ARTNJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT PERËNDIMOR: IDETË DHE...

NJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT PERËNDIMOR: IDETË DHE TEMATIKAT

-

 

Epoka e gurit në Evropën perëndimore

 

Veprat e artit, si të gjitha produktet njerëzore, janë
krijuar në kuadër të një kontektsi kulturor: kohë dhe vende të cilat përcaktojnë
karakterin e tyre. Çdo vepër arti, është një dritare në historinë tonë, në
zhvillimin tonë njerëzor, dhe për tek shpriti ynë krijues; edhe pse jo e
pamundur, është e vështirë që të kuptojmë një objek arti, apo çdo objekt tjetër,
pa ditur kontekstin e tij orgjinal dhe historinë e tij. Ne do ta fillojmë
historinë tonë të shkurtër me artin perëndimor, me periudhën më të gjatë në
historinë e zhillimit njerëzor: para-historinë.

 

Historia e artit, siç ai njihet sot, fillon me veprat e
artit të krijuara gjatë Epokës së Gurit të Vjetër, periudhën Paleolitike, e
cila zgjati mbi një milion vite – nga 1,500,000 – 1,800 përpara Krishtit. Epoka
e Mesme, dhe ajo e Re shënjuan ndryshime të rëndësishme kulturore të cilat janë
të evidentueshme tek subjektet e veprave dhe teknologjia e artit. Të gjitha
periudhat së bashku njihen si para-historike, sepse ato i paraprijnë shpikjes së
sistemit të shkrimit, duke na lënë pa asnjë dokument të shkruar që të mund të
shpjegojë kuptimin dhe funskionimin e veprave të artit. Për më tepër, këto
vepra na japin aksesin më të hershëm të mbijetuar tek historia e trashëgimisë
sonë artistike.

 

Epoka e Gurit të Vjetër, ishte një kohë kur njerëzit
ishin nomadë, ku ata lëviznin nga një vend në tjetrin, në kërkim të ushqimit
dhe të strehës. Kafshët vriteshin për ushqim dhe për lëkurën e tyre, ndërsa
kockat e tyre shërbenin si një varietet për qëllime të tjera. Njerëzit bënin
armë dhe mjete të tjera nga guri, dhe ata mblidhinin çka rritej në mënyrë
natyrale sesa të merreshin me vet prodhimin e ushqimit të tyre. Artistët e Epokës
së Gurit të Vjetër, krijuan dy lloje kryesore arti, të cilat kanë mbijetuar:
skulptura në madhësi të vogël të grave dhe të kafshëve, dhe pikturat në muret e
shpellave të cilat paraqesin kafshët në mënyrë natyrale dhe figura njerëzore të
holla si shkopa. Skulpturat e grave, duket të kenë pasur kuptim simbolik të
lidhur me lindshmërinë, duke qenë se, ato kanë pasur tendencë të ekzagjerojnë
madhësinë e gjoksit dhe të legenit, të cilat janë dy zonat kryesore të trupit të
gruas të përfshira në riprodhimin dhe ushqyerjen e foshnjes.

 

Skulptura paleolitike më e famshme e një figure femërore,
është skulptura e skalitur në gur gëlqeror e Venusit të Vilendorfit, rreth
25,000 vite përpara Krishtit, e cila është zbuluar në Vilendorf, në Austrinë e
ditëve të sotme. Krahët e skulpturës janë të minimizuara, fytyra, me përjashtim
të gojës, është e mbuluar, dhe këmbët duket sikur janë thyer në mes. Artisti që
ka skalitur këtë vepër arti, shpalos një ndjesi vezakësie ritmike dhe bubulake,
me konture (cepa apo linja ) të rrumbullakosura të cilat rrjedhin me elegancë
nga një formë tek një tjetër. Figura, një shembull e skulpturës me forë të
rrumbullakët (që do të thotë, ajo është plotësisht e skalitur në të gjitha anët
e saj nga materiali i saj origjinal), është me fytyrë përballë dhe është kaq e
vogël, rreth 11.5 cm lartësi, saqë mund të mbahet në pëllëmbë të dorës. Megjithatë,
pavarësisht madhësisë së saj të vogël, Venusi i Vilendorfit ka cilësi
monumentale (që do të thotë, se ajo duket e madhe), të cilën artisti e ka
arritur duke kompresuar hapësirën dhe duke zmadhuar format brenda kontureve të
figurës. Nuk ka asnjë hapësirë të hapur brenda kontureve, dhe kjo bën që
shikuesi të përqëndrohet drejtpërdrejtë tek ajo që është e madhe, tek format e
rrumbullkëta të trupit. Zonat me pigment të kuq (ngjyrë) mbi sipërfaqen e gurit
gëlqeror mund të jenë një referencë për gjakun gjatë lindjes së fëmijës.

 

Supozimet moderne se, Venusi i Vilendorfit dhe skulptura
të tjera të ngjashme paleolitike të grave simbolizojnë lindshmërinë dhe
riprodhimin, tregohet nga titujt e tyre, të cilat u referohen perëndeshave
romake të dashurisë dhe të bukurisë. Cilësia monumentale e figurës së ‘Venusit’,
është gjithashtu, e qëndrueshme me këndvështrimin e fëmijës për të ëmën (dhe të
atin) si shumë të mëdhenj. Skulptori që ka krijuar Venusin e Vilendorfit, rrjedhimisht,
është shembull i përkufizimit të gjenialitetit artistik që e gjejmë tek
Bodleri: artisti evokon përshtypjet e fëmijërisë së tij dhe i transformon ato në
forma estetike që kuptohen dhe vlerësohen nga një audiencë kulturore.

 

Pikturat më të hershme, aktualisht të njohura, të
shpellave paleolitike të gjetura në Evropën perëndimore ndodhen në kompleksin e
shpellave në Chauvet, në juglindje të Francës. Ato datojnë ndërmjet 30,000 dhe
17,000 përpara Krishtit dhe përfaqësojnë  kryesisht kafshët në një stil relativish
natyral. Ndërsa, skulptrat e femrave, mendohet të simbolizojnë lindshmërinë, ndërsa
imazhet e kafshëve në artin e shpellave supozohet gjerësisht se, reflektojnë rëndësinë
e gjuetisë për mbijetesën njerëzore. Natyralizmi i kafshëve, tregon se, ato janë
studiuar me kujdes nga piktorët që i kanë realizuar ato dhe se duhet të ketë
pasur grupe artistësh të trajnuar përgjatë shoqërisë paleolitike. Figurat njerëzore
në artin e shpellave, në të kundërt, zakonisht janë minimale dhe skematike në
formë.

 

Epoka e Gurit të Mesëm (8,000-4,000 përpara Krishtit),
epoka mesolitike, dëshmoi fillimin e tranzionit të komuniteteve të vendosura.
Me arritjen e Epokës së Gruit të Ri (epoka neolitike; 4,000-1,800/1,500 përpara
Krishtit) – kohë kur njerëzit kishin mësuar të rrisin vetë ushqimin e tyre – ky
tranzicion kishte përfunduar dhe ai çoi në një formë të re arti: arkitektura
monumentale guri. Vepra më e fasmhme arkitekturore e periudhës neolitike në
Evropën perëndimore, është ‘Stonehenge’, e ndodhur në Wltshire, të Anglisë.
Filluar rreth vitit 3,000 përpara Krishtit si një pirg rrethor toke në një zonë
të madhe, të sheshtë toke, ‘Stonehenge’ ishte një vend i shenjtë, megjithëse qëllimi
i saj i saktë është i panjohur. Me shtimin e një pjese kodrinore groposjeje dhe
një rrugë kalimi në gji jashtë tokës që shtrihet nga lindja në perëndim, ‘Stonehenge’
filloi evolucionin e saj si një shembull kryesor i arkitekturës neolitike. Faza
përfundimtare e ‘Stonehenge’ (përfunduar më 1,800/1,500 përpara Krishtit),
ishte krijimi i një varri megalitik, struktura e saj impresive e përbërë nga
gruë të mëdhenj të organizuar në një seri modelesh qarkore.

 

E njohur si një arkitekurë megalitike për shkak të madhësisë
së madhe te gurave, varri megalitik përbëhej nga një mur i jashtëm qarkor përbërë
nga gurë të lartë të lidhur në majë horizontalisht. Brenda mureve të jashtme ndodhej
një qark i dytë i përbërë nga grupe më të vegjël tek, me qëndrim vertikal (monolitet);
këto formonin një formë si patkoji i kalit i përbërë nga grupe gurësh, në të
cilat dy gurë vertikalë mbështesin një gur horizontal. Brenda këtyre grupeve,
ishte një foirmë e dytë si patkoji i kalit, formuar nga monolite më të vogla.
Një gur altari qëndron në qendër të strukturës.

 

Sistemi strukturor i ngritjes i përdorur për qarkun e
jashtëm dhe grupin e gurëve që formojnë patkojin e kalit, konsistojnë në,
vertikale të cilat mbështesin fundet e hotizontaleve. Duke qenë se, krijuesit e
saj kanë krijuar hapësira ndërmjet blloqeve, duke mundësuar lëvizjen e njerëzve
brenda dhe jashtë strukturës, me shumë mundësi për kërcime ritualesh dhe
ceremonish. Gurët e ‘Stohehenge’,  kanë
forma të papërpunuara dhe të ashpra dhe janë me lartësi të barabartë, për të
krijuar një ndjesi harmonie dhe ekuilibri, si edhe për të siguruar qëndrueshmërinë
e strukturës. Forma bazë e sistemit të saj strkturor, do të përpunohej më vonë
në kulturat perëndimore, në forma më komplekse të pajisura me një varietet
kuptimesh simbolike.

 

Misteri i ‘Stonehenge’

 

Stonehenge, ka qenë subjekt magjepsjese për shekuj me
radhë. E ndërtuar nga njerëzit e Wessex-it, të cilët dikur jetonin në jugperëndim
të Anglisë, mendohej që ai të ishte përdorur për rituale bujqësore nga shtresa
sunduese e priftërinjve Druid. Duke qenë se, varri megalitik është një qark dhe
gurat krijojnë hije në të njëjtën mënyrë si një orë dielli, disa studiues
besonin se, ‘Stonehenge’ është përdorur për të parashikuar ndryshimet e stinëve
dhe me shumë mundësi edhe disa ngjarje astronomike, të tilla si eklipset dhe
kometat. Guri i pasëm, është vendosur në mënyrë të tillë që gjatë solsticit
veror, më 21 qershor, kur dielli ngrihet drejtëpërdrejtë mbi të, dhe rrezet e
saj bien mbi pjesën e sipërme të Gurit të Altarit. Sot kjo gjë përbën një lloj ngjarje
kulti, me vizitorë nga e gjithë bota, të cilët mbidhen tek ‘Stonehenge’ për të
parë agimin.

 

Një nga pyetjet e papërgjigjura rreth ‘Stonehenge’, është
se si janë transportuar këto gurë të mëdhenj, të cilët peshjonë rreth 40 dhe 50
tonë përpara shpikjes së rrotës nga gurore 20 milje (ose 32 km) larg. Monolitet
më të vogla brenda unazës së jashtme kanë ardhur nga një distancë edhe më e
largët – një gurore në Uells mbi 100 milje (ose 160 km) larg. Ne nuk dimë as se
si gurët horizontal janë ngritur mbi gurët vertikal pa një sistem tërheqjeje të
bazuar tek rrotullimi.

 

Me kalimin e viteve, njerëzit kanë shpikur teori të çuditshshme
se si është ndërtuar ‘Stonehenge’. Ato variojnë nga alienët me teknologjinë e
tyre të përparuar deri tek mrekullia arkikekturore e Merlin, magjistari i
Mbretit Artur. Sot, arkeologë dhe studiues të tjerë vazhdojnë studimet e
strukturës në një përpjekje për të zgjidhur këto lloj misteresh.

 

Vijon…

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë
nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams,
Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty