Të tjeraMITI I PROMETEUT NGA ISEULT GILLESPIE

MITI I PROMETEUT NGA ISEULT GILLESPIE

-

Burimi: TED-ED

 

Përpara krijimit të njerëzimit, perënditë greke fituan një
betejë kundër një race gjigandësh të quajtur Titanë. Shumica e Titanëve u shkatërruan,
ose u hodhën në ferrin e përjetshëm të Tartarus-it. Por Tirani Promete, emri i
të cilit do të thotë largpamësi, e bindi të vëllain Epimeteun, të luftonte me të
në krahë të perëndive. Për t’i falenderuar, Zeusi u besoi vëllezërve detyrën e
krijimit të të gjitha gjërave të gjalla. Epimeteu do të shpërndante dhuratat e
perëndive midis krijesave. Disave, ai u dha fluturimin; të tjerëve, aftësinë për
të lëvizur nën ujë, ose për të vrapuar nëpër bar. Ai u dha kafshëve gëzof të
butëdhe kthetra të mprehta. Ndërkohë, Prometeu i dha formë njeriut të parë nga
balta. Ai i formoi ato sipas imazhit të perëndive, por Zeusi vendosi që ata të
mbeteshin të vdekshëm dhe të adhuronin banorët e Malit të Olimpit, nga poshtë.
Zeusi i mendonte njerëzit si krijesa të nënshtruara, vulnerable ndaj elementëve
dhe të varur nga perënditë për mbrojtje. Megjithatë, Prometeu e përfytyroi këtë
krijesëtë papërpunuar me një qëllim më të madh. Kështu që, kur Zeusi e pyeti atë
se si do të bëheshin sakrificat, Prometeu dinak planifikoi një hile që do t’i
jepte njerëzve disa përparësi. Ai vrau një dem, e ndau atë në dy pjesë për t’ia
paraqitur Zeusit. Nga njëra anë, ai fsheu mishin dhe lëkurën e shijshme nga
pjesa e poshtë belit të kafshës. Në anën tjetër, ai i fshehu kockat nën një
shtresë të trashë dhjami. Kur Zeusi zgjodhi atë racion që iu duk më i mirë për
vete, ai u tërbua nga mashtrimi i Prometeut. I tërbuar, Zeusi e ndaloi përdorimin
e zjarrit në Tokë, qoftë për gatimin e mishit, apo për ndonjë qëllim tjetër. Por
Prometeu refuzoi që një burim i tillë t’i refuzohej krijimit të tij. Kështu, ai
u ngjit në Mailn e Olimpit për të vjedhur zjarr nga punishtja e Athinës dhe e
Hefestit.Ai e fshehu flakën në një kërcell kopri të zbrazët dhe e solli atë
poshtë tek njerëzit. Kjo u dha atyre fuqinë që tëshfrytëzuar natyrën për përfitimin
e tyre dhe për të dominuar rendin natyror, përfundmisht. Me zjarr, njerëzit
mund të kujdeseshin për veten, me ushqim dhe me ngrohtësi. Por ata gjithashtu mund
të prodhonin armë dhe tëzhvillonin luftra. Flakët e Prometeut shërbyen si një
katalizator për përparimin e shpejtë të civilizimit. Kur Zeuri e shikoi këtë
shfaqje, ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Prometeu edhe një herë e kishte
prekur krenarinë e tij dhe kishte shkatërruar autoritetin e Zeusit. I tërbuar,
Zeusi imponoi një ndëshkim brutal. Prometeu do të lidhej pas një shkëmbi në përjetësi.
Çdo ditë, ai do të vizitohej nga një korb që do t’i shqyente atij mëleçinëdhe çdo
natë mëlçia e tij do të rigjenerohej nga fillimi, për t’u sulmuar sërish mëngjesin
tjetër. Megjithëse, Prometeu mbeti në agoni të përjetshme, ai nuk u pendua kurrë
për aktin e tij të rebelimit. Aftësitë e tij ripërtitëse përballë shtypjes, e bënë
atë një figurë të dashur në mitologji. Ai lartësohej gjithashtu edhe për djallëzinë
dhe shpirtin e tij kureshtar, dhe për dijen, përparimin dhe fuqinë që solli në
duart e njeriut. Ai është gjitashtu një figurë periodike në art dhe në letërsi.
Tek drama lirike e Percy Bysshe Shelley, ‘Prometeu i zgjidhur,’ shkrimtari e përfytyron
Prometeun si një hero romantik, i cili arratiset dhe vazhdon të shpërndajë
empati dhe dije. Për protagonistin e tij, Shelley ka shkruar, ‘Prometeu është përsosmëria
më e lartë e një natyre morale dhe intelektuale, i nxitur nga motivet me të
pastra dhe më të vërteta për qëllimet më të mira dhe më fisnike.’ Gruaja e tij
Mary, e parashikon Prometeun më shumë si një figurë paralajmëruese dhe e
titulloi romanin ‘Frankenshtajni: Prometeu Moderm.’ Kjo sugjeron mbi dëmin e korruptimit
të rendit natyror dhe rëndësinë e saj mbi çështjet etike,që rrethojnë sot
shkencën dhe teknologjinë. Si një hero, rebel, apo hileqar, Prometeu mbetet
simbol i kapacitetit tonë për të kapur fuqitë e natyrës, dhe përfundimisht, ai
na kujton mbi potencialin e veprimeve tona individuale për të ndezur botën.
 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=U_u91SjrEOE 

Përzgjodhi
dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty