ARTKubizmiGUERNICA: PËRSE ËSHTË KJO PIKTURË KAQ SHOKUESE? NGA ISEULT...

GUERNICA: PËRSE ËSHTË KJO PIKTURË KAQ SHOKUESE? NGA ISEULT GILLESPIE

-

“Ne që të gjithë e dimë që Arti nuk
është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na bën që të kuptojmë të vërtetën.”
– Pablo Picasso

 

Më 26 prill 1937, forcat fashiste bombarduan fshatin
Basque të Gurnicës në Spanjën veriore, me numrin më të lartë të viktimave të
Luftës Civile Spanjolle ndërmjet Republikës Demokratike dhe kontigjentit
fashtist të gjeneralit Franco. Për Pablo Picasso-n, kjo tragjedi shënjoi një
periudhë të ndërkryer pune, gjatë së cilës ai prodhoi një murale masive kundër
luftës të quajtur ‘Guernica’.

 

Piktura është një vepër e fuqishme e një dokumentimi
historik dhe proteste politike. Por ndërsa motivacionet artistike të Picasso-s
janë të qarta, simbolizmi i pikturës mund të jetë po aq konfuzues dhe kaotik sa
vet lufta. Si mund të nxjerrim ne një kuptim nga ky imazh mbytës, dhe çfarë e bën
atë me saktësi një kryevepër arti kundër luftës?

 

Kanavaca monumentale e pikturës është çorientuese që në
fillim, e paraqitur në stilin abstrakt kubist të kryesuar nga Picasso-s. Kufizmet
e saj në mënyrë të qëllimshme theksojnë aspektin dy dimensional të kanavacës
duke sheshur objektet që po pikturohen. Kjo i lejon shikuesit që të shikonin perspektiva
të shumëfishta dhe shpesh të pamundura, mbi të njëjtin objekt; një teknikë e
konsideruar shokuese edhe në skenat shtëpiake të Picasso-s. Por në këtë
kontekst, stili ofron një këndvështrim thellësisht mbytës dhune, shkatërrimi
dhe viktimash. Perspektivat e shumëfishta vetëm sa e plotësojnë tmerrin që na
paraqitet, duke i rrotulluar sytë përplasshëm rreth kuadrit në gjueti të kotë për
paqe.

 

Në të majtën e largët, një grua që mban fëmijën e saj të
vdekur klith; sytë e saj rrëshqasin poshtë fytyrës së saj në formën e lotëve
dhe koka e saj që përkulet nga prapa në mënyrë të panatyrshme duke i bëre jehonë
foshnjës së saj. Posht është e pranishme statuja e një ushtari, por ai është i
papaftë për të mbrojtur gruan dhe fëmijën. Trupi i tij i thyer shtrihet në
copa, krahu i tij duke shtrënguar një shpatë të copëtuar si shenjë e mundjes përfundimtare.
Maja e shpatës së tij takohet me këmbën e gruas, ndërsa ajo përpiqet që t’i shpëtojë
shkëtarrimit. Por këmba tjetër e saj shfaqet e rrënjëzuar në vend, e kyçur në
cepin e kanavacës edhe ndërsa ajo shtriqet për ta lëvizur atë.

 

Një viktimë tjetër shfaqet pas kësaj figure të shtrembër,
duke rënë pashmangshëm si flakët që vërtiten rrotull saj, edhe ajo po ashtu ka
ngecur në skenën e saj të pashpresë. Secila nga këto firgura në kufi të pikturës
janë të kurthëzuara në mënyrë të tmerrshme, duke i dhënë veprës një kuptim therës
klaustrofobie. Madhësia e pikturës vetëm sa i thekson më shumë mizoritë e jëtës
që na paraqiten në pikturë.

 

Një farë çlirimi vjen nga një llampë e cila mbahët e shtrënguar
nga një fantazmë gruaje e cila nxjerr dorën nga dritarja. Por a mos është shkëlqimi
ndihmues i fanarit të saj ai që e ndriçon me të vërtëtë skenën? Apo mos është
poçi i dhëmbëzuar i dritës që mendohet se përfaqëson teknologjitë e luftërave
moderne e cila ndriçon këndvështrimin e saj për kaosin poshtë?

 

Nga kornizat si arkivol të dritares së saj, krahu i saj e
udhëheq shikuesin prapa tek përplasjet, ndoshta tek simbolet thuajse më
kontraversale nga të gjitha – dy fantazma kafshësh të kapura në shkatërrim. A mëshiron
britma e kalit kërcënimin e nacionalizmi ushtarak të Franco-s; apo kama që
kalon nëpër trupin e tij shpalos viktimat e tij? A përfaqëson demi i bardhë
Spanjën, vendin e matadorëve dhe një temë të zakonshme në veprën e Picasso-s – apo
mos përfaqëson ajo brutalitetin e luftës? Në këtë skenë përplasjesh, këto kafshë
më shumë ngrejnë pyetje sesa ofrojnë përgjigjje.

 

Dhe elementët shtesë të fshehur përgjatë kornizës ofrojnë
madje edhe më shumë sekrete për vëzhguesit e afërt. Në majë të kornizës flakërohet
një zog i dëshpëruar për t’u larguar nga masakra. Bollëku i kafshëve që shfaqen
mund të fshehë datën e bombardimit – një ditë pazari që i mbushi rrugët me
fshatarë, kafshë, dhe me viktima të tjera të mundshme.

 

Ashtu si vetë bombardimi i Guernica-s, piktura e Picasso-s
është e mbushur me shkatërrim. Por fshehur pas këtij kaosi të supozuar, janë të
skalitura me kujdes skena dhe simbole, të cilat mbajnë me vete sulmin shumëplanësh
të pikturës mbi fashizmin. Dekada pas krijimit të saj, ‘Gurnica’ mbart fuqinë për
të shokuar shikuesit e saj dhe për të nxitur debate, dhe shpesh refereohet si grumbullime
lundër luftës nëpër botë. Qindra shikues janë kapur pas imazherisë së saj të
ashpër, simbolizmin shkatërrues dhe mesazhet kompleke politike. Por edhe pa e
kuptuar nga afër nëntekstin e tij të komplikuar, vepra e Picasso-s mbetet një
kujtesë përcëlluese e viktimave të vërteta të dhunës.  

 

Burimi: Leksionet e artit nga  TED-ED 

https://ed.ted.com/lessons/why-is-this-painting-so-shocking-iseult-gillespie

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty