ARTCOBRAQËNDRONI KURIOZ! NGA CHRIS ANDERSON

QËNDRONI KURIOZ! NGA CHRIS ANDERSON

-

Pyetjet të cilave askush nuk ua
di përgjigjen

TED-ED, 2012

 

Në një ditë tipike në shkollë, orë të pafundme shpenzohen
për t’iu përgjigjur pyetjeve, por tani, do bëjmë krejtësisht të kundërtën. Do të
përqëndrohemi në pyetje që s’mund t’ua mësoni përgjigjen, sepse ato janë të
panjohura. Kur kam qenë djali i vogël isha në mëdyshje për një sërë gjërash, si
për shembull:
 

         
Çfarë do të thotë të jesh qen?

         
A ndjejnë dhimbje peshqit?

         
Po insektet?

         
A mos ishte Big Bang vetëm një aksident?

         
A ka Zot?

         
Dhe nëse është kështu, si mund të jemi të sigurt që është një
AI dhe jo një AJO?

         
Përse kaq shumë njerëz dhe kafshë të pafajshme përjetojnë gjëra
kaq të tmerrshme?

         
A ka me të vërtetë një plan për jetën time?

         
A ka një të ardhme ende për t’u shkruar, apo tashmë ajo është
e shkruar dhe jemi ne ata që nuk mund ta shikojmë atë?

         
Por, a kam vullnet të lirë?

         
Kush jam unë në të vërtetë?

         
A mos jam vallë vetëm një makineri biologjike?

         
Pastaj, përse jam i vetëdijshëm?

         
Çfarë është vetëdija?

         
A do të jetë të vetëdijshëm një ditë robotët? 

Unë
supozoja se një ditë do të mi tregonin përgjigjjet e këtyre pyetjeve. Dikush
duhet ta dijë, apo jo? Por, a e dini çfarë? Askush nuk e di. Shumica e këtyre
pyetjeve më bëjnë të mendoj tani më shumë sesa kurrë më parë. Të zhytesh tek to
është ngazëllyese, sepse ato të çojnë në buzë të dijeve, dhe ti nuk e di kurrë
se çfarë do të gjesh atje. Kështu, dy ptejet të cilave askush në tokë nuk ia di
përgjigjen.
 

1.      
Sa universe ekzistojnë? 

Ndonjeherë,
kur jam në një fluturim të gjatë, shikoj nga jashtë ato male dhe shkretëtira
dhe përpiqem të sjell ndër mend sesa e madhe është kjo toka jonë. Pastaj më
kujtohet se, ka një objekt që ne e shikojmë përditë, që në kuptimin e drejtëpërdrejtë
të fjalës të mbajë në vetvete një milion toka të tjera: Dielli. Ai duket jashtëzakonisht
i madh. Por tek skema e madhe e gjërave ai duket si një gjilpërë në kashtë, një
nga 400 milionë yjet në galaksinë e Rrugës së Qumshtit, të cilat mund të shikohen
në një natë me qiell të pastër, si një mjegull e zbehtë e bardhë e shtrirë përgjatë
qiellit. Dhe kjo punë shkon edhe më keq. Ka me të vërtetë 100 miliardë galaksi
të dallueshme nga teleskopët tanë. Kështu, nëse çdo yll do të ishte sa madhësia
e një kokre të vetme rëre, vet Rruga e Qumshtit ka mjaftueshëm yje për të
mbushur një plazh të madh. Dhe e gjithë toka nuk ka mjaftueshëm plazhe për të përfaqësuar
yjet që ndodhen në të gjithë universin tonë. Një plazh i tillë do të vashdonte
për qindra milione milje. Të shenjtin Stephen Hawking, që është shumë yje. Por
ai dhe fizikantë të tjerë tani besojnë në një realitet që është, paimagjinueshmërisht
edhe më i madh. Para së gjithash, 100 miliardë galaksitë brenda fushëpamjes së
teleskopëve tanë me shumë mundësi janë veç një fraksion i vogël i totalit të
tyre. Vet hapësira po zgjerohet me një shpejtësi të pamasë. Shumica e galaksive
po ndahen nga ne kaq shpejt saqë drita e tyre mund të mos na arrijë kurrë.

Megjithatë,
reliateti ynë fizik këtu në tokë është i ndërlidhur me këto galaksi të largëta
dhe të padukshme. Ne mund t’i mendojmë ato si pjesë e universit tonë. Ato përbëjnë
një dhomë të vetme, gjigande që i binden të njëjtave ligje fizike dhe që janë të
gjitha të përbëra nga të njëjtat atome, elektrone, protone, neutrone, që na përbëjmë
mua dhe ty. Megjithatë, teoritë e fundit në fizikë, duke përfshirë edhe atë që
quhet teoria e fillit, tani po na thonë se mund të ketë universe të tjerë të
panumërt, por në lloje të ndryshme grimcash, me cilësi të ndryshme, të cilat i
binden ligjeve të ndryshme. Shumica e këtyre universeve nuk mund ta mbështesin
dot kurrë jetën, dhe mund ta jashtëqisin atë jashtë në një nanosekondë. Për më
tepër, të kombinuara, ato përbëjnë një multiunivers të gjerë univseresh të
mundshme, deri në 11 dimensione, me mrekulli të cilat e kapërcejnë edhe
imagjinatën tonë më të egër. Versioni kryesoues i teorisë së fillit parashikon
një multivers të përbërë nga 10 deri në 500 universe. Pra numrin një të pasuar nga
500 zero, një numër kaq të madh saqë nëse çdo atom në universin tonë të vëzhgueshëm
të kishte universin e tij, dhe të gjitha atomet në të gjitha këto universe
secila të kishte vet universin e tyre, dhe duke e përsëritur këtë edhe për dy
cikle të tjera më shumë, ne ende do të ishim një fraksion i vogël i totalit,
pra një trilion (një milionë milionë)…trilion…trilion…të trilionit.
 

Por edhe ky
numër vet është shumë i vogël krahasuar me një numër tjetër: pafundësinë. Disa
fizikantë mendojnë se, kontiniumi hapësirë-kohë është në kuptimin e
drejtëpërdrejtë të fjalës i pafundmë saqë ai përmban një numër të pafundmë të të
ashtuquajturave universesh xhepi me cilësi të ndryshme.
 

Si e keni
trurin deri tani?
 

Teoria
kuantike nga ana tjetër, shton një shtresë krejtësisht të re. Teoria në vetvete
është provuar e vërtetë përtej çdo dyshimi, por interpretimi i saj është çorientues,
dhe disa fizikanë mendojnë se, ajo mund ta kuptojmë atë vetëm duke imagjinuar
numrin e madh të universeve paralele të cilat janë duke u gjetur nga çasti në çast,
dhe shumë nga këto universe në fakt mund të jenë shumë të ngjashme me vet tokën
në të cilën ndodhemi ne, ku do të përfshinte kopje të shumta të vetes suaj. Në
një univers të tillë, ti je diplomuar me medalje, dhe je martuar me njeriun e ëndërrave,
dhe në një tjetër, jo dhe kaq shumë.
 

Epo, ka
ende disa shkencëtarë të cilët do të thonin profka. E vetmja përgjigje me mend ndaj
pytejes se sa universe ekzisotjnë është, vetëm një. Vetëm një univers. Ndërsa,
disa filozofë dhe mistikë, mund të argumentojnë se, edhe vet universi ynë është
një iluzion. Pra sicç e patë deri tani nuk ka asnjë dakordësi mbi këtë pyetje,
madje as që i afrohet asaj.
 

E vetmja gjë
që dimë është se përgjigjja që varion nga zero në infinit. Të paktën dimë një
gjë. Se kjo është një kohë shumë e mirë për të studiuar fizikë. Ne mund të jemi
duke përjetuar zhvendosjen më të madhe të paradigmës së dijeve që njerëzimi ka
parë ndonjëherë.
 

2.      
Përse nuk kemi fakte mbi
jetën jashtëtokësore?
 

Diku atje jashtë,
në universin e madh, me shumë siguri që ka planetë të tjerë të panumërt të cilët
gëlojnë në jetë. Por përse nuk shikojmë ne asnjë evidencë për këtë? Kjo është pyetja
e famshme e bërë nga Enrico Femi në vitin 1950: Ku janë gjithë të tjerët?
 

Teoritë
konspiracionale thonë se, UFO-t na vizitojnë gjatë gjithë kohës dhe se, raportimet
mbi këtë gjë vetëm sa janë mbuluar, por këto nuk janë shumë bindëse. Kjo është
një gjeagjezë. Vitet e shkuara observatori i hapësirës Kepler, ka gjetur me
qindra planetë afër yjeve. Dhe nëse i esktrapoljmë këto të dhëna, duket sikur
mund të ketë me gjysëm trilion planetë vetëm në galaksinë tonë. Nëse ndonjëri
prej këtyre në 10,000 ka kushtet të cilat mund të mbështesin një formë jete,
mbeten edhe 50 milionë planete të mundshëm, të cilët mund të mbështesin jetëntek
Rruga e Qumshtit.
 

Kjo është
gjeagjeza: Toka jonë nuk është formuar deri rreth nëntë miliardë vite pas Bing
Bangut. Planetë të tjerë të panumërt në galaksinë tonë duhet të jenë formuar më
herët në kohë, duke i dhënë kështu një mundësi fillimit të jetës me miliarda
ose me siguri me miliona vite më herët sesa ajo që ka ndodhur me Tokën. Sikur
vetëm disa prej tyre të kenë pjellë një lloj jete inteligjente dhe kanë filluar
krijimin e teknologjive, ato teknologji kanë pasur miliona vite kohë për t’u
rritur në kompleksitetin dhe fuqinë e tyre. Në Tokë, ne kemi parë sesa shumë në
mënyrë dramatike teknologjia mund të përshpejtohet vetëm në 100 vite. Gjatë
miliona viteve, një civilizim inteligjent alien (jashtëtokësor) me shumë lehtësi
do të jetë përhapur përgjatë galaksisë, ndoshta duke krijuar artifakte të mëdha
për mbledhjen e energjisë ose flota me anije komzike kolonizuese ose vepra të
mrekullueshem arti, të cilat mbushin qiellin e natës.
 

Më e pakta
që mund të ndodhë është, të menoni se, ata do të shfaqnin vetveten, praninë e
tyre me qëllimisht ose për arsye të tjera, nëpërmjet sinjaleve elektromagnetike
të një lloji ose të një tjetri. Dhe megjithatë ne nuk kemi asnjë evidencë bindëse
mbi këtë. Përse? Ka shumë mundësi ndaj kësaj pyeteje, dhe disa prej tyre janë
shumë të zeza. Ndoshta një civilizim i vetëm superinteligjent e ka marrë me të vërtetë
galaksinë tonë dhe kanë imponuar heshtje strikte në radio sepse ata janë
paranoiak ndaj çdo konkurrence të mundshme dhe ata rrinë ulur aty gati për t’u
zhdukur çdo gjë që përbën kërcënim. Ose ndoshta ata nuk janë aq inteligjent,
ose ndoshta evoluimi i një inteligjence e aftë për të krijuar teknologji të
sofistikuar është shumë më e rralë nga ajo që supozojmë ne. Pas së gjithash,
ajo ka ndodhur në tokë vetëm një herë në katër miliardë vite. Ndoshta, edhe kjo
ka qenë thjesht një rastësi fatlume. Ndoshta, ne jemi një civilizim i tillë i
parë në galaksinë tonë. Ose, ndoshta civilizimi mban me vete farat e vet shkatërrimit
të tij nëpërmjet paaftësisë së saj për të kontrolluar teknologjinë që ajo vet
krijon.
 

Por ka edhe
përgjigjje të tjera më shpresëdhënëse. Sa për fillim, nuk dukemi edhe aq keq,
dhe ne jemi duke shpenzuar një shumë të mjerueshme parash për këtë. Vetëm një
fraksion të vogël të yjeve në galaksinë tonë, janë parë më të vërtetë aq afër për
shenja të sinjaleve interesante. Ndoshta ne nuk jemi duke parë në mënyrën e duhur.
Ndoshta, me zhvillimin e civilizimeve, shpejt ata zbulojnë teknologji
komunikimi shumë më të sofistikuara sesa valët elektromagnetike. Ndoshta, të
gjitha këto gjëra ndodhin brenda lëndës së zezë misterioze të zbuluar kohët e
fundit, ose energjia e errët, e cila duket se përbën masën më të madhe të
universit. Ose ndoshta, ne jemi duke parë shkallën e gabuar. Ndoshta
civilizimet inteligjente kanë kuptuar se jeta nuk është gjë tjetër veçse një
model kompleks informacioni, të cilat ndërveprojnë me njëra-tjetrën në një mënyrë
të bukur, dhe kjo mund të ndodhë me më shumë efiçiencë në një shkallë edhe më të
vogël. Kështu, ashtu siç janë zvogëluar në madhësi sistremet stereo në Tokë,
duke u kthyer në ipod-e të bukur dhe të vegjël, ndoshta vetë jeta inteligjente,
në mënyrë që të reduktojë dëmin e saj në mjedis, është vetkthyer në diçka
mikroskopike.
 

Kështu,
Sistemi Diellor mund të jetë duke gëluar me alien, por ne thjesht nuk i vëmë re
ata. Ndoshta, edhe vet idetë në kokat tona janë një formë e një jetë jashtëtokësore.
Në fakt, ky është një mendim i çmendur. Por në fakt, është e qartë se, idetë
kanë një jetë më vete dhe se ato jetojnë me gjatë sesa krijuesit e tyre. Ndoshta,
jeta biologjike është vetëm një fazë kalimtare. Në 15 vitet e ardhshme, ne mund
të jemi në gjendje që të shikojmë informacion të vertëtë spektroskopik nga
planetet që ndodhen afër nesh, të cilat do të na tregojnë se, sa miqësore mund
të jetë jeta. N
dërkohë,
SETI – Kërkimi për Inteligjencën Jashtëtokësore, tani është duke i hapur të dhënat
e saj për publikun në mënyrë që miliona shkencëtarë civil, ndoshta duke ju përfshirë
edhe ju, nëpërmjet fuqisë së turmës që t’i bashkohen këtij kërkimi. Dhe këtu në
Tokë, eksperimente të mrekullueshme janë bërë në një përpjekje për të krijuar
formë jete nga fillimi, nga zero, një jetë që mund të jetë shumë e ndryshme nga
format e ADN-së që njohim ne. Të gjitha këto do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse
universi është duke gëluar me jetë, ose, nëse me të vërtetë, jemi vetëm ne.
 

Secila përgjgje,
në mënyrën e saj, është tmerruese, sepse edhe nëse jemi vetëm, fakti që ne
mendojmë dhe ëndërrojmë dhe që i bëjmë këto pyetje mund të dalë se është një
nga faktet më të rëndësishme rreth universit.
 

Kam edhe një
lajm tjetër të mirë për ju. Kërkimi për dije dhe kuptim nuk të mërzit kurrë. Në
fakt, është krejt e kundërta. Sa më shumë që të dini, aq më e magjishme duket
bota. Dhe janë mundësitë e çmendura, pyetjet pa përgjigjje që na bëjnë që të
ecim përpara.
 

Ndaj qëndroni
kurioz.  
 

Përzgjodhi
dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.  

https://www.youtube.com/watch?v=7SWvDHvWXok

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty