet
modernizmit – avant-gardës – dhe artit figurativ më tradicional. Në këtë rast,
paditësi, fotografi amerikan Edward Steichen, i duhet të provonte se skulptura
e lustruar e bronzit nga Brancus-i, e titulluar ‘Zogu në hapësirë’, ishte art në
mënyrë që të mos paguante taksat doganore kur ai e solli atë në Shtetet e
Bashkuara në vitin 1926-të. Sipas ligjit amerikan, nuk paguhen taksa doganore mbi
veprat origjinale të artit, për sa kohë që vlera e tyre është e deklaruar me
hyrjen e saj në vend. Steichen, e kishte blerë veprën nga studio e Brancus-it në
Paris për një shumë prek 1,400 dollarë dhe e deklaroi atë në doganë; por ai u
taksua 600 dollarë me pretendimet se ajo skulpturë nuk ishte art. ‘Zogu’ u
pranua në Shtetet e Bashkuara, nën kategorinë ‘Vegla kuzhine dhe pajisje
spitali’.

 

Vitin pasues, Steichen shkoi në gjykatë për të provuar që
skulptura e Brancusi-t, ishte në vepër arti. Ai duhet të vërtetonte se, kjo vepër
ishte realizuar nga një artist i njohur, dhe që titulli i saj, ‘Oiseau’, nga
frengjishtja do të thoshte ‘zog’, që ajo ishte origjinale, dhe që kishte vlera
artistike. Dëshmitarët e Brancusi-t, konfirmuan reputacionin e artistit në botën
e artit. Dëshmitarët e Shteteve të Bashkuara, deklaruan se ‘Zogu’ nuk ishte art
sepse ajo nuk i ngjante pamjes së një zogu në natyrë – që do të thotë, asaj i
mungonin krahët, këmbët, dhe pendët e bishtit dhe rrjedhimisht një orintolog nuk
do ta njihte atë si një zog. Sipas dikujt tjetër, ky ishte një rast keqpërdorimi
i skultpturës, sepse ajo ishte shumë abstrakte.

 

Në thelb, si në rastin e gjygjit ndërmjet Whistler-it
dhe Ruskin, gjygji Brancusi, reflektonte konfliktin ndërjet këndvështrimeve
tradicionale dhe atyre modere të artit – në këtë rast, ndërmjet natyralizmit
dhe abstraksionit të avant-gardës. Steinchen, vërtetoi se ‘Zogu’ sugjeronte fluturim
duke i bërë thirrje imagjinatës. Ai tha se, ajo kishte formë dhe ekuilibër, si
edhe proporcione harmonioze, të cilat, të gjitha së bashku e bënin atë një vepër
arti. Ai tregoi se dallimi ndërmjet një mekaniku dhe një artisti është tek
koncepti; një mekanik nuk do ta konceptonte dot kurrë veprën e tij siç do ta bënte
një artist. Një dëshmitar kundërshtar, megjthëse ai pranoi se, Brancusi ishte
një lustrues i mrekullueshëm i bronzit, tha se kjo nuk e bëntë atë një artist
apo punën e tij art. Kur iu kërkua që të përcaktonte çfarë është art, një dëshmitar
tjetër deklaroi se, ajo do të duhet të ishte një produkt i realizuar nga një
njeri me qëllim nxitjen e një reagimi emocional, të frymëzuar nga estetika dhe
ndjesia e së bukurës. Por, shtoi ai, ‘Zogu’ nuk i përmbushte këto kritere.

 

Gjykatësi vendosi në favor të Steichen, duke deklaruar
se, skulptura e Brancus-it ishte më të vërtetë e bukur, edhe pse ajo nuk i
ngjante një zogu në natyrë. Ai konkludoi se, duhet të merreshin në konsideratë
tendencat e reja në art, dhe se ‘Zogu në hapësirë’ ishte një vepër origjinale e
një skulptori profesionist. Steichen, e fitoi gjygjin, dhe atij iu rikthye
pagesa që kishte bërë në doganë. ‘Zogu’ ishte, tani, ligjërisht një vepër arti.

 

Ky gjygj nuk ishte hera e parë që një vepër nga Brancusi,
ishte keqkuptuar në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1913, një ekspozitë e mbi njëmijë
veprash të avantdargës së artit, u mbajt në Regjimentin e 69-të të Armëve, në
Nju Jork. Kundërshtarët e shfaqjes, kishin frikë se, morali si edhe struktura artistike
e Amerikës ishte në rrezik nga ajo që ata e panë si një rënie e rrezikshme e
standardeve. Një kritik e quajti versionin e Mlle. Pogany, në shfaqje si ‘një
vezë e zier mirë, në ekuilibër me një kub sheqeri’, ndërsa gazeta ‘Evening Sun’
publikoi një poemë satirike, që konkludonte si më poshtë:

 

Zonja të ndërtuara si shishe,

Karrota, panxhar ose patate të ëmbëla –

Dizanjot piktoreske që Aristoteli

I vizatoi me nge për të gudulisur Platonin –

Zonja të skulpturuara, ju lutem

shpëtoni emocionet tuaja të thella;

Unë jam vazhdimisht i përkushtuar,

O veza ime!

 

Në vitin 1974-ër, përpara lulëzimit të tregut të artit në
vitin 1980-të, një skulpturë nga Brancusi e titulluar ‘Zezake bionde II’ u shit
në Nju Jork për një vlerë prej 750,000 dollarë (e krahasueshme me pak më shumë
sesa 3,250,000 dollarë sot), në atë kohë një çmim rekord në ankand për një
skulpturë.  

 

Skulptura ‘Zogu në hapësirë’ nga Brancusi

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga
anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për
fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty