PIKTURËJean-Michel BasquiatSHKËLQIMI KAOTIK I ARTISTIT JEAN-MICHEL BASQUIAT UIAT NGA JORDANA...

SHKËLQIMI KAOTIK I ARTISTIT JEAN-MICHEL BASQUIAT UIAT NGA JORDANA MOORE SAGGESE

-

“Unë nuk mendoj për artin kur punoj. Unë përpiqem që të mendojë për jetën.”
– Jean-Michel Basquiat

 

Një kanavacë ngjyrë blu qielli e hapur nga një kafkë e
madhe, dhëmbë të zhveshur nëpërmjet disa të çarave të thella vaji dhe bojë
llaku. Në vitin 2017, kjo vepër arti ‘Pa titull’ u nxorr në ankand për një vlerë
mbi 110 milionë dollarë. Por ajo nuk është vepra e ndonjë mjeshtri të vjetër. Këto
goditje gjenialiteti i përkasin 21 vjeçarit zezak nga Brooklyn-i Jean-Michel Basquiat,
një nga piktorët amerikanë më karizmatikë dhe aktualisht ai që është shitur me çmimin
më të lartë.  

 

Lindur në vitin 1960, nga një baba haitian dhe nga një nënë
portorikane, Basquiat-i e kaloi fëmijërinë duke bërë art dhe të pabëra ‘Boerum
Hill’. Edhe pse ai nuk ndoqi kurrë ndonjë shkollë arti, ai mësoi duke u endur nëpër
galeritë e Nju Jorkut, dhe duke dëgjuar muzikën që babai i tij luante në shtëpi.
Ai u frymëzua nga vende të papritura, duke shkarravitur variantet e tij me
kukulla, libra komikë dhe skena biblike në letër të përdorur nga zyra e babait
të tij. Por do të ishte një fjalor enciklopedie ai që do të nxirrte në mënyrë të
argumentuar fragmentet me të fuqishme që ndikuan mbi Basquiat-in.  

 

Kur ishte i ri Jean-Michel u godit nga një makinë, e ëma e
tij i bleu një kopje të ‘Anatomisë së Grey-t’ në shtratin e tij në spital. Libri
i anatomisë ndezi një magjepsje afatgjatë me anatominë të cilat më vonë u
manifestuan në kafkat e tij, në pejzën dhe në guximin e veprës së tij të mëvonshme
– të cilat në mënyrë të përsëritur eksplorojnë së bashku fuqinë dhe
vulnerabilitetin e trupave të marxhinalizuar.

 

Në moshën 17 vjeçare, ai lançoi bastisjen e tij të parë në
botën e artit me mikun e tij Al Diaz. Ata shkruan deklarata të mistershme me
bojë llaku dhe me simbole në të gjithë pjesën e Manhatanit të poshtëm, duke i nënshkruar
ato me nofkën SAMO. Këto deklarata plot humor, të thella dhe rebeluese u shpërndanë
strategjikisht përgjatë të gjithë skenës së artit të Soho-s. Edhe pas vet-zbulimit
të tij si artist, Basquiat-i e përdori suksesin e SAMO-s për të hyrë vet në
skenë; duke shitur kartolina, duke luajtur nëpër klube me grupin e tij
avantgard, dhe duke kërkuar me guxim për heronjtë e tij.

 

Në moshën 21 vjeçare, ai i ishte futur pikturimit me kohë
të plotë. Procesi i tij ishte një lloj improvizimi i llogaritur. Si shkrimtarët
‘Beat’ të cilët e kompozuan veprën e tyre duke grisur dhe rimbledhur së bashku
copëza shkrimesh, Basquiat-i përdori teknika të ngjashme prerjeje për ripërzierjen
e materialeve të tij.

 

Në kohën kur ai nuk mund të përballonte kanavacat, ai i
jepte formën e tyre copëzave të prera druri që ai i gjente në rrugë. Ai përdorte
shkopa me vaj, shkumsa me ngjyra, llak me ngjyrë dhe laps dhe nxirrte citate
nga menutë, librat komikë dhe tekste librash që ai i mbante të hapura në katin
e studios së tij. Ai i mbante këto burime të hapura në katin e studios së tij, shpesh
duke punuar në projekte të shumëfishta në të njëjtën kohë.  

 

Duke nxjerrë copa-copa pjesë anatomie, skena historike të
ripërfytyruara, dhe kafka të transplantuara nga natyrat e qeta klasike, Basquiat-i
i dha një qëllim të ri së bashku përvojave të ditëve të sotshme dhe histoirsë së
artit në një gjuhë pamore shpikëse. Ai punonte sikur po fuste veten në trashëgiminë
e artistëve nga të cilët ai ishte duke huazuar siç ishin edhe ata me njëri-tjetrin.

 

Për shembull, “Toussaint L’Overture përkundrejt Savonarola’
dhe ‘Gjenialiteti i Pazbuluar i Deltës së Misisipit’ ofrojnë dy vizione të
ndryshme të shqetësimeve historike dhe bashkëkohore të Basquiat-it. Por ato i bëjnë
jehonë njëra-tjetrës në detaje, të tilla si koha që rishfaqet e cila del sërish
në skenë tek ‘PPCD.’

 

Të gjitha këto pjesë formojnë një rrijet që ofron evidenca
fizike të mendjes së palodhur dhe pjellore të Basquiat-it. Këto kanavaca
kaotike shpejt fituan vlerësim dhe vëmendje. Por pavarësisht rritjes së audiencës
së tij nga rrymat qëndrore, Basquiat-i këmbëngulte në parqitjen e temave
sfiduese në lidhje me identitetin dhe shtypjen. Figurat e marxhinalizuara
vendosen në qendër të skenës, të tilla si të burgosur, kuzhinjerë dhe pastrues.
Fiksimi i tij me trupat, historinë dhe me përfaqësimin mund të gjenden në vepra
evokuese të tregtisë së skllevërve nga atlantiku dhe ato në histroinë afrikane,
si edhe pjesë që përqëndrohen tek lidhjet racore bashkëkohore.

 

Në më pak sesa një dekadë, Basquiat-i bëri mijëra piktura
dhe vizatime së bashku me skulptura, fragmente poezish dhe muzikë. Produktet e
tij përshpejtuan rritjen meteorike të famës së tij, por jeta dhe puna e tij u
prenë tragjikisht shkurt kur ai vdiq nga një mbidozë droge në moshën 27 vjeçare.
Pas vdekjes së tij, vepra e Basquiat-it vetëm u rrit në vlerë, por energjia dhe
talenti i pjesëve të tij kanë pasur një ndikim shumë më të madh sesa vlera e
tyre financiare.

 

Sot ndikimi i Basquiat-it sillet rreth nesh si një vorbull
në muzikë, poezi, modë dhe në film dhe arti i tij mbart fuqinë për të shokuar,
frymëzuar dhe për t’u futur nën lëkurën tonë. 
 

 

Burimi: Leksionet e artit
nga  TED-ED 

https://ed.ted.com/lessons/the-chaotic-brilliance-of-artist-jean-michel-Basquiat
uiat-jordana-moore-saggese#review
  

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty