ARTARTI, SUBJEKTI, ZEJET DHE DHE MJETET E REJA TË...

ARTI, SUBJEKTI, ZEJET DHE DHE MJETET E REJA TË KOMUNIKIMIT

-

 

Kur konsiderohet art një punim artizanal? Njerëzit të
cilët kanë bërë atë që ne e quajmë sot art, ndonjëherë u jipej statusi i zejtarëve,
në disa periudha të historisë. Gjatë mesjetës, njerëzit që skalitnin skulptura
dhe që krijonin dritare xhami me ngjyra për katedralet, shikoheshin si zejtarë
dhe artizanë, më shumë sesa si artistë. Ne nuk dimë as emrat e mendjendriturve të
dorëshkrimeve mesjetare apo punuesit e sixhadeve; duke qenë se shumë pak piktorë
ose sukulptorë i nënshkuranin veprat e tyre në mesjetë. Shumica e tyre është
anonime. Në Greqinë klasike, në të kundërt, artistët i nënshkruanin veprat e
tyre dhe diskutoheshin nga historianët si individë, duke reflektuar statusin e
tyre si artistë. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë Rilindjes, koha nga e cila janë
bërë më shumë të njohura biografitë e artistëve. Por në mesjetë, nocioni i
artit si një formë e ndryshme artizanati nuk ishte i pranishëm. A mos do të
thotë kjo që ne nuk duhet t’i konsiderojë katedarlet madhështore të Evropës si
art?

 

Dallimi i artistit nga artizanët, në përfytyrimin
kulturor, nuk do të ndodhte deri rreth vitit 1300-të, me agimin e Rilindjes. Me
zhvillimin e periudhës përgjatë shekullit të XVI-të, nocioni i gjenialitetit
artistik ishte i pranishëm dhe statusi intelektual i artistit, veçanërisht atë
që ishin edukuar si zotërinj, u lartësua. Duke reflektuar statusin e tyre si
‘artistë’, piktorët, skulptorët dhe arkitektët e Rilindjes – si ato të Greqisë
antike – i nënshkuan veprat e tyre.

 

Akademia Franceze e Pikturës dhe e Skultpturës

 

Kategoritë e subjekteve në art, gjithashtu janë vlerësuar
në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme. Në Francën e shekullit të XVII-të,
nën Luigjin e XIV-të, për shembull, u themelua Akademia Franceze e Pikturës dhe
e Skulpturës, me qëllim rregullimin e arteve. Midis rregullave të saj, ishte
edhe një hierarki subjekesh; ku më e rëndësishmja ishte ajo e sakramenteve të
krishtera. Më pas, në rend zbritës sipas rëndësisë, erdhi edhe historia e
pikturës, gjinia (aktivitetet e përditshme), peisazhet, dhe natyrat e vdekura. Dikush
mund të mendojë, çfarë do të mendonin Luigji i XIV-të dhe oborrtarët e tij mbi
pishuarin, lopatën dhe  varësen e
kapeleve të Duchamp-it, apo për Kutitë Brillo të Warhol-it.

 

Në Anglinë e shekullit të XIX-të, me ngritjen e Lëvizjes
për Artet dhe Zejtarinë, u rishfaq çështja e zejtarisë kundrejt artit. Për William
Morris (1834-96), udhëheqës i lëvizjes, një artizanat (që është, prodhimi
mjeshtëror i një objekti qeramike, xhami, apo metali, sixhadesh apo endja e
leshit), mund të ishin produkte të bukura me cilësi estetike – rrjedhimit,
sipas disa filozofëve, një vepër arti. Morris, përcaktoi më tej zejtarinë si të
dobishme, duke cituar si shembull letrën e murit. Ai besonte se, zejet duhet të
jenë njëherësh të dobishme dhe të bukura, gjë që do të hapte rrugën për letrat
e murit dhe dekoracionet e tjera estetike në shtëpi që të konsiderohen produket
artistike. Nga një kënd deri diku i ndryshëm, një koment korrespondues është bërë
nga heroi i Saint-Exupery, Princi i Vogël: ‘Është shumë e dobishme, duke qenë
se, është e bukur’.

 

Fotografia (fjalë për fjalë ‘të vizatosh me dritë’),
ishte një tjetër zhvilli i shekullit të XIX-të që  ndikoi tek njëherësh tek artet pamore, veçanërisht
tek piktura, dhe që iu desh të luftonte për pranimin në statusin e artit. Me
zhvillimin e teknologjisë, për rregullimin e imazheve në mënyrë të përhershme,
fotografët, të cilët bazoheshin tek mjeti i filmit, u përdorën për portrete,
modë, shkencë dhe industri, dokumentim dhe gazetari, antropologji, dhe kështu
me rradhë. Por në vitin 1839-të, doli një artikull në ‘New Yorker’ që vlerësonte
se ‘fotografia do t’i zinte frymën artit’, dhe në fillim të vitit 1850-të u
ngrit edhe pyetja specifike, ‘A është fotografia art?’

 

Fotografitë nuk ishin bërë drejtëpërdrejtë nga duart e
artistit, dhe kështu, u argumentua, se ato ishin thesht produkte mekanike dhe
jo artistike. Në dekadat e hershme të shekullit të XX-të, fotografi surrealist
Man Ray mbrojti fotografinë, duke theksuar se, fotografia është një mjet i ri që
e zgjeron edhe më shumë fjalorin e artistit. Por duke qenë një hokatar dadaist,
Man Ray, gjithashtu, edhe u tall me këtë pyetje; ai shkroi esenë ‘Fotografia
mund të jetë art’ dhe dy libra – një të titulluar ‘Fotografia nuk është art’
dhe një tjetër ‘Arti nuk është fotografi’.

 

Sot fotografia, është një formë arti e mirëthemeluar. Jo
vetëm që ajo konsiderohet formë arti në të drejtën e vet, por me evoluimin e
teknologjisë, tani ajo është gjithashtu edhe baza e videove dhe të imazheve
dixhitale. Artistët pamo,r janë duke i zgjeruar subjektet, mjetet e tyre të
komunikimit dhe teknikat e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Shembulli i
fotografisë ilustron faktin që nuk janë vetëm stilet dhe shija ato që ndryshon;
por gjithashtu edhe teknologjia, dhe kjo ndikon edhe tek mjetet e komunikimit,
imazhin, dhe në qasjen ndaj artit.

 

Man Ray, 1921

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja
– Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie
Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty