POEZISI LINDËN POEMAT E DASHURISË - MITI I TRAGJIK...

SI LINDËN POEMAT E DASHURISË – MITI I TRAGJIK I ORFEUT DHE EURIDIÇES NGA BRENDAN PELSUE

-

 

Burimi: TED-ED

 

Ishte martesa e përsosur, mendoi i ftuari. Dhëndri ishte
Orfeu, më i madhi i të gjithë poetëve dhe muzikantëve. Nusja, ishte Euridiçja,
nimfa e pyllit. Çdo njeri mund ta kuptonte qëçifiti ishte me të vërtetë dhe
thellësisht i dashuruar. Papritur, Euridiçe u pengua dhe bie në tokë. Në kohën
që Orfeu kishte arritur nëkrahë të saj, ajo kishte vdekur, dhe gjarpri që e
kishte kafshuar atë po rrëshqiste, duke u larguar përgjatë barit. Pas funeralit
tëEuridiçes, Orfeu ishte i mposhtur nga një dhimbje, që asnjë njeri nuk do të
mund ta mbante dot, dhe kështu ai vendosi të udhëtonte për në tokën e të
vdekurve, një vend nga i cili asnjë krijesë e gjallë nuk ishte kthyer më, për të
shpëtuartë dashurën e tij. Kur Orfeu arriti tek portat e botës së nëndheshme,
ai filloi t’i binte lirës së tij. Muzika ishte kaq e bukur saqë Cerberusi, qeni
me tri kokë i cili ruante të vdekurit, u shtri i fjetur teksa Orfeu kaloi portën.
Charon, kapiteni i anijes, i cili transportonte shpirtrta e ngarkuar tëtë vdekurve
përgjatë Lumit Styx, u prek aq shumë nga muzika e tij saqë ai e transportoi
Orfeun përgjatë lumit pa pagesë. Kur Orfeu hyri në Pallatin e Hadesit dhe të
Persefonës, mbertëreshën dhe mbretin e të vdekurve, ai filloi të këndonte. Ai këndoi
për dashurinë e tij për Euridiçen, dhe u tha atyre se atë e kishin marrë shumë
shpejt. Do të vinte dita, kur ajo, ashtu si të gjitha krijesat e tjera të
gjalla, të zhyteshin në tokën e të vdekurve, për të gjithë përjetësinë, kështu
që a mund t’i jepte Hadesi asaj edhe disa vite më shumë në Tokë? Nëçastin pasi
Orfeu përfundoi, i gjithë ferri qëndroi i palëvizur. Sizifi nuk e rrokulliste më
gurin sipër kodrës. Tantalusi nuk e arriti ujin që nuk do të lejohej kurrë që
ta pinte. Madje edhe Furitë, perëndeshat daemoniake të hakëmarrjes, vajtuan. Hadesi
dhe Persefona ia plotësuan Orfeut kërkesën, por me një kusht. Gjatë ngjitjes
mbrapsht për të dalë nga bota e nëndheshme, ai nuk duhet të kthehej për të parë
nëse Euridiçe po e ndiqte atë nga pas apo jo. Nëse ai do ta kthente kokën, ajo
do të kthehej tek toka e të vdekurve përgjithmonë. Orfeu filloi të ngjitej. Pas
çdo hapi, ai shqetësohej gjithnjë edhe më shumë nëse Euridiçe ishte me të. Ai
nuk dëgjonte asgjë – ku ishin hapat e saj? Së fundi, pak përpara daljes nga
bota e nëndheshme dhe hyrjes në dritën e ndezur të ditës, ai iu dorëzua
tundimit. Orfeu u përpoq të rikthej në botën e nëndheshme, por atij iu refuzua
hyrja. I ndarë nga Euridiçe, Orfeu u betua që të mos donte asnjëherë, asnjë
grua tjetër përsëri. Në vend të kësaj, ai u ul në një pemishte me pemë dhe këndonte
këngë për të dashuruarit. Ishte Ganymede, djali i bukur i Zeusit i cili
prodhonte mbajtëset e pijeve për perënditë. Ishte Myrrah, e cila dashuronte të
atij dhe që u dënua për këtë, dhe Pygmalion-i, i cili e skulpturoi gruan e tij
ideale nga fildishi, dhe pasataj iu lut Venusit deri sa ajo të shfaqej si figurë
e gjallë. Pastaj kishim vet Venusin, Adonisi i bukur i së cilës ishte vrarënga
një derr i egër. Ishte sikur vetë dashuria dhe humbja e Orfeut, e kishte lejuar
atë të shikonte në zemrat e perëndive dhe të njerëzve kudo. Megjithatë, për
disa, nuk mjaftonte vetëm poezia. Një grup grash të egra, të quajtura Maenad-et,
nuk mund ta duronin dot faktin që një poet, i cili këndonte kaq bukur për
dashurinë të mos t’i donte ato. Ato u xhindosën nga xhelozia dhe e shkatërruan
të shkretin Orfe. Zogjtë, këngëtarët e natyrës, e vajtuan Orfeun, ashtu siç bënë
lumenjtë, që bënin muzikë gjatë gurgullimit të tyre. Bota kishte humbur dy
shpirtra të mëdhenj. Orfeu dhe Euridiçe e kishin dashur njëri-tjetrin kaq thellë
saqë kur ata u ndanë, Orfeu kuptoi dhimbjen dhe gëzimin e dashnorëve kudo, dhe
kështu lindi një formë e re arti – poemat e dashurisë. Ndërsa bota vajtonte,
Orfeu gjeti paqen, dhe gjysmën tjetër të tij në botën e nëndheshme. Atje, deri
më sot, ai ecën me Euridiçen përgjatë bregut të Lumit Styx. Ndonjëherë, ata shëtisin
krahë më krahë; ndodnjëherë, ajo është përpara; dhe ndonjëherë, udhëheq ai,
duke e kthyer kokën për të parë Euridiçen sa herë qëka dëshirë.
 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=RhaepLsP5eg&index=2&list=PLJicmE8fK0EjW2AVwcSc4NvGyJJaw7bzh 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty